Numri i fundit i revistës Dituria Islame u prezantohet qytetarëve të Prizrenit

 


Në qytetin e bukur të Prizrenit, aktivistja Mihana Goga-Bekteshi ua prezantoi qytetarëve numrin e fundit të revistës "Dituria Islame". 
Ata shprehën interesim për temat që u shtjelluan në këtë numër, e të cilat përfshijnë fusha të ndryshme si: tema fetare, kulturore, tema per familjen, intervista, histori etj. 
"Duke folur rreth temave, te haxhit, rëndësisë së kryerjes së këtij obligimi, ndava përvojën time të udhëtimit jetësor në vendet e shenjta me qytetarë të cilët u interesuan me pyetje të ndryshme rreth haxhit", tha mes tjerash Goga-Bekteshi. 
Ajo bashkë me mualimen Fakete Durguti bisedoi me qytetarë edhe për tema të tjera për të cilat ata ishin të interesuar. 
Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri. 
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.


 








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi