Nëse brezit të fillimshekullit të kaluar i takoi fati i finalizimit të mëvetësisë se një pjese te territorit shqiptar, atij të Shqipërisë, neve, brezit të këtij fillimshekulli na takoi nderi e fati i mëvetësisë edhe i një pjese tjetër të trungut tonë shekullor, atë të Kosovës. Brezat e tjerë që jetuan para këtyre dy ngjarjeve kulminante, përjetuan epokat e lavdishme të përpjekjes,
vuajtjes e sakrificës për atdheun, por historia, thënë më drejtë, rrethanat gjeopolitike i privuan ata nga realizimi i ëndrrës së tyre shekullore.
Shqiptarët në rrugëtimin e tyre drejt mëvetësisë, triumfalisht e kaluan testin e ruajtjes së gjenit, etnisë dhe një pjesë qenësore të territorit të vet. Ofruan pa ndalë një provë fisnikërie pjekurie, por edhe dinjiteti. Dëshmuam se mbetemi kombi më i denje për të jetuar e mbijetuar në pellgun qytetërimor ballkanas, ngase sakrificën për ketë toke e bëmë idealin më të lartë, e rezistencën dhe luftën për të drejtën tonë e shndërruam në strategji jetike kombëtare.
Lexuesit e historisë sonë, lehtësisht mund të kuptojnë se ne, për një kohë ishim një kafshatë e shijshme, mbase jo edhe aq e lehte në sofrën e qelepirxhinjve. Në sofrën e atyre qe ndërtonin mitet e narracionet e sajuara shoviniste mbi kurrizin tonë. Megjithatë, ne fatmirësisht arritëm që ata të pangopurit t’i lejmë, përgjithmonë ashtu siç qenë, te pangopur. Kishim frikë reale se mosgatishmëri për sakrificë do ta kishte çmim të vetin ndërrimin tonë në këto troje me dikë të padenjë për të shkelur këtë dhe. Ne nuk bëmë asgjë më shumë, vetëm zmadhimet artificiale të armiqve në kurriz tonin, i përmbysem e i bëmë të mbesin projeksione të huqura
Një ajet kuranor i zbritur tash e 14 shekuj sikur fliste edhe për ne, bijtë e këtij nënqielli dhe për rrethanat tona ekzistenciale. Aty, Zoti ynë tha "Nëse nuk shkoni në lufte, Ai(Zoti) do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju ndërrojë me një popull tjetër. Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm asgjë. Se Zoti është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” (Et Teube, 39) Pra, ne
nuk e zgjodhëm luftën si mënyrë të mbijetesës kombëtare, por truallin tonë e shkelen thundrat e huaja, e të cilat nuk largoheshin dot nga këtej pa luftë. Lufta nuk ishte zgjedhja jonë, ishte e tyre. Veçse edhe një fakt duhet thënë pashmangshëm kur ne vramendemi për rolin e prijësve fetarë, veçanërisht ata myslimanë. Ata, nisur nga këto thirrje të lartcekura hyjnore, dhe
ndërgjegjja e tyre e kulluar kombëtare, bashkuan forcën e tyre intelektuale dhe shkrinë sakrificën e tyre në altarin e lirisë e të atdheut bashkë me liridashësit e tjerë. Krahë më krahë me liderët politikë, ata shpallën mirëkuptimin e harmoninë fetare si një postulat të epërm rreth
të cilit s’pranuan asnjë diskutim. Andaj kushdo që sot flet për të arrirat e kombit tonë, ndihet i obliguar që krahas lsmail bej Vlorës e Mihat Frashërit, të flasë edhe për hoxhë Vehbi Dibrën e lbrahim Dalliun, e krahas Rexhep Mitrovicës e Hasan Prishtinës të rrëfejë doemos edhe për hoxhë Hasan Tahsinin e hoxhë Ferit Vokupolën
Për të etabluar sakrificën e kontributin kombëtar dhe ta bërë rolin e një lideri fetar mysliman të paharrueshëm në historinë tonë kombëtare, hoxhe Vehbi Dibra, në Kuvendin e Vlorës, më 28 nëntor 1912, deklaroi "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qofte se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë ... Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin
e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund te përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull. Kjo vetëdije prej një intelektuali e prijësi fetar mbetet fanar i kombit dhe referencë uniteti në çdo kohë e rrethane historike.
S’ka dilemë, që të mbajmë gjalle kauzën për atdheun që nga fillim shekulli i kaluar e gjer në këtë fillimshekulli, duhej një kokëtim i çiltër mendjesh e zemrash nga ata idealiste të cilët nuk u ngopen kurrë me "kafshatën e mëvetësisë së 28 nëntorit te 1912-tës. Megjithëse ne para një shekulli morëm diçka nga të drejtat tona sa për te thënë se s’mbetem duarthatë, por mbeti ajo që lëngonte pa ndalë. Mbeti Kosova! Andaj me të drejtë vazhduan përpjekjet idealiste për ne mëvetësi të dytë. E bëmë këtë ngase e kuptuam se “shqiptarët duhet të shpallin të patjetërsueshme të drejtat dhe aspiratat e tyre të pa përmbushura kombëtarë" (A. Baleta).


 


Editoriali
Dituria Islame 408


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi