Jonuz Zejnullahu ka lindur më 12 maj 1975 në Skyfteraj (ish Gjylekar të Vitisë, nga babai Qazim dhe nëna Hava.
Shkollën fillore “Emin Duraku” e ka mbaruar në Skyfteraj, kurse të mesmen në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës ku u diplomua në vitin 1995. Studimet e larta i vazhdoi në Fakultetin Juridik (Sheriat) në Damask të Sirisë.
Jonuz Zejnullahu ka shërbyer si imam gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë e fshatit Dobresh, Kravariç dhe Gadish, kurse gjatë viteve 1997-1999ka qenë imam në vendlindje, në Skifteraj. Sa ishte medresant, shërbente imam i Ramazanit në Vuthaj të Malit të Zi.
Gjatë shërbimit si imam, bie ndesh me regjimin serb të asaj kohe, sepse me tubimet me xhemat, Jonuz efendiu u fliste për nevojën e masivizimit të rezistencës së armatosur, kërkonte të reagohej e të mos nënshtrohej. Të gjitha këto bënë që Hoxhën regjimi serb ta merrte në pyetje në Viti dhe në Gjilan. Jonuz efendiu, po ashtu ka qenë pjesëmarrës në demonstratat dhe revoltat qe zhvilloheshin në Kosovë. Për këtë arsye qe arrestuar dy herë nga policia në Gjilan.
Pas kthimit në studime, Hoxha organizooi mbledhjen e të mirave materiale për UÇK-në.
Ditën që filluan bombardimet e NATO-s, Jonuz efendiu qe nisur për në Shqipëri, ku u inkuadrua në radhët e UÇK-së, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Në radhët e UÇK-së shërbente edhe si përkthyes.
Ditën e rëniës së tij, më 5 maj 1999, tek vendi “Rrasa e Zogut” në Koshare, Jonuz efendiu u përshëndet me shokët, mori dy bomba në duar, hyri në bunkerin serb dhe aty hodhi në ajër shumë ushtarë serb. Në këtë aksion u plagos rëndë dhe nga plagët e marra vdiq në qytetin e Bajram Currit.
Për trimërinë e tij, komandanti Rrustem Berisha, deklaroi: “Lindi Mic Sokoli i shekullit 21”.
Jonuz efendiu ishte varrosur në Bajram Curr të Shqipërisë, ndërsa më vonë është rivarrosur në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Viti.
Emrin e Jonuz efendi Zejnullahut e mban krenare Shkolla e Mesme Teknike e Vitisë, si dhe një rrugë e qytetit pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë.
Për kontributin dhe sakrificën e dhënë në luftën për lirinë e Kosovës, mërgimtarët e fshatit Skyfterajkanë ngritur lapidarin për të gjithë të rënit në këtë luftë.
Mulla Jonuz efendiut i janë dhënë post mortum shumë mirënjohje, dekorata e çmime dhe është shpallur Dëshmor i Kombit.