Delegacioni i BI të Kosovës, vazhdoi me vizitat në qendrat islame shqiptare në Zvicër

 


Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga sekretari i Përgjithshëm, Ahmet ef. Sadriu dhe nga drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, vazhdoi me vizitat në qendrat islame shqiptare në Zvicër.
Më 9 shkurt 2025, delegacioni qëndroi mes besimtarëve shqiptarë, duke ligjëruar dhe përcjellë mesazhe nga vendlindja, përkatësisht nga BIK-u dhe kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Delegacioni fali namazin e drekës dhe ligjëroi në qendrën “Ebu Hanife” në Grenchen, ndërsa Ekrem ef. Simnica, fali namazin e akshamit dhe ligjëroi para xhematit në xhaminë “Paqja” në Basel.
Më 10 shkurt 2025, drejtori i Diasporës fali namazin e drekës në xhaminë “Drita” në Prateln.
Delegacioni ynë falënderoi të gjithë besimtarët për mikpritjen e ngrohtë, veçanërisht Sunaj Osmanin, kryetar i xhamisë “Ebu Hanife” në Grenchen, Ramazan Xhaferin, kryetar i xhamisë “Paqja” në Basel, dhe Shaban Amitin, kryetar i xhamisë “Drita” në Prateln, për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer.