"Atë ditë, qielli do të bëhet si kallaji i shkrirë. E kodrat do të bëhen si lesh i lënurur (shprishur). Dhe asnjë mik nuk do pyesë për mikun, edhe pse ata shihen ndërmjet vete (do të ikin prej njëri-tjetrit). Për të shpëtuar nga dënimi i asaj dite, fajtori (po të kishte mundësi) do të dëshironte t'i sakrifikonte edhe fëmijët e vet, edhe gruan edhe vëllanë e vet, edhe farefisin (të afërmit) e tij, tek të cilët mbështetej, si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo mund ta shpëtonte. Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues, që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht kapakun e kresë, që thërret atë që është zmbrapsur e larguar (prej besimit) dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur (depozituar)." - (El-Mearixh, 8-18)
Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake
Në ajetet paraprake, flitej për injorimin që i bënin ardhjes së kësaj dite idhujtarët, të cilët pyesnin me tallje e dashakeqësi të Dërguarin a.s., se kur do të vinte ai dënim prej qielli. Allahu iu përgjigj se këtë dënim nuk do të mund ta ndalte askush, sepse është prej Tij e Ai është Krijuesi madhështor i kësaj gjithësie, të cilit i nënshtrohet çdo gjë, përfshirë edhe engjëjt që udhëtojnë me shpejtësi drite, për të zbatuar urdhrat e Tij. Për idhujtarët, të besuarit në Ditën e Kia metit ishte utopi dhe diçka e paimagjinueshme, andaj talleshin se ajo ditë është larg, por i Madhërishmi i kthen në perspektivën e saktë, se, ndryshe nga si e "shihnin" ata, atë ditë "Ne e shohim shumë afër". Pikërisht, ajetet në vazhdim flasin për tmerret e asaj dite, për ndryshimet që do të pësojnë qielli e toka dhe natyrisht ballafaqimi me veprat tona në Ditën e Gjykimit, kur kriminelët dhe jobesimtarët do të përpiqen të shpëtojnë vetveten, duke qenë në gjendje të sakrifikojnë edhe më të afërmit, vetëm që të shpëtojnë nga ky dënim.
8. Atë ditë, qielli do të bëhet si kallaji i shkrirë. 9. e kodrat do të bëhen si lesh i lënurur (shprishur).
Dita e Kiametit do të jetë një ditë e vështirë dhe e rëndë për të gjithë ata që nuk besuan Allahut dhe Ditës së Gjy kimit. Parametrat ekzistues të kësaj ekzistence do të lëvizin, në pakthim. Çdo gjë do të ta humbë ekuilibrin e deriatëhershëm. Madje edhe qielli do ta humbasë ngjyrën dhe formën e tij. Nga një qiell i kaltër, do të kthehet në një ngjyrë të kuqërremtë dhe me atmosferë që djeg e përcëllon. Kjo pamje apokaliptike do të ngjallë tmerr e trishtim, sepse qielli do të bjerë mbi kokat e njerëzve sikur të ishte kallaj apo bakër i shkrirë. Siç dihet, toka po edhe sistemi ynë diellor, është i për bërë prej shumë elementeve kimike, siç janë metale, gazra, helium, hidrog jen, azot, gurë dhe pluhur kozmik, e cila materie nën presionin e nxehtë sisë do të shkrihet e do të shndërrohet në një lëng të rrjedhshëm.
Në Kuran kemi edhe shumë ajete të tjera që flasin për shkatërrimin e tokës dhe të qiellit si f.v.: "Kur yjet të shuhen dhe kur qielli të hapet dhe kur kodrat të copëtohen" - (El-Murselat, 8-10); pastaj: "Kur dielli të jetë mbështjellë (dhe errëso het), Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur) - (Et-Tekvir, 1-2) etj..
Një shëmbëllim të vogël të kësaj dite të llahtarshme të Kiametit dikush mund ta ketë hasur gjatë jetës në këtë tokë, kur tërmetet shkatërruese dhe vullkanet gllabëruese, shkatërrojnë çdo gjë para vetes, në një vend të cak tuar në tokë. Megjithatë, pas tërme teve, përkundër tmerrit të përjetuar, toka sërish qetësohet ashtu siç ndodh edhe me erupsionet vullkanike, lla va e derdhur e të cilave vjen duke u shuar dhe ftohur, ndërkohë që Dita e Kiametit-Kataklizmës nuk ndalet derisa të shkatërrohet çdo gjë në këtë ekzistencë. Të gjitha ligjet natyrore që i kemi njohur deri atëherë, zhvlerëso hen e nuk veprojnë më. Qiejt dhe toka shkatërrohen për një kohë të shkurtër. Ato do të çahen e do të shkapërderd hen në hapësirë dhe vërtet do të bëhen ashtu siç i përshkroi Allahu xh.sh. në këtë ajet kuranor: "Atë ditë, qielli do të bëhet si kallaji i shkrirë."
Ndërkohë, edhe kodrat në tokë, të cilat deri atëherë kishin rol ekuilibrues në tokë, tash do t'u ngjajnë shtëllun gave të leshit të shprishur të cilat i bart era, sa andej e sa këndej.
Madhështia e tyre, merr fund, kur gravitacioni i tokës humb dhe ato do të çrrënjosen e të bëhen thërrmija. Këto pamje trishtuese kur kodrat gjigante fluturojnë e ndeshen në mes vete, na i ka përshkruar shumë qartë i Madhërishmi në Kuran kur thotë:
"Dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur." (El-Hakkah, 14). "Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur." (El-Kariatu, 5) "(Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridh je të forta. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmija. E bëhen pluhur i shpërndarë." (El-Vakiatu, 4-6)."Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: "Ato do t'i bëjë hi e pluhur Zoti im" (Ta Ha, 105), etj..
Që të gjitha këto përshkrime të gjendjes së qiejve dhe tokës në ditën e fundit të kësaj bote, janë përmendur në shumë ajete kuranore, me qëllim që njeriut t'i përcillet një mesazh i qartë, që të mos bëhet mendjemadh e mosmirënjohës ndaj Krijuesit të tij, sepse jeta në këtë botë, megjithatë, do ta ketë fundin e saj. Allahu i Madhërishëm nga dhembshuria e Tij, dëshiron të na përudhë në rrugën e udhëzimit, andaj, është mirë që njerëzit të marrin mësim nga të gjitha këto vërejtje dhe këshilla, sepse nëse ajo ditë e shkatërrimit të gjithësisë e zë dikë të papërudhur, atëherë mjerisht, për të do të jetë çdo gjë vonë. Ato çaste dëshpërimi për këta njerëz që mohu an Allahun dhe Ditën e Gjykimit, i ka përshkruar i Madhërishmi në ajetet 8-12 të sures "El-Kijame": "E kur të zihet (errësohet) hëna dhe kur të bash kohen dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!"
10. Dhe asnjë mik nuk do pyesë për mi kun. 11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (do të ikin prej njëri-tjetrit). Për të shpëtuar nga dënimi i asaj dite, fajtori (po të kishte mundësi) do të dëshironte t'i sakrifikonte edhe fëmijët e vet, 12. Edhe gruan edhe vëllanë e vet. 13. E edhe farefisin (të afërmit) e tij, tek të cilët mbështetej, 14. Si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo mund ta shpëtonte.
Pas përshkrimit apokaliptik të Ditës së fundit të kësaj bote, tash bartemi në pamjet e Ditës së Gjykimit, pasi që njerëzit do të ringjallen e nga varret e tyre, turma-turma do të nisen drejt Mahsherit. Në këtë ditë të vështirë, njerëzit do të ballafaqohen me veprat e tyre. Shumëkush do ta ndiejë mungesën e këtyre veprave, andaj do të përpiqen që të përfitojnë diçka nga të tjerët.
Në këtë Ditë të Gjykimit, i pasuri nuk do të arrijë ta "blejë" biletën e shpëtimit as me tërë pasurinë e kësaj bote. Në këtë Ditë nuk vlejnë as afërsi të me pushtetarët apo njerëzit që kishin peshë në një shoqëri, sepse secili do të jetë i preokupuar me gjendjen e vet.
Të ballafaquar me këtë realitet të pashpresë, jobesimtarët, nga frika se të afërmit apo miqtë do t'i kërkojnë hak njëri-tjetrit, do ta kthejnë kokën mënjanë dhe do të shtiren sikur nuk e shohin njëri-tjetrin. Edhe pse shi hen shumë mirë, ata për të shpëtuar nga dënimi i kësaj dite, do të ikin prej njëri-tjetrit.(1) Në këtë ditë, njerëzit do të humbin ndjenjat e dhembshurisë dhe secili do të përpiqet që ta sakrifikojë tjetrin, vetëm që të shpëtojë vetë nga dënimi i tmerrshëm. Në këtë rast, fajtori apo mëkatari është në gjendje t'i sakrifikojë edhe fëmijët e vet, bashkëshorten e vet, vëllanë, të afërmit dhe farefisin, e madje edhe krejt njerëzit e kësaj bote, vetëm që vetë t'i ikë ndëshkimit të Zotit.
Një përshkrim pothuajse të ngjashëm e kemi edhe në këto ajete ku ranore: "E kur të vijë ushtima (krisma e Kiametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Abese, 33-37)
15. Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues, 16. Që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht kapakun e kresë.
Por, sigurisht që kjo nuk do të ndodhë, sepse drejtësia absolute e Al lahut do të vihet në veprim. Në bazë të kësaj drejtësie hyjnore, secili do ta marrë atë që e meriton, sipas veprave dhe sjelljeve të tij në këtë botë. Ndër kohë që mëkatarët, të cilët me gjithë gatishmërinë e tyre që t'i flijojnë edhe më të afërmit e zemrës, fëmi jët, bashkëshorten, vëllanë, farefisin dhe shokët më të ngushtë, tash do të rrëmbehen me forcë e do të hidhen në ndëshkimin e përjetshëm në skë terrat e Xhehenemit. Një prej këtyre greminave të Zjarrit, do të jetë edhe "Ledha", e cila nënkupton një zjarr të egër e të flakëruar, i cili mohuesve të njëshmërisë dhe të ahiretit, ua shkul dhe djeg kapakët e kresë. Imagjinoni kur ky zjarr ua djeg lëkurën e kokës deri në palcë, saqë edhe trutë u pël casin nga nxehtësia përcëlluese. Ky ndëshkim do të jetë aq i dhimbshëm e i padurueshëm, sa do ta dëshironin "vdekjen" në ato çaste, por jo, ai më nuk mund të vdesë, ndërsa ndëshkimi i tij do të vazhdojë t'i përsëritet pan dërprerë dhe përjetësisht.
17. Që thërret atë që është zmbrapsur e larguar (prej besimit). 18. Dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur (depozituar).
Ky zjarr "i thërret-fton" këta jobesimtarë, të cilët u zmbrapsën dhe ia kthyen shpinën besimit të vërtetë. Këta njerëz të mjerë, të mashtruar nga bukuritë e përkohshme të kësaj bote, ranë pre e intrigave djallëzore dhe menduan se njeriu vetëm një jetë e ka dhe atë duhet ta shfrytëzojë. Këta nuk mund të imagjinonin se, pas vdekjes, do të ringjalleshin. Luksi dhe ngarendja pas pasurisë së kësaj bote, ishin preokupimet e tyre kryesore. Madje, ajeti i 18-të i kësaj sureje: "dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur (depozituar)", na jep pasqyrën me reale të hutisë së këtij soji njerëzor. Dihet se kur njeriu, brengë të vetme në këtë botë, e ka grumbullimin e pasurisë dhe depoziti min e saj, kjo e shndërron atë në një koprrac të pandjenja(2), pa dhembshu ri ndaj të tjerëve. Ai më nuk e ndien ngrohtësinë e mëshirën ndaj të tjerëve në shpirtin e vet dhe shkon edhe më larg duke pretenduar se,me pasurinë e vet, mund ta blejë edhe përjetësinë!? I tilli i ngjason njeriut që është në gjumë duke fjetur dhe i cili nuk e di se ka qenë në një ëndërr, derisa të mos zgjohet. Po kështu është edhe me të shkujdesurin apo mohuesin e Ahiretit, i cili vetëm në momentet e dorëzimit të shpirtit e kup ton se vërtet paska qenë i hutuar dhe i përhumbur në mugëtirën e kufrit të vet.
Por, sigurisht, se tashmë, për të, gjithçka është vonë dhe ai tashmë ka marrë rrugën drejt fundit të dhimbshëm e të pakthim. Dënimi me zjarr do të jetë destinacioni i tij i fundit. Më nuk ka kohë për pendim. Ka vetëm kohë për zhgënjim për ditët dhe vitet e kësaj botë që i kaloi duke u dëfryer e shfrenuar, pa menduar fare për vdekjen dhe ringjalljen, pa men duar se egoizmi dhe mendjemadhësia e vet, u ka shkaktuar vuajtje e dhimbje shumë njerëz të tjerë në këtë botë etj..
Porosia e ajeteve (8-18)
- Në Ditën e Kiametit, me urdhrin e Allahut, çdo gjë në këtë gjithësi do të shkatërrohet dhe do të ndryshojë. Qielli dhe toka do të ndryshojnë format e tyre ekzistuese, duke i ngjarë një hapësire të kuqërremtë sikur kallaj apo metale të shkrira, të cilat djegin e kundërmojnë. Ndërkohë, toka do të çrregullohet, si pasojë e humbjes së gravitacionit, të vlimit të deteve dhe të shkretimit të tërësishëm. Kjo do të shkaktojë lëvizjen e kodrave, të cilat do të enden sa andej e sa këndej, pa ndonjë kontroll, mu sikur të ishin shtëllunga leshi. Paramendoni, një ko dër të lartë si Mont Everesti, të lëvizë si të ishte një pendël apo shtëllungë e leshit të lënurur, tek përplaset me një kodër tjetër të madhe? Paramendoni se çfarë mund të ngjajë kur mbi tokë do të bien në mënyrë të pakontrolluar meteorë, asteroidë, kometa, apo edhe plan etë të tjerë. A thua do të mbetet diçka nga ajo tokë, në të cilën ne kemi jetuar për shekuj të tërë. Sigurisht që jo!
- Pas Kataklizmës së përgjithshme, do të pasojë Ringjallja dhe njerëzit do të dalin në gjykim para Allahut të Madhërishëm. Në këtë Ditë të rëndë e të vështirë, jobesimtarët dhe kriminelët, të cilët ishin larg besimit dhe respektimit të urdhëresave hyjnore, të hutuar e të frikësuar nga ajo që i pret, do të përpiqen të ikin nga familjarët dhe të afërmit e tyre, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga ndonjë hak i mund shëm ndaj tyre. Madje, do jenë të gat shëm ta sakrifikojnë krejt familjen e vet, vetëm që të shpëtojnë nga ndëshkimi i tmerrshëm. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, ata nuk do të arrijnë t'i ikin dënimit të Allahut, sepse drejtësia hyjnore do të zbatohet për secilin, në mënyrë absolute dhe të drejtë.
- Një prej ndëshkimeve më të tmerrshme të Xhehenemit, për mo huesit dhe për ata që grumbulluan pasuri pa të drejtë, në kurriz të të tjerëve, duke bërë monopol dhe duke shfrytëzuar pa mëshirë djersën dhe mundin e të tjerëve, është djegia e skalpit apo kapakut të kresë.
- vijon -
_________________________________
1. Abdulhamid Kishk, Fi Rihabi-t-Tefsir, vëll. 29, f. 7428.
2. Imam Maturidiu, Te'ëvilatu Ehli-Sunneti, (re daktura e Dr. Mexhdi Basel-lum, Bejrut 2005, vël..X, f. 204.
Sabri Bajgora