Thirrja dhe prioritetet në metodologjinë e pejgamberëve (1)

 


Pejgamberët në metodologjinë e tyre të prioriteteve i mësuan popujt e tyre në shkollën e adhurimit të pastër me vetëdije dhe sinqeritet. Robëri e vërtetë është robëria e zemrës. Nëse kjo pjesë e trupit është e shëndosh ndjehet i shëndosh i tërë trupi.
Duke iu referuar historisë dhe jetës së të dërguarve, rezulton se ata gjatë misionit të tyre përdorën metodologji të ndryshme sepse edhe sfidat i patën të ndryshme, edhe pse që të gjithë kishin një objektiv, besimin e pastër në një Zot të vetëm. Këtë më së miri na e saktëson Kurani famëlartë si dhe hadithet e Muhamedit a.s. Për thirrjen e disa të dërguarve flitet në mënyrë të përmbledhur në Kuran, kurse disa ajete flasin hollësisht për misionin e disa prej tyre. Ne si besimtarë islamë nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre, që të gjithë i pranojmë dhe i njohim si të dërguar të Allahut dhe nëse një pejgamber nuk e beson atëherë nuk i ka besuar të gjithë të dërguarit.
Popujt e mëhershëm u treguan kryeneç ndaj thirrjes hyjnore, siç thotë dijetari i madh i islamit shejh Abdulhamid Kishk: "Kjo është mendjemadhësia e gënjeshtarit. Nënçmimi i njerëzve dhe mohimi i së vërtetës. Ata e flakën të vërtetën dhe iu shmangën rrugës së drejtë, duke lakuar por edhe të tjerët duke i zhvendosur nga kjo rrugë. Veshën kostumin e tigrit dhe përdorën gjuhën kërcënuese dhe denigruese."(1)
Andaj p.sh. populli i Nuhut a.s. nuk e besoi vetëm atë, por Zoti tha se ata i kanë konsideruar gënjeshtarët të gjithë pejgamberët: "Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit." (Esh-shuara,105).
Ashtu kemi edhe rastin e popullit të Hudit: "Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit." (Esh-shuara,123).
Populli i Lutit po ashtu: "Pop ulli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë."(Esh-shuara,160).
Edhe populli i Ejkës: "Edhe pop ulli i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë." (Esh-shuara,176). Të gjitha këto përbëjnë argumente unifikuese të daves dhe lidhjet e saj të fuqishme të bëjnë që ai që e pranon një pejgamber duhet t'i pranoj të gjithë dhe ai që njërin prej tyre e konsideron gënjeshtar, që të gjithë janë gënjeshtarë.


Prioritetet e thirrjes së Ibrahimit a.s.


Kur jemi tek Ibrahimi a.s.(baba i të gjithë profetëve), shohim se vëmendje të madhe i ka kushtuar çështjes së besimit (akides), luftimit të politeizmit. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha babait të vet Azerit: "A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt." (El Enamë,74). "Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit të vet u: "ç'janë këto statuja që i adhuroni?" (El Enbija, 51-52).
Në një ajet tjetër thuhet: "Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha:"Çka është ajo që ju adhuroni?"A në vend të Allahut doni zota të trilluar?" (Es-Safat,85-86).
Ibrahimi a.s. shihte se devijimi i tyre shoqëror ishte si pasojë e politeizmit i cili i kishte shmangur ata nga e vërteta hyjnore të cilën e kishin komunikuar të dërguarit para tij.
"(Përkujto) Kur Ibrahimi tha:"Zoti im! bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh). Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron." (Ibrahim, 35-36).
Duke vështruar me vëmendje kritike gjendjen shoqërore të popullit të Ibrahimit, imagjinojmë se ishte një shoqëri që ishte zhytur thellë në paganizëm dhe daveti i tij kryekëput kishte të bënte me besim dhe nxjerr jen e tyre nga kjo idhujtari.


Populli i Lutit a.s. ishte kundër natyrës njerëzore


Kur kalojmë te historia e Lutit a.s. edhe pse disa thonë që kanë jetuar me Ibrahimin a.s. në të njëjtën kohë, por kemi krejtësisht një peizazh tjetër të gjendjes së popullit të tij. Ajo shoqëri jetonte kundër natyrës njerëzore, ishin shndërruar në homoseksual.
"(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!"Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!" (Esh-Shuara,165-167).
Përveç thirrjes për besim në një Zot, Luti a.s. prioritet kishte edhe thirrjen e tyre që ata të largohen nga e shëmtuara, gjë që ishte një risi që asnjë shoqëri tjetër e pejgamberëve nuk ishte ballafaquar me të. Andaj edhe fokusi i tij i thirrjes ishte po në këtë drejtim: "Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush". Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfren uar". (El Arafë, 80-81).
Kurse në një ajet tjetër urdhëron: "(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë". Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta." (El Anke butë, 28-29).


Prioritet i Shuajbit a.s. përveç thirrjes në besim ishte vendosja e drejtë e peshores dhe matjes


Kur shpalosim ngjarjet e Shuajbit a.s. në popullin e tij, përveç besimit në një Zot, si dukuri e hasim se ata e kishin bërë shprehi ambientore që mos të peshonin drejt peshojën dhe matjen.
"E në Medjen (dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin. Ai tha:"O populli im, adhuroni Allahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë." (El Arafë, 85).
Kurse në një ajet tjetër kuranor thotë: "Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangët, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!" (Hud,84).


Faraoni në kohën e Musait a.s. ishte një despot i vërtetë


Kurse kur jemi te koha e Musait a.s. kemi krejtësisht një gjendje ko hore tjetër. Në atë shoqëri sundon te Faraoni i cili ishte shndërruar në despot dhe vrasës i popullit të tij, dhunonte të drejtat e tyre dhe i kishte veshur vetes atribute të Zotit: "Përkujto (o i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet:"O popull imi, përkujtoni dhuratën e Allahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamber, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt. O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën Al lahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë ktheheni të dëshpëruar." (El Maide, 201-21).
Musai a.s. ashtu siç iu drejtua popullit të vet, ashtu iu drejtua edhe Faraonit zullumqarë: "I shkoni i thoni atij: "Ne jemi të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi Beni Israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë." (Taha,47).
Kështu, pra secili pejgamber u mundua të bënte reforma shoqërore dhe kishte specifikat e saj. Andaj, secili punonjës në këtë rrugë duhet së pari të forcojë besimin në Allahun te populli (xhemati) dhe së dyti secila shoqëri sot ka sfidat e saj që dijetarët e atij vendi duhet të angazhohen që së bashku të ofrojnë zgjidhje për problemet aktuale, kurse në nivele rajonale dhe botërore, s'ka dyshim se dijetarët e ymetit duhet t'i shtojnë takimet e tyre që botës islame t'i japin zgjidhje për problemet që po ballafaqohet shoqëritë islame në erën post-moderne.
Së pari duke u ndalur në tekstet e përgjithshme, ajetet kuranore na e zbërthejnë faktin se të gjithë popujt kishin të dërguar: "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm Allahun, e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!"(En-Nahl,36).
Komentatori i Kuranit, Taberiu, duke komentuar këtë ajet kuranor shprehet se Zoti me anë të këtij ajeti na e bënë të qartë se çdo popull para nesh kishte të dërguar, ashtu siç ka dërguar në mesin tonë që të adhurojmë të vetmin Zot dhe askënd tjetër.(2)
Feja e të gjithë të dërguarve ishte një, kishin një thirrje që thirrësit i ndjekin hapat e tyre. "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!" (El Enbija, 25).
Të gjithë pejgamberët që ishin para Muhamedit a.s. dhe librat e tyre nëse i përmbledhin me një fjalë, kanë të bëjë me faktin se baza e tyre ishte urdhërimi në bindjen ndaj Allahut si të vetmit që meriton adhurim, sqarimin se vetëm Ai është Zot i vërtetë dhe çdo adhurim dhe përkushtim tjetër pos Tij është i kotë.
Kurse sa i përket teksteve detajuese nga Kurani për thirrjen e disa pejgamberëve, Allahu thotë: "E patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: "O populli im, adhuroni vetëm Allahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!" (El Arafë, 59).
Kurse në lidhje me thirrjen e të dërguarit Hud. a.s. Allahu thotë:"Dhe te (populli) Adi (dërguam) vëllanë e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhuroni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!" (El Arafë, 65).
"Populli i Hudit, Adi, ka zënë hapësirë në shumë sure kuranore si në suren El Bekare, Ibrahim, Furkan, El Ankebut, Sad, Kaf. Dhe ishte populli i parë që pas tufanit kishte adhuruar idhujt."(3)
Ndërkaq në lidhje me daven e Salihut a.s. thotë: "Edhe te (populli) i Themudit u dërguam vëllanë e tyre Salihun, e ai iu tha: "O populli im, besojeni Allahun (një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Që ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lëreni këtë të lirë të hajë në tokën e Allahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënim i dhembshëm." (El Arafë,73).
Për thirrjen e Ibrahimit a.s. thotë: "Dhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhuroni Alla hun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju. Ju në vend të Allahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që I adhuroni në vend të Allahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkoni furnizimin te Allahu, adhuroni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni". (Ibrahim, 16-17).
Por për Shuajbin a.s. Allahu thotë: "Edhe Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhuroni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangët, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!" (Hud,84).
Kurse për thirrjen e Isait a.s., thotë: "Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "Allahu është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O Beni Israil, adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i për shkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndalu ar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës."(El Maide,72).
Kurse kur jemi te thirrja e Muhamedit a.s. në lidhje me të Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj:"Ejani t'ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të sil leni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapëta apo të fsheh ta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë." (El Enamë, 151).
Sahabiu i nderuar, Alkame bin Me sud r.a. ka thënë: "Kush dëshiron të shikon në porosinë e Pejgamberit a.s. në të cilën ndodhet vula e tij, le të lexon ajetet 151 dhe 152 të sures El En'amë."
Këto ajete edhe shumë të tjera të ngjashme na sinjalizojnë se të gjithë të dërguarit e Zotit, thirrën në besimin e pastër në një Zot, kurse ajo që ndodhi me vonë kur njerëzit devijuan vijën e shpalljes duke ndryshuar amanetin hyjnor të legjislaturave të mëhershme ishte ndërhyrje e pastër e tyre në këto shpallje. Dhe andaj patë nevojë dhe u ndje domosdoshmëria që Allahu të dërgon Muhamedin a.s. profet dhe ta shpall Kuranin si libër të fundit hyjnorë të zbritur për botën.
Atë e ruajti Allahu nga çdo devijim dhe ruajti pastërtinë shpirtërore dhe trupore nga të ligat dhe devijimet sociale që ishin prezentë në atë kohë, ku ishin devijuar vlerat dhe morali. U rrit dhe u formua nën kujdesin e të Madhërishmit për të bartë amanetin dhe fuqinë e Kuranit te njerëzimi. Ai shpërndau Islamin dhe vlerat e tij me urtësi, argumente dhe vizioni i tij ishte të ndryshoj së pari shoqërinë e Mekës, pastaj Medinës dhe madje rrezja e ndryshimit dhe frymës hyjnore përfshiu edhe shoqëritë dhe popujt e tjerë anekënd botës.
Ai filloi të komunikonte me shtetet fqinje duke dërguar sahabë që këtë shpallje t'ua komunikonin të tjerëve. Kështu që duke dërguar Muadhin në Jemen ia mësoi këtë metodologji të thirrjes duke i thënë: Transmetohet nga Muadhi r.a. se ka thënë: "Më dërgoi i Dërguari i Allahut e më tha: "Ti do t'i vish një populli prej Ehli Kitabit (të cilëve u është shpallë libri, të krishterëve apo jehudëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç Allahut dhe se vërtet unë jam i dërguari i Allahut. Nëse ata kësaj i binden atëherë mësoi ata që Allahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë mësoi ata që Allahu i ka obliguar me sadaka (zekat) të cilën do t'ua marrish pasanikëve të tyre e do t'ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruaju (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruaju nga mallkimi (nëma) e të dëmtuarit, sepse në mes mallkimit të tij dhe Allahut nuk ka perde (pengesë)."(Buhariu).(4) Pra, këtu Muadhi ua shpjegoi formulën e Islamit, shehadetin, e cila është baza e fesë dhe pa të nuk pranohet asgjë.


____________________
1. Abdulhamid Kishk, Mea el mustafiin el ahjar, Darun beshir littibaati ven neshr ve tevzi, Kajro, pa vit botimi, f.18.
2. Ebu Xhafer Muhamed bin Xherir Et-taberi, Xhamiul bejan fi te'vili el kur'an,v.14, Daru el ku tub el ilmije, Bejrut, botim i parë, 1992, f. 103.
3. El Imam Hafidh Ebu el Fida Ismail bin Kethir El Kureshi Eddimeshki, Kisasu el Enbija, Muessesetu En-nur lin neshri ve ettevzi, Mensure, botim i 5, 1997, f.130.
4. Sahihul Buhari, Fet'hul Bari, .v.3.f.322, nr.1458.


 


Dituria Islame 337


Artikulli i kaluar
Numan Ibn Thabit (Ebu Hanife)
Artikulli radhës
Ebu Hanife dhe Fikhu i tij

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë filloi trajnimi dyditor me imamë, hatibë dhe muezinë (VIDEO)