Ramazani është muaj i ndërtimit të umetit

 


Kjo ndërtesë e madhe ka nevojë për përpjekje të mëdha, mendim të thellë dhe potencial të madh. Gjithashtu kjo ka nevojë për një themel të fortë mbi të cilin mund ndërtohet kjo ndërtesë e jashtëzakonshme.


Myslimanët në të gjithë botën këto ditë fillojnë me agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, agjërimin e të cilit Zoti i Madhëruar e ka bërë obligim dhe një nga shtyllat e Islamit. 
Ramazani është muaji i përgatitjes se të ardhmes, një shkollë vjetore për umetin që rinovohet çdo vit dhe që prodhon energji besimi, dritë ndriçuese, durim dhe vendosmëri, stacione edukative për shpirtin e njeriut. Një shkollë në të cilën individi edukohet që të ngrihet në shkallët e besimit, të mbjellë në vetvete frymën e bashkëpunimit, dashurisë, afërsisë, sakrifikimit dhe dhënies. Ai është një shkollë që e mëson umetin se si ta bëjë të ardhmen, si të ngrihet midis kombeve dhe të jetë shëmbëlltyrë për ta. Dihet që qenia njerëzore ka nevojë për një edukim gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm tërë jetën e tij dhe ky edukim arrihet përmes një programi gjithëpërfshirës për të gjitha fushat e jetës dhe të gjitha fazat e tij. Një person që dëshiron përsosmërinë dhe kërkon lumturi të vërtetë, shikon programin hyjnor për të cilin Zoti i Madhëruar ka treguar në Librin e Tij: "(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)". Pra, Ramazani nuk është vetëm një muaj si muajt e tjerë, por ai është një nga shkollat më të mëdha edukative-arsimore, e cila ka një rol të madh në ndërtimin e umetit islam. 


Si e ndërton Ramazani umetin Islam? 


Kjo ndërtesë e madhe ka nevojë për përpjekje të mëdha, mendim të thellë dhe potencial të madh. Gjithashtu kjo ka nevojë për një themel të fortë mbi të cilin mund ndërtohet kjo ndërtesë e jashtëzakonshme. Zoti i Plotfuqishëm na ka sqaruar çdo gjë në ligjin e Tij dhe na ka shpjeguar se si bëhet themeli i kësaj ndërtese të madhe, ndërtesës së islamit. Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): në dëshmimin se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, haxhin dhe agjërimin e Ramazanit". Ja ndërtesa që është ndërtuar mbi pesë shtylla, përfshinë edhe agjërimin e Ramazanit. Kjo çështje është shumë e rëndësishme. Dyert e fesë Islame janë shumë të gjera, ajo është fe gjithëpërfshirëse dhe e plotë. Por, nga të gjitha këto dyer të mëdha Zoti i Madhërishëm zgjodhi vetëm pesë prej tyre dhe ato i bëri shtylla të Islamit, mbi të cilat ndërtohet e gjithë kjo ndërtesë e madhe. Imagjinoni sikur kjo shtyllë të mos ekzistonte, ose të kishte defekt të projektimit ose mosfunksionim në aplikim, cili do të ishte rezultati? Nuk ka dyshim se ndërtesa do të shembej e tëra! Imagjinoni sikur agjërimi i Ramazanit të mos ishte ashtu siç dëshiron Zoti i Madhëruar, ndërtesa e madhe e umetit Islam mund të shembet plotësisht! Pra, çështja është shumë e rëndësishme nëse ne duam një ndërtesë të fortë për këtë umet, themeli i tij duhet të jetë i fortë. Prandaj, agjërimi i Ramazanit duhet të jetë i shkallës më të lartë të përsosmërisë, në mënyrë që ndërtesa e madhe të bartet mbi të e që është Islami. Me këtë vendosmëri dhe me këtë mendim duam të hyjmë në Ramazan dhe ne gjithashtu duam që Ramazani të përfundojë dhe ne të jemi të kualifikuar për të mbajtur ndërtesën e madhe dhe amanetin e madh. 
Çështja nuk është vetëm çështje agjërimi, por çështja është çështje ndërtimi, ndërtimi i një umeti më të mirë! Prandaj shtrohet pyetja: Si e ndërton Ramazani umetin Islam? Ramazani do të ngrihet me pastrimin e bashkësinë besimtare nga papastërtitë! Kush do të qëndrojë i qëndrueshëm në Ramazan, do të qëndrojë i qëndrueshëm - me dëshirën e Zotit - edhe në të tjerët. Në mënyrë që testi të jetë real, atëherë ai duhet të jetë i vështirë. 


Cila është vështirësia e Ramazanit?! 


Vështirësia e Ramazanit kthehet te disa gjëra: 
Prej tyre agjërimi i Ramazanit është obligim i detyrueshëm, kurse natyra e njerëzve është të largohen nga obligimet dhe detyrat. 
Prej tyre është se ai është një muaj i plotë pandërprerë dhe justifikimet në të janë të kufizuara dhe ju nuk keni mundësi t'i ikni obligimit të agjërimit, përveçse me ndonjë justifikim të pranueshëm fetarisht. Ramazani mund të vijë në vapë, mund të vijë në ndonjë kohë kur ju jeni të ngarkuar me punë, mund të vijë në ndonjë kohë kur shqetësimet dhe preokupimet tuaja janë të shumta dhe megjithëkëtë Ramazani është një muaj i plotë pandërprerë, i cili nuk mund të përshpejtohet dhe të vendoset në ndonjë muaj përpara dhe as të shtyhet dhe të vendoset në ndonjë muaj prapa. 
Prej tyre, është largimi nga jeta e zakonshme. Dëshira për ushqim dhe pije janë të mbjella brenda çdo qenie njerëzore, kurse në Ramazan, do të dilni plotësisht nga kjo zakonshmëri. Ju do të uritni, do të eteni dhe do të lodheni, por ju megjithatë duhet të duroni. 
Më e vështira nga gjithë kjo është të agjëroni një agjërim të vërtetë ashtu siç dëshiron Zoti i Plotfuqishëm. Çështja nuk është vetëm çështje ushqimi, pijeje dhe epshi, por çështja është më e madhe se kaq. Testi është më i vështirë se kaq, për shembull, ajo që transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush nuk e lë fjalën e rremë dhe veprimin me të, si dhe (veprimin me) injorancën, Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij". El-Bejdavi në lidhje me hadithin thotë: «Nga legjitimiteti i agjërimit nuk është për qëllim vetë uria dhe etja, por ato që rrjedhin nga to, siç është: thyerja e epshit dhe nënshtrimi i shpirtit nxitës ndaj shpirtit qetësues. Nëse kjo nuk ndodh, Zoti nuk e shikon atë me shikim pranues, ndërsa shprehja «Allahu nuk ka nevojë» është metaforë për mospranim». 
Pra, qëllimi i agjërimit nuk është lodhja e shpirtit dhe torturimi i trupit, por qëllimi i tij është lidhja e myslimanit me Zotin, realizimi i kuptimit të devotshmërisë, arritja e aftësisë për të mbajtur shpirtin të bindur ndaj Zotit dhe largimin nga gjithçka që e hidhëron Atë, edhe nëse kjo i kundërshton kërkesat dhe nevojat e trupit dhe thirrjen e dëshirave të tij. 


Çfarë mbjell Ramazani në ne?! 


Një: Ramazani mbjell në ne bindjen e plotë ndaj urdhrave të Zotit të Plotfuqishëm pa marrë parasysh urtësinë e çështjes. Zoti i Lartmadhëruar e do robin e Tij t'i nënshtrohet pa diskutime dhe t'i bindet pa hezitim. Allahu ndonjëherë na shfaq urtësinë e çështjes, por në raste të tjera Ai e fsheh atë, megjithatë besimtari në të gjitha rastet duhet t'i bindet. Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës". Kjo për shkak se qëllimi është edukimi i besimtarit në bindje ndaj Zotit të Plotfuqishëm dhe të Dërguarit të tij fisnik a.s. Edhe në qoftë se neve na shfaqet ndonjë pjesë e urtësisë, ajo nuk është e plotë dhe e tëra dhe mund të mos jetë fare ajo urtësia. 
Ndoshta dikush mund të thotë: Agjërimi është ligjësuar për të ndier nevojën e të varfërve dhe urinë e tyre, kurse unë e ndiej nevojën e tyre dhe u jap atyre, andaj nuk kam nevojë që të agjëroj?! Kjo është një mangësi e madhe në të kuptuar dhe ky nuk përfiton nga ngritja e Ramazanit. 
Ndoshta dikush thotë: Agjërimi dobëson individët dhe zvogëlon prodhimin! Ky nuk e ka kuptuar dimensionin e thellë arsimor të agjërimit të Ramazanit, ngase kjo është vetëm një nga edukimet e Ramazanit. Kjo do të thotë që nuk është në rregull që pas Ramazanit që ju të dëgjoni një urtësi nga urtësitë e Zotit dhe pastaj të diskutoni, ose të dëgjoni një urtësi nga i Dërguari i Zotit s.a.v.s. dhe pastaj të diskutoni. Allahu xh.sh. thotë: "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht". Këtë dorëzim ne e mësojmë në Ramazan. 
Dy: Ramazani i edukon myslimanët t'i kontrollojnë dëshirat e tyre derisa ato të vendosen në vendin e duhur. Trajnim i shkëlqyeshëm për një vepër fisnike. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: "Kush më garanton mua atë që është midis mjekrës së tij dhe midis këmbëve të tij, unë i garantoj atij Xhenetin". Do të thotë kushdo që e ruan gjuhën dhe gojën nga fjalët e ndaluara, siç është gënjeshtra, përgojimi, thashe themet, mashtrimi, ngrënia e të ndaluarve etj, si dhe ruan organin nga imoraliteti dhe të ngjashmet, Pejgamberi s.a.v.s.. i premton hyr jen në Xhenet. 
Cili është roli i Ramazanit në këtë çështje? Ramazani e stërvit besimtarin me një stërvitje të shkëlqyeshme për ruajtjen e këtyre gjërave.Transmeton Abdullah bin Amr bin El-As r. a. se i Dërguari i Zotit s.a.v.s. ka thënë: "Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kiametit. Agjërimi thotë: O Zot, e kam penguar atë nga buka dhe dëshirat gjatë ditës, kështu që më lejoni të ndërmjetësoj për të, kurse Kurani thotë: E kam penguar atë të f le natën, kështu që më lejoni të ndërmjetësoj për të, kështu që të dyjat ndërmjetësojnë". Domethënë agjërimi ndalon ushqimin «midis mjekrës së tij» dhe ndalon dëshirat «midis këmbëve të tij», e që ky është trajnim i shkëlqyeshëm në kontrollimin e epsheve. Ne besim tarin e gjejmë se në Ramazan përmbahet nga çështjet që në bazë janë të lejuara, por ato janë të ndaluara vetëm gjatë ditës në Ramazan, kurse gjatë tërë vitit ato janë të lejueshme, madje ato janë të lejueshme edhe gjatë natës së Ramazanit. Andaj ai që mund të parandalojë veten nga gjërat e lejuara me të cilat është mësuar dhe adaptuar, ai do të jetë më i aftë të parandalojë veten nga ushqimi i ndaluar, pirja, marrëdhëniet e ndaluara, etj.


Cili është roli i kontrollimit të dëshirave? 


Mbetet një pyetje e rëndësishme: Cili është roli i kontrollimit të dëshirave në ndërtimin e umetit? Cili është roli i kontrollimit të dëshirave në ndërtimin e një individi të mirë për të pasur sukses? Apo pse një individ duhet të stërvitet mirë në një shkollë të agjërimit? 
Kjo për shkak se do të vijnë momente kur do të bjerë posti në duar të besimtarit, do t’i besohet ndonjë pozitë etj dhe nëse ai nuk është i përgatitur në aspektin edukativ për të kontrolluar dëshirat e tij, ai do të bjerë në shumë nda lesa, sepse fuqia është në dorën e tij. Ai mund të sulmojë shenjtëritë e të tjerëve në ushqim dhe pije, mund të prekë nderin e tjerëve. Por, myslimani i stërvitur në shkollën e agjërimit për të kontro lluar epshet e tij kontrollon vetveten dhe e përmban atë ashtu siç e kontrollonte vetveten gjersa ai ishte duke agjëruar me vetëdëshirë. Kështu, besimtari bëhet i stërvitur gjatë gjithë vitit për të kontrolluar dëshirat e tij dhe për të kontrolluar instinktin e tij siç duhet dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për ndërtimin e umetit islam. Kështu që vullneti i fortë që e mbjellë agjërimi në ne, nuk na lejon që t'u nënshtrohemi dëshirave dhe të biem para fuqisë së zakoneve, përkundrazi, ne triumfojmë mbi veten tonë dhe dëshirat tona. Një umet që përmbahet nga ushqimi, pija dhe dëshirat nga agimi deri në perëndimin e diellit, është një umet që nuk dobësohet. 
E treta: Ramazani edukon besimtarët për kontrollimin e zemërimit dhe kjo është një nga gjërat më të mëdha në ndërtimin e një umeti në mënyrë të shëndoshë, sepse një individ i papërmbajtur dhe që shpejt nervozohet nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e umetit. Atëherë cili është roli i Ramazanit në këtë çështje? Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Zotit s.a.v.s. ka thënë: "Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë f jalë të shëmtuara dhe mos ta ngrejë zërin, e nëse dikush e fyen apo e sulmon, le të thotë: Unë jam agjërueshëm". Kjo është sikur ai të thotë: Unë nuk jam i paaftë për te ta kthyer atë që ma shkaktove, por unë jam agjërueshëm, agjërimi im me pengon që t'ju përgjigjem. Kështu që agjërimi edukon njeriun ta kontrolloj nervozen, ta përmbajë gjuhën, ta menaxhojë zemërimin dhe t'i falë njerëzit, të gjitha këto janë cilësi thelbësore për edukimin e një shoqërie. "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni". 
E katërta: Ramazani sjell devot shmëri në zemrat e myslimanëve: Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse devotshmëria është thelbi i agjërimit dhe ajo është qëllimi kryesor i tij. I Plotfuqishmi thotë: "O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". 
Devotshmëria është të frikësoheni nga hidhërimi i Zotit të Plotfuqishëm në fshehtësi dhe në publik. Devotshmëria është nëse ju jeni duke agjëruar dhe jeni në shtëpinë tuaj dhe i keni mbyllur të gjitha dyert dhe askush nuk ju sheh dhe pranë jush keni ushqime të shijshme dhe ujë të freskët dhe ju jeni të uritur dhe të etur, por megjithatë ju nuk i afroheni ushqimit dhe as pijes nga frika e Zotit të Madhëruar. Kur ktheheni nga puna juaj dhe jeni lodhur dhe atëherë dëgjoni ezanin dhe ju nguteni dhe shkoni në xhami për shkak të shpërblimit të shumëfishtë, kjo është devotshmëri. Kur ju injoron, ose ju fyen, ose ju sulmon ndonjë në punën tuaj, ose në shtëpinë tuaj apo në rrugë dhe ju injorimin e tij e prisni me urtësi, kurse dëmin e tij e prisni me falje dhe thoni se jeni duke agjëruar, kjo është devotshmëri. Kur e kurdisni alarmin një ose dy orë para agimit për t'u ngritur dhe për të lutur Zotin tuaj në errësirën e natës kur askush nuk ju sheh përveç Zotit dhe askush nuk ju dëgjon përveç Zotit kjo është devotshmëri. Kur ju ndieni nevojën e të varfërit, të gjorëve dhe nevojtarëve dhe nga xhepi juaj nxirrni dhe u jepni atyre dhe e fshihni bamirësinë tuaj, saqë nuk e di dora juaj e majtë se çfarë ka dhënë e djathta e juaj dhe këtë e bëni duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut, kjo është devotshmëri. Kur jeni të kujde sshëm të dini mendimin e fesë në lidhje me çështjet që keni nevojë dhe ndiqni fjalët e Zotit të Madhëruar dhe fjalët e të Dërguarit të Tij s.a.v.s. pa ndonjë polemikë dhe pa hezituar e pranoni atë, kjo është devotshmëria. Lënia e mëkateve, të mëdha qofshin apo të vogla, kjo është devotshmëri. 


Dituri Islame 352/353