Hyrje
Disa tema radhazi ia kemi kushtuar Ebu Hani fes dhe shkollës juridike hanefite, në mënyrë që të kuptohen drejt disa gjëra dhe të hidhen poshtë disa dyshime, mëdyshje dhe dilema, të cilat janë shfaqur kryesisht gjatë dy dekadave të fundit. Me ato tema kemi dashur të argumentojmë se cili është medhhebi hanefi, duke treguar edhe zinxhirin e pash këputur prej Ebu Hanifes deri tek i Dërguari i Allahut, ashtu siç kemi pasur për synim të tregojmë se kush ka qenë në realitet imami i madh, Ebu Hanife. Tashmë do të kalojmë në pjesën kryesore të kësaj tematike, në atë të namazit, ku do t'i shtjellojmë dispozitat që kanë të bëjnë me të, konform pikëpamjes hanefite, në koordin im me Synetin e Resulullahut a.s.. Kjo temë do të jetë si një parahyrje, ku do të sinjalizohet se për çfarë do të shkruajmë dhe cili është synimi ynë.
Ç'kemi për qëllim?
Forma e namazit të Pejgamberit a.s., sipas shkollës juridike hanefite, nuk kuptohet një formë e re a e veçantë, që ka të bëjë me shkollën juridike hanefite, ose një namaz të cilin e ka shpikur themeluesi i shkollës hanefite apo nxënësit e kësaj shkolle, dhe as një drejtim i ri që ka qenë i panjohur më parë, por që ka të bëjë me formën që ka praktikuar i Dërguari i Allahut a.s. e që është bartur nëpërmjet shokëve të tij të zgjedhur, të cilët e kanë parë të Dërguarin e Allahut duke u falur. Këta shokë të tij kanë qenë dëshmitarë të gjallë, sepse kanë jetuar me të Dërguarin e Allahut, kanë parë nga afër formën dhe mënyrën e tij të faljes. Ata përcollën veprimet dhe lëvizjet e të Dërguarit në çdo fushë. Kjo praktikë që nga koha e të Dërguarit të Allahut, u për coll tek ata që erdhën pas tij, dhe ata me fanatizëm të madh e ruajtën këtë formë të transmetuar nga thëniet e tij dhe të dëshmuar në praktikë. Një numër i madh i ashabëve, sidomos elita e tyre, në vendet që ata shkuan e jetuan, ua mësuan të tjerëve fenë dhe masa e gjerë, përmes shokëve të tij të zgjedhur, pa në praktikë vep rimet e të Dërguarit të Allahut.
Forma e namazit sipas Synetit, konform shkollës hanefite
Ebu Hanife si themelues i shkollës juridike hanefite, kishte marrë opinionet e ashabit të zgjedhur Abdullah ibn Mes'udit dhe nxënësve të tij, të cilët pasuan Synetin e të Dërguarit të Allahut në përpikëri. Prandaj, forma e namazit që praktikojmë ne me shekuj këtu, është forma të cilën e transmetojnë ashabët e zgjedhur, të cilët jetuan pranë të Dërguarit të Allahut dhe ndoqën e pasuan atë detajisht. Është forma që na transmetohet edhe nga dhëndri i të Dërguarit të Allahut, Aliu r.a.,, dhe nga shumë ashabë të tjerë të zgjedhur. Është, pra, versioni autentik dhe forma më e besueshme që na përcillet nga shokët më të zgjedhur të të Dërguarit të Allahut, të cilët e shoqëruan që nga ditët e para të Dërguarin e Allahut, siç është rasti me Aliun r.a., apo ibn Mes'udin, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm me Pejgamberin a.s..
Duhet ndjekur rruga e atyre që jetuan me të Dërguarin e Allahut dhe e atyre që erdhën pas tyre dhe gjetën në praktikë mënyrën e faljes nga shokët e të Dërguarit, të cilët u vendosën në vendet e ndryshme islame, pas çlirimit të tyre. Allahu na urdhëroi që t'i pasojmë ata:
"Allahu është i kënaqur me muslimanët e parë, emi grantët dhe ensarët dhe me të tërë ata të cilët i pasojnë këta me vepra të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Atë. Ai u ka përgatitur atyre xhennete, ku rrjedhin lu menj, dhe ata aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh". (Et-Tevbe,9)
Opinionet e tyre vlejnë shumë më tepër sesa opinionet e gjeneratave që erdhën pas tyre. Në këtë kontekst, Imam Shafiu kishte thënë: "Opinioni i tyre (ashabëve) për ne është më i mirë sesa opinioni ynë."(1) Të gjithë themeluesit e shkollave juridike gjejnë mbështetje në fjalët dhe opinionet e ashabëve. Madje, ajo që është jashtë katër shkollave juridike të pranuara, konsidero het më e dobët, sepse themeluesit e shkollave juridike, nxënësit dhe pasuesit e tyre i shoshitën argumentet dhe nuk i morën pa i analizuar dhe studiuar mirë. Pran daj, tentativat dhe ftesat për rikthim tek Syneti, duke i anashkaluar kolosët e shkollave juridike, nuk janë gjë tjetër pos tentativa të paarsyeshme për të përmbysur shkollat juridike dhe çjerrje kërcënuese ndaj pasuesve të këtyre shkollave. Nëse pas dymbëdhjetë shekujve dikujt i shkoi ndërmend t'i rikthehet Synetit përmes ixhtihadit personal, me pretekstin e përmbytjes së ixhtihadit të kolosëve të dijes dhe taklidit konsultativ të tërë atyre shekujve dhe tërë asaj krijimtarie shkencore, atëherë çfarë mund të thuhet për rrugën e atyre që minojnë dymbëdhjetë shekuj të historisë së lavdishme islame? Nëse ata që jetuan afër shokëve të Pejgamberit a.s. dhe nuk ia qëlluan Synetit apo gabuan në përzg jedhjen e Synetit, çfarë mund të thuhet për gjeneratat e dymbëdhjetë apo trembëdhjetë shekujve pas tyre? Si mundën t'i korrigjojnë të mëvonshmit të parët, kur dihet se të parët kanë parë në praktikë Synetin e Resu lullahut a.s., kurse të mëvonshmit nuk e patën një fat të tillë! Në fakt, edhe ata që sot ia atribuojnë vetes gjetjen e rrugës së vërtetë dhe pasimit të vërtetë të Synetit, praktikisht i përmbahen një drejtimi-shkolle, ndonëse teorikisht mund të mos e emërtojnë veten dhe mund ta fshehin emërtimin nën petkun e emrit Synet. Edhe ata, ndonëse në vazhdimësi akuzojnë për taklidin, i përmbahen atij.
Që të gjitha shkollat juridike kanë vepruar konform synetit që depërtoi në vendet ku ato shkolla u themel uan dhe u zhvilluan. Secila shkollë veproi në bazë të Synetit që gjeti në atë vend, sepse, me shpërndarjen e ashabëve nëpër vende të ndryshme, secili barti me vete edhe Synetin e të Dërguarit të Allahut. Prej të gjitha shkollave juridike, ajo që më së shumti u mor me diskutime, shqyrtime dhe analiza të thella, është shkolla juridike hanefite. Themeluesi i kësaj shkolle dhe nxënësit e tij, jo vetëm që kishin njohuri të thella rreth udhëzimit të Pejgamberit a.s. në përgjithë si, por ata thëniet e të Dërguarit a.s. i shqyrtonin deri në detajet më të imëta, saqë nuk u linin asgjë gjenerat ave të ardhme. Konsultimi i tyre i atëhershëm mund të jetë ekuivalent me analizat e mëdha që bëhen në kohën moderne.
Për konsultimin në shkollën hanefite tregon Esed ibn Furati, i cili thotë: "Më ka thënë Esed ibën Amri: "Ata (nxënësit e Ebu Hanifes) nuk pajtoheshin me të në përgjigjen rreth ndonjë çështjeje, dhe secili vinte me ndonjë përgjigje, e pastaj ato ngriheshin tek imami dhe ata e pyesnin atë, e përgjigjja nuk mungonte prej tij. Shpeshherë rreth një çështjeje diskutonin tri ditë, e më pas e shënonin në divan".(2) Madje, Ebu Jusufi në disa raste ka deklaruar se për një çështje kanë diskutuar plot një muaj, e pas një muaji secili kishte sjellë argumen tet përfundimtare dhe në divan qe shënuar mendimi përfundimtar i përzgjedhur, duke i përmendur edhe mendimet e tjera, të gjitha me argumente. Kështu kanë qenë tubimet e dijes dhe analizat e thella të shkollës juridike hanefite karshi problematikave dhe çështjeve të ndryshme. Në diskutime të tilla kanë marrë pjesë qindra nxënës të Ebu Hanifes, të cilët më vonë u bënë dijetarë të njohur, po në debate dhe diskutime të tilla shquheshin 40 nxënës të tij, të cilët kishin inteligjencë të jashtëzakonshme dhe u përkisnin lëmenjve të ndry shëm.
Tek çështja e namazit, Ebu Hanife, ndonëse kishte para vetes formën origjinale të faljes së namazit të Pejgamberit a.s. nga ashabi i ndershëm dhe i shquar Abdullah ibn Mes'udi, në çështjet dytësore të namazit, diskutonte me nxënësit e tij dhe analizonin hadithet që kishin të bënin me tematikën e namazit. Ebu Hanife, në përzgjedhjen e argumenteve rreth (Syneteve të) namazit, zakonisht bazohet tek ashabët, të cilët, përveç dijes së tyre të përgjithshme, kishin qenë edhe fekihë-njohës të mirë të dispozitave të Islamit. Prandaj, hadithet që transmetohen prej tyre (ashabëve fekihë) tek ai kanë konsideratë më të madhe.
Akuzat rreth formës së faljes
Akuza se forma e të falurit të Pejgamberit a.s., e transmetuar nga shumë sahabë dhe e marrë për bazë nga Ebu Hanife dhe nxënësit e tij, është e dobët dhe e paargumentuar, është një akuzë e pabazë dhe dashakeqe, e cila fare nuk përkon me realitetin, sepse, siç do ta elaborojmë në temat e ardhme, çdo detaj rreth namazit është i argumentuar dhe ka mbështetje në tekste dhe athare. Madje, ajo që është më e çuditshme në këtë kontekst, është pluhuri i ngritur nga disa studiues, të cilët kanë bërë thirrje që të shmangen medhhebet dhe të pasohet syneti i të Dërguarit të Allahut. Thirrjet e tyre lënë të kuptojnë se medhhebet-shkollat juridike nuk pasojnë synetin e të Dërguarit të Allahut dhe se këta imam nuk kanë pasuar synetin e të Dërguarit të Allahut (siç). Imamët e katër shkollave juridike e kanë pasuar në vazhdimësi sunetin e të Dërguarit të Alla hut dhe se ata kurdo që dëgjonin për ndonjë hadith autentik që e kundërshton opinionin e tyre, e braktisnin opinionin e tyre dhe vepronin me hadithin në fjalë. Ata qenë që më së shumti e praktikonin synetin e të Dërguarit. Në këtë kontekst Ebu Hanife qe shprehur: "Nëse vërtetohet se një hadith është autentik (i vërtetë), atëherë ai është medhhebi im."(3) Ndërsa imam Maliku kishte thënë: "Vështroni mendimet e mia; gjithë ajo që është në pajtim me Kuranin dhe synetin, pranojeni atë; e gjithë ajo që nuk pajtohet me Kuranin dhe sunetin, mos e përfillni atë."(4)
Këta imam ishin shëmbëlltyrë për besimtarët dhe ishin poliglot të vërtetë. Ata ishin prej atyre që më së shumti ia kishin frikën Allahut dhe vepronin gjithnjë në koordinim të plotë me udhëzimin profetik. Prandaj nevoja e njerëzve në pasimin e tyre është e madhe dhe se gjithë njerëzit kanë nevojë për mësimet, mendimet dhe opinionet e tyre, sepse ata tërë jetën e tyre e kaluan në shërbim të njerëzimit, që njerëzve t'ua shpjegojnë fenë. Tekstet kuranore dhe profetike jo gjithnjë janë të kapshme për masën e gjerë, prandaj shpjegimi i duhur nga juristët e tillë ishte i mirëseardhur dhe tejet i dobishëm, sepse kjo ndikonte që njerëzit ta kuptonin më mirë dhe më drejtë Islamin. Vetëm ata që ishin të thelluar në dije, mund t'i kuptonin një pjesë të teksteve, e sikur t'i lihej secilit nga masa e gjerë, atëherë sigurisht se kjo do shkaktonte rrëmujë të paparë.
Për juristë të tillë Ibën Kajimi ka shkruar: "Juristët e Islamit, që prej opinioneve të tyre dolën fetvatë që u përhapën tek njerëzit, e të cilët u thelluan në nxjerrjen e dispozitave dhe i kushtuan rëndësi rregullave të hallallit dhe haramit, ata në tokë janë sikurse yjet në qiej, ku përmes tyre udhëzohet i humburi në errësirë dhe nevoja e njerëzve për ta është më e madhe se nevoja e tyre për bukë e ujë. Nënshtrimi ndaj tyre është më obligativ se nënshtrimi ndaj prindërve, duke u bazuar në fjalët e Allahut të Madhërishëm(5): "O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parash trojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë." (En-Nisa, 59)
Çfarë do të trajtohet në tematikën e namazit?
Në këtë tematikë do të trajtohet forma e namazit që nga tekbiri e deri tek selami. Prandaj, nuk do të shtjellohen kushtet e jashtme të namazit, por vetëm ato që janë pjesë e brendshme e namazit, andaj shtjellimi do të jetë direkt me namazin që nga tekbiri fillestar e deri tek dhënia selam. Përshkrimi i kësaj tematike, ndonëse në shikim të shkurtër mund të duket i shkurtër dhe i shpejtë, do të jetë një seri shkrimesh më të gjata, sepse trajtimi rreth disa gjërave do të jetë detajizues dhe gjithnjë në dritën e argumenteve dhe fakteve. Rreth kësaj çështje do të konsultohen librat bazë të shkollës sonë dhe do të përmenden mendimet e ndryshme rreth çështjeve të caktuara. Nëse na lejon hapësira do të kemi edhe shtjellime dhe analiza rreth disa gjërave që janë aktualizuar më tepër tek ne.
Tematika e namazit do të jetë konform kronologjisë së të falurit, hap pas hapi dhe elaborimi i kësaj tematike ka të bëjë me sensibilizimin e besimtarëve muslimanë shqiptarë që i përkasin shkollës hanefite, në mënyrë që të njihen më detajisht rreth namazit që e bëjnë për çdo ditë dhe t'i kuptojnë argumentet rreth tij, e assesi nuk është tentativë për t'i sulmuar shkollat tjera apo për të mbjellë urrejtje ndaj gjithë atyre që kanë mendim ndryshe nga shkolla jonë juridike. Njëherësh kjo do të jetë edhe argument i fuqishëm për gjithë ata që kanë mendime e qëndrime skeptike ndaj shkollës hanefite, sepse shumë gjëra janë thënë nga injoranca e zilia, ndonëse realiteti ishte krejt ndryshe. Madje, përgjatë dekadës së fundit tek ne është sulmuar mënyra e faljes që e bëjmë ne, është mbjellë huti kryesisht tek gjenerata e vjetër, sepse është thirrur në një formë të re dhe është krijuar një klimë e papërshtatshme mes gjeneratave. Madje, është lakuar e aluduar se forma që ne e kemi praktikuar me shekuj, është e papranueshme. Deri këtu ka ardhur kjo çështje. Fatkeqësisht, disa ende jetojnë me të tilla bindje!
Trajtimi i kësaj çështje nuk do të jetë vetëm nga aspekti i fikhut-jurisprudencës, por do të jetë një kombinim mes fikhut dhe hadithit, ku një rëndësi të posaçme do t'i kushtohet haditheve, gjegjësisht argumenteve nga suneti, ku do të ketë vlerësim të haditheve dhe komentim të haditheve nga ana e juristëve dhe hadithologëve.
Mendoj se kjo qasje do të jetë e dobishme, ndonëse nuk është edhe e lehtë, por me ndihmën e të Plotfuq ishmit do t'ia dal në elaborimin e duhur të tematikës së namazit konform synetit të Resulullahut, sipas shkollës juridike hanefite.
______________________________________________
(1) Ibën Kajjim el-Xhevzije, 'I'lamu-l muvekkiine an rabbi-l Ale mine, v. 2 f. 186.
(2) Muhamed Zahid Kevtherij, Fikhu Ehlul Iraki ve Hadithuhum, f. 55.
(3) Ngjashëm kishte thënë edhe Shafiu por edhe imamët tjerë të shkollave juridike. Kjo tregon edhe raportin e tyre ndaj hadithit (synetit) dhe gatishmërinë e tyre të plotë që t'i ndërrojnë mendimet kurdo që hasin në hadithe autentike që dëshmojnë të kundërtën e mendimeve të tyre.
(4) Ibën Abdul Berr, Xhami' bejanu-l Ilm, v. 2, f.32.
(5) Ibën Kajjim el-Xhevzije, 'I'lamu-l muvekkiine an rabbi-l Alemine, v. 2 f. 14.
Dituria Islame 291