Ky është Muhamedi a.s., i thjeshti, modesti ...

 


E ke parë në shtëpinë e tij duke larë rrobat, duke arnuar xhyben, duke mjelë delet dhe duke qepur këpucët ...
E ke parë duke ngrënë me shërbëtorin, duke vizituar të sëmurin dhe duke i dhënë nevojtarit ...
E ke parë duke u falur dhe nipi i tij t'i varej mbi shpinë, ndërkohë që ai ishte në sexhde, e linte derisa të ndalej dhe ai vazhdonte namazin e tij.
Dhembshuria dhe dashuria ishin të misbëruara ...
I donte njerëzit dhe kafshët ... madje edhe bima u përmallua për të dhe këshillonte që pemët të mos priteshin. Deri edhe gjërat e ngurta i përfshiu me dashuri, sepse thoshte për malin e Uhudit: "Ky mal na do ne dhe ne e duam ate".
Madje edhe dheu i tokës, me të cilin fshinte fytyrën e tij duke marrë abdes me dashuri dhe thoshte: "Fshihuni me dheun e tokës, sepse ajo për ju është mëmë".
Ky është ai i madhi, i cili nuk e pëlqente madhështinë dhe u thoshte shokëve të vet, kur ata i ngriheshin në këmbë: "Mos m'u ngrini në këmbë, siç ngrihen në këmbë të huajt për mbretërit e tyre".
Ishte bujari, të cilin shokët e tij e përshkruanin, se ai shpenzonte në mirësi dhe nuk e kishte aspak frikë varfirinë ...
Nuk ka ndodhur kurrë, që ai të kursente ndonjë dërhem ...
Vdiq, siç dihet, dhe parzmorja e tij ishte peng te një hebre. Dhe jetoi e nuk u ngop asnjëherë. E nuk e shijoi bukën e elbit dy ditë rresht dhe megjithëkëtë nuk e refuzonte dhuratën, që i vinte prej ushqimit të shijshëm dhe prej rrobës së butë, por ai refuzonte të rendë pas jetës së luksit apo të mendonte për të e të zinte veten pas saj. ..
Për këtë e edukonte veten dhe e praktikonte me varfëri, uri, maturi në kërkesa dhe dëshira, për të qenë shembulli dhe udhëzimi i asaj që dëshironte Islami. Fe e ekuilibrit dhe e mesatares. Nuk ka murgëri e as vetëvrasje. E as shkatërrim e rendje pas epsheve, por mesatare dhe ekuilibrim.


 


Dr. Mustafa Mahmud, nga libri "Rruga për në Qabe"
Dituria Islame 336


Artikulli radhës
Kurani në Islam

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme