Islami çmon lart vlerën e urtësisë, ai nxit në këtë objektiv në kuadër të formimit të personalitetit të imamit (thirrësit) në sferën e kumtimit të mesazhit të Allahut xh.sh.
Ndjekja dhe praktikimi i metodës së urtësisë në sferën e thirrjes mbetet një rëndësi e veçantë pasi që mbi të edhe varet edhe pranimi apo refuzimi i mesazhit tonë tek masa e gjerë. Islami është fe e Allahut të Lartësuar, e fundit për njerëzimin, është fe universale dhe gjithëpërfshirëse, program universal, që rregullon të gjitha çështjet e jetës, në nivel të individit, bashkësisë dhe shtetit, është fe, shtet, ligj, adhurim, ekonomi, moral, shëndet, marrëdhënie familjare, shoqërore dhe shtetërore. Islami e shoqëron njeriun nga lindja deri në vdekje dhe pas vdekjes (ringjallje). Thirrësit doemos të përqendrohen me kujdes të veçantë në parimin e universalitetit të Islamit, të mburren me të dhe të refuzojnë përkufizimin e Islamit vetëm në rite adhuruese. Kjo kërkon të mos zhyten në gjëra sekondare dhe të pjesshme në llogari të gjërave elementare dhe të përgjithshme. Nëse nevoja kërkon të trajtohet një çështje sekondare ose e pjesshme, atëherë atë do ta trajtojmë sipas vendit të saj, kohës, rrethanave dhe sasisë së përshtatshme."(1)
Nocioni "el hikme"
Nocioni "el hikme" (urtësia) në Kuran përmendet më tepër se në 19 vende si në suret El Bekare,129,151,231, 251, 269, në suren Ali Imran:48,81,164, në suren En-Nisaë; 54,113. në suren El Maide:110. En-nahl:125, El Isra:39. Lukman:12, El Ahz abë:34, Sad:20, Ez-Zuhruf,63, El Kamer 5, dhe El Xhumua:2.
Dijetarët duke shpjeguar nocionin e urtësisë bazuar në Kuran dhe sunnet kanë ndarë mendime të ndryshme duke u shprehur se urtësia është pejgamberia. Disa të tjerë thonë se për qëllim është kuptimi i Kuranit: abrogim dhe të abroguara, ajetet e qarta dhe të paqarta, hallalli dhe harami dhe diç e ngjashme. Disa dijetarë të tjerë mendojnë se sikurse Ibn Ethiri se urtësia është shprehje e njohjes së gjërave më të vlefshme me anë të shkencave më të mira.(2)
Gjetja e së vërtetës me anë të dijes dhe logjikës.(3) Ka mendime se është për qëllim frika ndaj Zotit. Disa të tjerë thonë se është për qëllim Synneti, kurse disa të tjerë e shpjegojnë si devotshmëri në fenë e Allahut. Disa interpretime të tjera të fjalës "urtësi" e shpjegojnë si di turi dhe të vepruarit sipas saj dhe nuk quhet njeriu i urtë pa i pasur këta dy komponentë. Ka mendime se fjala urtësi do të thotë vendosja e çdo gjeje në vendin e vet. Po ash tu kanë interpretuar se për qëllim është shpejtësia për t'u përgjigjur dhe saktësia.(4)
Edhe pse studiuesit kanë numëruar se janë gjithsej 29 definicione mbi kuptimin e urtësisë, por ajo që i përmbledh të gjitha është ky definicion: "Goditja në thënie, veprime si dhe vendosja e secilës gjë në vendin e saj".(5)
Urtësia është nga mjetet e para në sferën e kumtimit të fesë së Zotit
Nisur nga ky fakt jo rastësisht në Kuran, urtësia është nga mjetet e para në sferën e kumtimit të fesë së Zotit. Për të Ai në Kuran ka thënë:
Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. (En Nahl, 125).
Assesi nuk mund të ngushto het kuptimi i nocionit të urtësisë, pasiqë ai mbetet një nocion shumë i gjerë. Këtë më së miri e sqaron edhe ajeti kuranor, ku i Lartësuari thotë: "Ai ia dhuron hikmetin (urtësinë) atij që do, e kujt i është dhënë hikmeti, i është dhënë mirë si e shumtë, por nuk përkujto het askush pos të mençurve". (El Bekare, 269).
Po ashtu nuk bënë të percepto het urtësia vetëm si butësi edhe pse ngërthen këtë element në vetvete, sikurse e sqaron ajeti kuranor: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do sh kapërderdheshin prej teje, andaj ti falu atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet." (Ali Imran, 159).
Pra, mos veprimi me urtësi shkakton vrazhdësi dhe ashpërsi që i bëjnë njerëzit të largohen nga ftesa. Morali i mirë, butësia, kujdesi dhe fytyra e qeshur e bëjnë ftuesin të dashur për njerëzit dhe i afron ata më afër njëri-tjetrit. E kundërta ndodh me vrazhdësinë dhe ashpërsinë. Njerëzit nuk i durojnë dot njerëzit që kanë një moral të tillë, sepse këto janë morale larguese dhe jo afruese ashtu siç di het dhe shihet. Të gjitha këshillat i bëhen atij, kur dihet se ai ishte i dërguar për ta nga Allahu xh.sh., përkrahej nga shpallja hyjnore dhe ishte i ruajtur nga mëkatet prej Allahut të Madhërishëm, por është në natyrën e njerëzve që të mos e durojnë dot të shoqërohet me njerëz të vrazhdë dhe të ashpër edhe sikur ai të jetë pejgamber dhe i pagabueshëm dhe kjo na mjafton për të nxjerrë mësim dhe për të marrë shembull. Nuk është e habitshme që Muhamedi a.s. ishte njeriu me moralin më të mirë, më i buti, më i shoqërueshmi dhe më i afrueshmi me njerëzit, i falte shpejt dhe i toleronte ata që gabonin.(6)
Në lidhje me këtë në një vend tjetër të Kuranit Allahu na drejtohet duke na thënë: "Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirshëm. (Et-tevbe, 128).
Po ashtu gjatë kumtimit të fjalës së Zotit, disa momente kërkojnë që të përdoret edhe rreptësia dhe qortimi, sepse kështu do të ven dosej çdo gjë në vendin e vet, që mbetet edhe një nga objektivat e urtësisë. Butësia të përdoret në kohën e butësisë dhe rreptësia në kohën e saj, siç ishte rasti i Musait me Faraonin që edhe Kurani e regjistron këtë ngjarje.
"Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon! se ti je shkatërruar". (El Isra, 102), pasi që ai kishte kaluar më çdo kufij njerëzor, madje duke quajtur vetën edhe si zot.
"O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehenemi që është përfundimi më i keq." (Et-tevbe, 73). Një element urtësie tjetër është që thirrësi në rrugën e Zotit duhet të jetë model në sjellje dhe vepër, për faktin se kjo do të ndikon te drejtpërdrejtë tek masa , ngase ata janë të prirur të vështrojnë më shumë sjelljet dhe vepër e më pas atë që kumton.
"O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? te Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!" (Es-saf,2-3).
_____________________________________
1. Hisham Talib, Bëslidhja e thirrjes islame, përk theu Sadush Tahiri, Logos-A,2017, Shkup, f.35.
2. Ibn Ethir, En-nihajetu fi tergibi el hadithi ve-l etheri,1/119, po ashtu shiko LIsanu-l-arab, Li Ibn Mendhur, 12/140 dhe Muxhemu-l vesit,1/190.
3. Ragib El Asfahani, El mufredat fi garibi-el-Kura ni, f.128.
4. Shiko: Tefsirin kuptimi i urtësisë në Kurani Kerimin dhe Synetin e Muhamedit a.s. në këto burime: Xhami' el bejan fi tefsiri -l- kuran nga Ebu Xhafer Muhamed bin Xherir Ettaberi, 1/436 dhe 3/60-61. Tefsir garaib el kuran të autorit Ennis aburi, botuar në margjinat e tefsir et taberi1/413, Tefsir el begavi,1/256 dhe 1/116. Xhami el ahkam el kuran të Kurtubiut, 2/131, 3/60-61. Tefsir el kuran el adhim të Ibn Kethirit,1/184 dhe 1/323.
5. Seid bin Ali bin Vehf El Kahtani, El Hikmetu f i eda'vetiilallahiteala, Riad, 1424,botim i 4, f.34.
6. Jusuf Kardavi, Essahve el islamije minel mura heka ila errushdi, Dar eshuruk,botim i parë, Egjipt,2002,f.177.