Kërcënimi i idhujtarëve me dënimin e Ditës së Gjykimit (ajetet 1-7)
"Një pyetës kërkoi një dënim të pashmangshëm për jobesimtarët, atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë. Ai dënim vjen nga Allahu, Pronar i shkallëve të larta (në qiej). Tek Ai ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet. Prandaj, ti duro me një durim të hijshëm (të mirë). Atyre u duket ai (dënim) i largët, kurse Ne e shohim të afërt." - (El-Mearixh, 1-7)
Shkaku i zbritjes së ajeteve (1-2)
Ashtu siç kemi theksuar te shkaku i zbritjes së kësaj kaptine, ajetet (1-2) thuhet të kenë zbritur për Nadr ibnul Harithin, i cili botërisht kishte kërkuar nga Pejgamberi a.s., që t'ua sillte sa më shpejt dënimin, me të cilin po i kërcënonte: "Nëse ky (Kurani) është e Vërteta (e zbrit ur) prej Teje, atëherë lësho nga qielli, shi gurësh kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të dhembshëm." - (El-Enfal, 32).
Është transmetuar nga Ibn Ebi Hatim, e ky nga Suddiu, të ketë thënë: "Ndëshkimi i Nadrit erdhi në Ditën e Bedrit, kur myslimanët ngadhënjyen ndaj idhujtarëve"(1) Ndërsa Rebi'ë ibn Enesi ka thënë se këto ajete kanë zbritur për Ebu Xhehlin(2)
1. Një pyetës kërkoi një dënim të pashmangshëm,
Idhujtarët mekas, në fillet e para të zbritjes, talleshin me Muhamedin a,s, duke e përqeshur atë rreth ajeteve kuranore që flisnin për tmerret e Ditës së Gjykimit. Ata e bënin këtë në formë sarkazmi dhe nënçmimi, duke pretenduar se këto ishin kërcënime të kota të Muhamedit a.s.. Andaj, nuk është çudi dhe as e rastësishme që paria mekase, si Nadr ibnul Harithi apo edhe të tjerët të sojit të tij të bënin këso pyetjesh ironike. Bile, shkonin edhe më larg, duke kërkuar zbatimin e këtij dënimi, në formë të rënies së gurëve nga qielli në vend të shiut. Kurani famëlartë, qëllimisht nuk e ka përmendur emrin e pyetësit, duke e injoruar atë, sepse vetë mënyra dhe forma e pyetjes ishte e tillë që synonte të fuste dyshime e huti. Të tillë pyetës e injorantë, që nuk besojnë në Ditën e Gjykimit, ka pasur dhe ka përplot në çdo vend dhe kohë, por asgjë nga këto nuk do ta ndalojnë ardhjen e Ditës së Gjykimit.(3)
Megjithatë, rreth pyetësit që kishte kërkuar apo pyetur për ardhjen e këtij dënimi hyjnor, dijetarët kanë dhënë disa mendime:
- Mendimi i parë është i atyre që mendojnë se njëri prej idhujtarëve mekas në formë talljeje, kishte kërkuar ardhjen dhe shpejtimin e këtij ndëshkimi e ai ishte Nadr ibn Harithi. Ky është mendimi i Zemhasheriut(4) dhe i shumicës dërrmuese të mufessirëve.
- Mendimi i dytë është se ky ajet nënkupton një grup të idhujtarëve e jo vetëm një individ, sepse sipas këtij mendimi parafjala (bi) përdoret me kuptim të parafjalës tjetër (an), dhe që të dyja nënkuptojnë"për" apo "rreth" ndëshkimit, mendim të cilin e ka përkrahur edhe Ibn Ashuri(5). Ai këtë e argumenton edhe me ajetin kuranor: "Për këtë, pyete atë që është më i dijshmi" - (El-Furkan, 59).
- Ndërsa mendimi i tretë është i Fahru Rraziut(6) i cili thotë se ai që e ka kërkuar shpejtimin e këtij ndëshkimi për idhujtarët, është vetë i Dërguari i Allahut-Muhamedi a.s.. Argument për këtë janë fjalët e Allahut në ajetin e 5-të të kësaj sureje: "Prandaj, ti duro me një durim të hijshëm (të mirë)."
2. Për jobesimtarët, atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
Dënimi të cilin idhujtarët e kërkonin në formë tallëse, pa dyshim që do të ndodhë, dhe atë nuk mund ta ndalë askush. Idhujtarët, të përhumbur në mugëtirën e shirkut të tyre, ishin të bindur se edhe po të ndodhte ky dënim, "zotat" e tyre të rremë e iluzorë do ta ishin në gjendje ta ndalnin.
Por, Allahu i Lartmadhërishëm, i Cili "vonon dhe shtyn ndëshkim in, por nuk harron fjalët dhe talljet e idhujtarëve", ua bën me dije se ky ndëshkim i dhimbshëm, patjetër do të bjerë mbi jobesimtarët dhe mohuesit e kësaj Dite, sepse kërcënimi i Allahut patjetër do të realizohet.
3. Ai dënim vjen nga Allahu, Pronar i shkallëve të larta (në qiej).
Dënimi nga ana e Allahut, patjetër do të vijë, sepse Ai është Krijuesi i kësaj ekzistence. Është Pronari i qiejve të lartë, apo i Shkallëve të larta qiellore. Ai ua bën me dije jobesimtarëve se ata nuk mund ta ndalin dot dënimin e Allahut që të bjerë mbi ta. Ky dënim hyjnor do të vijë për shkak të mohimit dhe kryeneçësisë së tyre, po edhe talljeve ndaj të Dërguarit a.s..
Se çka saktësisht nënkupton fjala "mearixh", do të shohim nga komentimet e dijetarëve të hershëm dhe të atyre bashkëkohorë, që merren me studimin e mrekullive shkencore në Kuran dhe Hadith.
Fjala "mearixh", nënkupton sh kallë apo ngritje lart. Ibn Abasi e komenton këtë pjesë të ajetit si "Pronar i sferave të larta qiellore",(7) në të cilat ngrihen engjëjt dhe Xhibri li, kurse Katadeja e komenton këtë fjalë se "Allahu është Pronar i mirë sive dhe begative",(8) sepse vetë ngrit ja e engjëjve tek Ai është begati në vete, e cila pastaj e prek tërë krijimtarinë e Zotit të Gjithëmëshirshëm në këtë ekzistencë.
4. Tek Ai ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
Nëpërmjet këtyre shkallëve qiellore, engjëjt dhe Xhibrili ngrihen tek Allahu, për të marrë urdhrat hyjnorë. Ky vend, që përkon me Madhështinë e Tij si Krijues i kësaj ekzistence, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se Allahu e ka një vend të caktuar në Qiell, por sipas dijetarëve nënkupton vendin e madhështisë, të bamirësisë e të fisnikërisë së Tij.
Ngritja e engjëjve tek Ai, së bashku me Xhibrilin a.s. i cili këtu është quajtur me emrin e tij "Er Rruh", përkon me pamjet e një madhështie të paimagjinueshme, sa për t'ua bërë me dije idhujtarëve dhe mohuesve në çdo kohë, se Allahu është Pronar i qiejve dhe i tokës, dhe tek Ai përfundon çdo urdhër a veprim.
Rreth fjalës "Er-Rruh", ka prej dijetarëve që mendojnë se me këtë term synohen shpirtrat e tërë njerëzimit, të cilët pas vdekjes, dhe daljes së tyre nga trupi, ngrihen në qiell...,(9)bazuar në hadithin e gjatë që e transmeton Berra'ë ibn Azibi nga i Dërguari i Allahut.
Kur jemi te pjesa e ajetit: "në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet", dijetarët kanë dhënë disa mendime se çfarë në të vërtetë është synuar me këtë numër prej 50 mijë vjetësh. Disa kanë thënë se një Ditë tek Allahu krahasohet më 50 mijë vjet të jetës sonë në Tokë, ndërkohë që për engjëjt kjo kohë nuk vlen, sepse ata janë krijuar nga drita dhe udhëtimi i tyre është mbase edhe më i shpejtë se drita.
Ibn Abasi dhe Hasen el Basriu, janë të mendimit se kjo ditë është Dita e Gjykimit, dhe nënkupton momentin e Llogarisë para Allahut xh.sh. Kjo ditë, derisa njerëzit do të merren të gjithë në Llogari zgjat sa 50 mijë vjet të kësaj bote, pastaj banorët e Zjarrit do të vendosen në Xhehenem, kurse ata të Xhenetit, nëpër kopshtet dhe mirësitë e Allahut.(10)
Arsyeja pse Allahu e ka quajtur këtë ditë me 50 mijë vjet zgjatje, është se idhujtarët e shihnin këtë dënim shumë të largët në kohë, madje edhe të pamundur, kurse Allahu thotë se kjo gjatësi ko hore me mijëra vjet është shumë e shkurtër te Allahu, dhe ajo vjen shumë shpejt.
Në Kuran, kemi edhe një ajet tjetër që flet për gjatësinë e një dite, ku i Madhërishmi thotë: "Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet si pas llogaritjes suaj."- (Es-Sexhde, 5).
Në përpjekje për të ndërlidhur logjikisht dhe kuptimisht këto dy ajete në mes vete, për shkak të dal limit në shifra prej 49 mijë vjetësh, dijetarët duke u bazuar në thënien e Hasenit dhe të Jemanit, kanë thënë: "Dita e Kiametit do të kalojë nëpër 50 faza, secila prej tyre do të zgjasë nga 1 mijë vjet.(11) Gjith një sipas tyre, kjo gjatësi kohore vlen vetëm për jobesimtarët, sepse besimtarët atëbotë, do të jenë të rehatuar nëpër Xhenet, ashtu siç dëf ton edhe ky ajet kuranor: "Atë ditë banuesit e Xhenetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme."- (El-Furkan, 24)(12)
Ndërsa, kur është pyetur i Dërguari i Allahut në lidhje me gjatësinë e kësaj dite për besimtarin, ai qe përgjigjur: "Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, aq shumë do t'i lehtësohet besimtarit (ajo ditë), saqë do t'i duket më e lehtë (më e shkurtër) sesa falja e një namazi farz, të cilin e ka falur në dynja."(13)
I Dërguari i Allahut në lidhje me këtë, në një hadith tjetër, të cilin e transmeton Muadhi, po ashtu ka thënë: "Allahu do t'ju marrë në llogari aq sa është koha në mes dy namazeve. Për këtë arsye Ai e ka quajtur Veten. "Seriu-l hisab-Llogaritës i shpejtë"."(14)
Aspekti shkencor i ajetit 4, nga surja "El-Mearixh"
Në lidhje me aspektin shkencor të këtij ajeti kuranor, dr. Men sur Muhamed Hasib en-Nebijj, drejtori i katedrës së Fakultetit të Shkencave Natyrore - Dega e Fizikës në Universitetit "Ajnu sh-Shems" në Kajro, ndër të tjera thotë: "Kur i analizojmë ajetin 4 të sures "El-Mearixh", në të cilin është përmendur gjatësia e një dite: pesëdhjetë mijë vjet, dhe atë 5 të sures "Es-Sexhde", ku është përmendur gjatësia e një dite: një mijë vjet, pashmangshëm shtrohet pyetja: A ka kundërthënie apo jo në mes këtyre dy ajeteve, meqë para vetes shohim shpërputhje në numra: pesëdhjetë mijë dhe një mijë vjet? Dr. Mensuri thotë: "Për ta kuptuar sa më mirë këtë elokuencë kuranore, është mirë që të analizojmë pak më detajisht "teorinë e relativi tetit" të Ajnshtajnit, i cili në të zbuloi karakterin relativ të nocioneve hapësirë dhe kohë kur tha: "Nuk mund të flasim për kohën e ta lëmë pas dore hapësirën, as nuk mund të flasim për hapësirën e të mos e marrim në konsideratë kohën."
Sipas "teorisë së relativitetit", koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e melekëve dhe Xhibrilit a.s. do të ndodhë në një ditë, e cila është e barabartë me kohën "prej pesëdhjetë mijë vjetësh", që në të njëjtën kohë, jep kufizim (zgjatim) kohor, përkatësisht shpejtësia e "të ngjiturit" është më e madhe. Por, "të ngjiturit" në ajetin tjetër do të përfundojë në një ditë e cila është e barabartë "me një mijë vjet", që d.t.th. ku fizim (ngushtim) kohor.
Këtu absolutisht nuk ka kontradiktë, thotë dr. Mensuri, përkundrazi, e gjithë kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi dihet se melekët dhe Xhibrili a.s. janë krijesa drite, të cilat ngjiten më shpejt sesa krijesat e tjera, që nuk janë të krijuara nga drita.
Përsosmëria shkencore, vazhdon edhe me foljen"ja'ruxhu", e përmendur në dy ajetet e sipërpërmendura të Kuranit, e cila në aspektin gjuhësor do të thotë: "Ngjitje drejt shtegut të shtrembër" e jo vijës së drejtë. "Shtegu i shtrembër" është parimi themelor i "teorisë së relativi tetit", teori të cilën Ajnshtajni e elaboroi në vitin 1916, për ta shpjeguar baraspeshën (ekui librin). Pohimin e tij e plotësoi me prerjen e dritës së planetit në kozmos dhe matjen e shtigjeve të shtrembra.
Lidhur me këtë pohim të Ajn shtajnit, dr. Mensuri thotë: "Këtë më së miri e shpjegon folja "ja'rux hu" që është përdorur në ajetet e sipërpërmendura e jo ndonjë shpre hje tjetër për shpjegimin e udhëtimeve në hapësirë, gjë që rezulton në precizitetin shkencor, sikur që përdoret edhe në këtë ajetkuranor: "Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësisë)." (El Hixhr: 14)
Pasi që Krijuesi, sipas Cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai është i Vetmi që nuk ka kufij, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën, siç na dëfton ky ajet kuranor: "Ai është i Pari dhe i Fundit; i Dukshmi dhe i Padukshmi. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo send!"(El Hadid: 3) dhe "…e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë…" (El Bekare: 255)
Sipas kësaj, Allahu i Madhërishëm është Krijuesi i përhershëm. Allahu nuk është i kufizuar me kohë dhe hapësirë. Ai është Prezent (gjendet) në tokë dhe në qiej. Musai a.s. bisedoi me Allahun e Madhërishëm në Tokë (kodrinën Turi-Sina), ndërsa vulës së Pe jgamberëve, Muhammedit s.a.v.s., në natën e Israsë dhe Miraxhit, ia dëftoi shenjat e Tij më të mëdha në Mbretërinë Qiellore, ku koha dhe hapësira ishin të anuluara.
Nga tërë kjo mund të konkludojmë se Allahu i Madhërishëm krijesave të veta ua ka caktuar kohën dhe i ka kufizuar me limite kohore, kurse Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Ai është i Përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotshme dhe as të ardhme. Ai, i Lartësuar qoftë në Madhërinë e Tij, është përherë i Përhershmi dhe i pandikuar nga koha, të cilën e krijoi si kufizim për të gjitha krijesat...(15)
5. Prandaj, ti duro me një durim të hijshëm (të mirë).
Kjo këshillë e ngrohtë nga Alla hu për të Dërguarin e Vet, ia bën me dije Muhamedit a.s. që të mos brengosej për qëndrimin indiferent dhe tallës të idhujtarëve ndaj revelatës hyjnore, e mbi të gjitha ndaj ndodhisë së Kiametit dhe Ditës së Gjykimit. Kjo ditë që ata po e përgënjeshtrojnë, do të vijë, pa dyshim, por ti o Muhamed, mos u brengos, mos e vër veten në siklet, e as mos iu anko askujt tjetër pos Allahut, mbështetu vetëm tek Ai dhe duro dinjitetshëm me një durim të bukur.
6. Atyre u duket ai (dënim) i largët, 7. kurse Ne e shohim të afërt.
Idhujtarët, e shihnin këtë Ditë të Gjykimit, si ndodhi të pamundur, duke menduar se distanca kohore prej 50 mijë vjetëve, ishte shumë larg! Logjika e tyre e cekët nuk ishte në gjendje ta pranonte se ata pas vdekjes mund të ringjalleshin, prandaj për këtë arsye edhe tall eshin me Muhamedin a.s., duke kërkuar prej tij, që t'ua shpejton te dhe t'ua sillte sa më parë këtë ndëshkim!
Ajetet në fjalë, shprehin në vete një madhështi hyjnore, sepse kur Allahu thotë: "Atyre u duket si (dënim) i largët", menjëherë paso het me ajetin tjetër: "kurse Ne e shohim të afërt", që nënkupton, se çdo gjë që pritet të ndodhë, do të vijë shumë shpejt, pavarësisht se kur do të vijë, në kontekstin kohor.(16)
Porosia e ajeteve (1-7)
- Talljet e vazhdueshme të idhujtarëve me Pejgamberin a.s. për ringjalljen dhe Ditën e Gjykimit, ishin shkak i këtij kërcënimi hyjnor. Ndëshkimi i tyre nga Allahu i Plotfuqishëm, pushteti i të Cilit përthekon çdo gjë në këtë ekzistencë, është i pashmangshëm.
- Në këto ajete, vërehet qartë injoranca e idhujtarëve, sepse për ta, më mirë do të ishte të kërkonin udhëzim e mëshirë sesa dënimin prej Allahut!
- Tek ajeti që dëfton për ngritjen e engjëjve dhe të Xhibrilit tek Ai, nuk nënkuptohet se Allahu ka vend të posaçëm, sepse Ai është i zhveshur nga të qenët në një vend të caktuar, por qëllimi është se tek Ai përfundon çdo çështje, që buron nga vullneti i Tij.
- Njësia numerike "50 mijë vjet" shpërfaq një mrekulli, shkencore, që ka të bëjë edhe me vetë shpejtësinë e dritës, por në mënyrë alegorike, nënkupton 50 mijë vjet "parandëshkim", para se jobesimtarët të futen në azabin e vërtetë të Xhehenemit.
- Porosia hyjnore ndaj Muhamed it a.s. dhe ndaj besimtarëve që të durojnë e të mbështeten te Allahu, është qetësim i zemrave të tyre që të mos pikëlloheshin e as të mos zhgënjeheshin nga sprovat që po i për jetonin, sepse Dita e Gjykimit, është shumë afër, ndonëse jobesimtarët e shohin si shumë të largët.
- Ky parim vlen edhe për "Thirrësit islamë" në çdo kohë dhe vend, që pavarësisht sprovave me të cilat ballafaqohen në rrugëtimin e tyre, të durojnë për hir të Allahut, sepse suksesi nuk do të mungojë.
- vijon -
__________________________
1. Et-Tefsiru-l Munir, vëll. 29, f. 122. 2. Ebu Hajjan el Endelusi, El-Bahru-l Muhit, Bejrut, 1883, vëll. VIII m f. 326. 3. Grup autorësh, Et-Tefsiru-l me vdui li suveri-l Kuran, (8/343). 4. Zemahsheriu, El-Kesh-shaf, (4/608). 5. Ibn Ashuri, Et-Tahriruve-t-Tenviru, (29/155). 6. FahruRraziu, Mefatihu-l Gajb, (30/637). 7. Shih Tefsirin e Bega viut, Mealimu-t-Tenzil, Rijad, 1412 h., (8/220). 8. Abdulhamid Kishk, Fi Ri habi-t-tefsir, vëll. XXIX, f. 7427. 9. El-Maverdi, En-Nuket vel Ujun, (6/90), Bejrut, pa vit botimi. Botuar nga "Daru-l kutub el ilmijje". 10. Imam Kurtubiu, El-Xhamiu li ahka mi-l Kuran, Bejrut, 2006, vëll. XXI, f.224. 11. Po aty, f.225. 12. El-Vahidij en-Nisaburi, Et-Tefsiru-l Vesit, (4/351). 13. Transmeton Imam Ahmedi (3/75) nr. (11717) nga Ebu Seid el Hudriu; Shih edhe: Taberiu (23/253) El-Askala ni në Fet'hul Bari (11/448). 14. Shih: En-Nuket ve-l Ujun, (6/91); Dejlemiu nëEl-Firdevs, (nr. 5150). 15. Shkëputur pjesërisht me ndërhyrje nga: Dr. Mensur Haseb en-Nebij: http://albhearts.smf f or f r ee3.com/ i ndex.php?topic=566.15; Dr. Muhamed De vdah, Sur'atu-d-dav'i fil Kuranil Kerim, kopje elektronike, pa vit dhe vend bot imi; Dr. Mensur Haseb en-Nebijj, Ez-Zemenu bëjnë-l Ilmi ve-l Kuran: http://quran-m.com/quran/article/2127/, edituar më 29/6/2010; Shih edhe Dr. Mensur Haseb en-Nebijj, El-Kevn vel I'xhazu-l ilmijj lil Kurani-l Kerim, (kapitulli i VI -Llogaritja e shpejtësisë së dritës), Kajro, 1991, ff. 353-377. 16. Dr. Abdurrah man bin Hasen en-Nefise, Et-Tefsiru-l Mubin, Rijad, 1429 h., vëll. IX, f. 219.
Sabri Bajgora