Zohran Mamdani do të bëhet kryebashkiaku i parë i Nju Jorkut që betohet mbi Kuran, gjatë ceremonisë zyrtare të betimit më 1 janar 2026.
Mamdani, një politikan demokrat, u betua në një stacion historik të metrosë në Manhattan, menjëherë pas mesnatës së së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran teksa shqiptonte betimin, raportojnë mediat ndërkombëtare.
"Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete", u shpreh Mamdani pas ceremonisë.
Betimi u administrua nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike e tij, dhe u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një nga stacionet origjinale të metrosë së qytetit, i njohur për tavanet e tij madhështore me harqe.
Më vonë gjatë ditës, Mamdani do të betohet sërish në një ceremoni publike më madhështore në Bashkinë e Qytetit, në orën 13:00, ku betimin do t'ia administrojë senatori amerikan Bernie Sanders, të cilin Mamdani e ka cilësuar si një nga "heronjtë e tij politikë".
Përveçse kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, Mamdani është gjithashtu i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe i pari i lindur në Afrikë që drejton qytetin.
Në moshën 34-vjeçare, ai bëhet kryebashkiaku më i ri i qytetit prej brezash.