Komentimi i kaptinës “Edh-Dharijat” (2)

Betimet hyjnore për vërtetësinë e Ringjalljes


1. Betohem në erërat që ngrenë-çojnë (dheun-pluhurin)


Meqë kah fundi i sures paraprake, "Kaf", Allahu xh.sh. sqaroi se idhujtarët ishin këmbëngulës në insistimin e tyre të marrë për mohimin e ringjalljes, edhe përkundër sjelljes së argumenteve të qarta, atëherë nuk mbetet diç tjetër përveç vërtetimit të kësaj Thirrjeje me Iman të pastër, prandaj edhe kjo sure është hapur pikërisht me këto katër betime të njëpasnjëshme hyjnore. Këto betime kanë një qëllim të lartë, të përçojnë një mesazh të qartë te mohuesit e Ringjalljes, se ajo do të ndodhë patjetër. Ky është caktim i Allahut, e Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm për çdo proces.


Koment


1. Betohem në erërat që ngrenë-çojnë (dheun pluhurin)


Argumentet e Allahut në këtë ekzistencë janë shumë. Secili prej nesh i sheh dhe i përjeton në një mënyrë. Shumë nga fenomenet natyrore që i shohim përreth nesh, ndonëse në një mënyrë duken të frikshme, të trishtueshme e të çuditshme, megjithatë janë madhështore, dhe paraqesin argumente dhe shenja të madhështisë së Tij absolute. Allahu xh.sh. thotë: "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, deri sa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë..." (Fussilet, 53).
Në këtë gjithësi ekzistojnë shumë nga fenomen et e mbinatyrshme, e që vazhdimisht mahnitin mendjet tona. Këto fenomene natyrore janë ushtri nga ushtritë e panumërta të Allahut, të cilat për bëhen prej engjëjve, njerëzve xhindëve, shtazëve, shpezëve, trupave qiellorë, deteve, erërave me shtrëngata e uragane shkatërrues, vullkaneve, tërmeteve etj. I Lartmadhërishmi në lidhje me këtë thotë: "Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut, dhe Allahu është i Fuqishëm e i Urtë." (El Fet'h, 7), dhe: "... e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij...", (El-Muddeth-thir, 31).
Një nga argumentet apo fenomenet natyrore janë edhe erërat, si krijesë nga krijesat e Zotit, të cilat syri i njeriut nuk mund t'i shohë, por mund t'i ndiejë dhe t'i shohë gjurmët e tyre. Këto erëra mund të shfaqin mëshirën dhe freskinë: "Nga argumentet e Tij është edhe që, Ai t'i lëshojë erërat përgëzuese dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun)." (Er-Rrum 46), por njëkohësisht edhe ndëshkimin, me urdhrin e Krijuesit të tyre: "Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese." (Edh-Dharijat, 41).
Fillimi i kësaj sureje të bekuar me betimin në erërat, të cilat ngrenë-çojnë pluhurin, na vë në dijeni për madhështinë dhe dobitë e erërave për jetesën në tokë. Këto erëra, që në përditshmërinë tonë i gje jmë të forcave dhe intensiteteve të ndryshme, janë studiuar mirë nga dijetarët e shkencave natyrore, por edhe të atyre fetare. Nga ajo që kemi mësuar nga shkenca është edhe fakti se dobitë e erërave për banorët e Tokës janë të shumta. Është e ditur se në mungesë të erës, jeta mbi sipërfaqen e tokës do të ishte e pamundur, në çfarëdo forme qoftë. Dhe, pikërisht janë erërat si shkak që shiu i bekuar të pikojë nga qielli, me urdhrin e Allahut, duke qenë përgëzuese i mirësive dhe mëshirës së Allahut për banorët e Tokës.
"Ai është që i lëshon erërat si përgëzim (sihariq) pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bar tin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit)." (El-A'raf, 57).
Erërat, me lejen e Allahut, e kanë edhe një funksion tjetër madhor për jetën tonë. Ato, duke bartur farërat, i frytëzojnë (mbarsin) pemët dhe frutat nëpër tokë: Në lidhje me këtë shih ajetin 22 të sures El-Hixhr, ku Allahu xh.sh. thotë: "Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë jua japim ta pini."
Një tjetër funksion i erërave është se ato lëvizin ujërat e tokës, dhe po të mos ishin këto erëra uji do të qëndronte në një vend, i palëvizshëm, me se do të pamundësohej jeta në Tokë. Ka'bel Ahbari, në lidhje me këtë, thotë: "Po të ndaleshin së fryri erërat, për tre ditë, çdo gjë në mes Tokës e Qiellit do të prishej, kalbej e merrte erë.
Duke gjurmuar nëpër tefsirë të ndryshëm, shohim se dijetarët i kanë dhënë një rëndësi shumë të madhe komentimit të ajeteve që kanë të bëjnë me erërat. Ata, ndër të tjera, kanë theksuar se në Kuran janë përmendur këto lloje të erërave:
1. El-Mubesh-shirat - (Erërat përgëzuese) - "Nga argumentet e Tij është edhe që, Ai t'i lëshojë erërat përgëzuese dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun)..." (Er-Rrum, 46).
2. En-Nashirat - (Erërat shpërndarëse), të cilat janë përgjegjëse për lëvizjen e të gjitha llojeve të reve, me urdhrin e Allahut. "Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve, dhe që i shpërnda jnë!" (El-Murselat, 3). Ky është mendim i dijetarëve të cilët fjalën"En-Nashirat" e komentojnë në kon tekst të erës, ndonëse shumica e dijetarëve janë të mendimit se kjo fjalë nënkupton engjëjt përgjegjës për shpërndarjen e erërave dhe reve.
3. El-Murselat - "Pasha erërat që fryjnë një pas një (pandërprerë)!" (El-Murselat, 1).
4. Edh-Dharijat - Erërat që ngrenë e çojnë pluhurin-dheun, dhe po ashtu shpërndajnë farërat, duke bërë edhe fekondimin e frutave: "Betohem në erërat që ngrenë-çojnë (dheun-pluhurin)", (Edh-Dharijat, 1).
5. Levakih - (Erërat mbarësuese), që frytëojnë pemët dhe frutat e tokës: "Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë jua japim ta pini." (El-Hixhr, 22).
Pesë llojet e para të erërave ishin erëra e mëshirës, të cilat bartin retë e shiut duke sjellë freski dhe duke ujitur tokën, për të dhënë fruta, ndërkohë që katër erërat që do të përmenden në vazhdim janë erëra të ndëshkimit, me të cilat Alla hu xh.sh. ka shkatërruar popujt e ndryshëm.
6. Er-Rrihu-s-Sarsar - (Furtunë shungulluese): "Kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë e rreptë shungulluese." (El-Hakkah, 6).
7. Al-Akim - (Erë rrënuese-shkatërruese): "Edhe në Adin (kemi lënë shenjë), kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese." (Edh-Dharijat, 41).
8. El-Kasif - (Uragan shkatërrues). Kjo erë e fortë është një lloj uragani, që është në gjendje të trazojë valët e detit, duke shkaktuar cunami me vale gjigante: "A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës...?!" (Isra'ë 69).
9. Al-Asif - Uragan i intensitetit më të lartë, i cili shkallmon e shkatërron çdo gjë para vetes, duke shkaktuar stuhi e furtuna shumë të mëdha. "Pasha erërat që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë." (El-Murselat, 2).
Komentatorët e Kuranit japin shpjegime se fjala "Rih", "Riha-n", ose e shoqëruar me "lamin shques" - "Er-Rrihu", në njëjës, në Ku ran është përmendur 18 herë. Një herë tjetër është përmendur në trajtën "rihukum", dhe pothuajse gjithmonë nënkupton ndëshkimin dhe azabin që ka zbritur për popujt e prishur e kryeneçë ndaj urdhrave të Allahut, përveç në tre raste: (Jusuf, 94); (Junus, 22), dhe (El-En bija'ë, 81). Kurse fjala "Rijah", ose "Er-Rrijah", në shumës, në Kuran ka ardhur gjithsej 10 herë, dhe gjithmonë nënkupton shoqërimin e erërave me mëshirë, përgëzim, si bartëse të reve që sjellin shi ujitës, erëra mbarësuese etj..


Edukata islame ndaj erërave si fenomen natyror


Myslimanët, të pajisur me edukatën e lartë kuranore dhe atë profetike, duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj këtyre fenomeneve natyrore, sidomos erës. Duke pasur parasysh se erërat, siç thamë, janë ushtri nga ushtritë e Allahut, duhet kuptuar se pas tyre qëndrojnë urtësi të shumta. Ato mund të jenë erëra mëshire, por edhe erëra shkatër ruese. Në lidhje me këtë edukatë që myslimanët duhet ta kenë flasin shumë hadithe të Resulullahit s.a.v.s., ndër të cilët kemi përzgjedhur këta:
- Transmeton Muslimi, në Sahihun e tij, nga Aisheja r.a., të ketë thënë: "Në ditën që frynte fort dhe ishte e vranët, vërehej qartë shqetësimi në fytyrën e të Dërguarit të Allahut. Ai ecte herë para e herë prapa (nga shqetësimi). Nëse binte shi, gëzo hej dhe i largohej mërzia. Aisheja thotë: "E pyeta të Dërguarin e Allahut se përse tërë ky shqetësim?", ndërsa ai më tha: "Kisha frikë në mos ishte dënim të cilin Allahu mund t'ia dërgojë umetiti tim." Aisheja r.a. sërish thotë se, kur ai shihte që po binte shi, thoshte: "Mëshirë."
- Në një transmetim tjetër nga Buhariu, i Dërguari i Allahut ka thënë: "Oj Aishe, kush më garanton mua që në të nuk ka ndëshkim? Më parë, shumë prej popujve janë ndëshkuar me erë...!"
- Transmetohet nga Ubejj bin Ka'bi, të ketë thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Mos e shani erën (frymën). Nëse shihni diçka që nuk ju pëlqen (e urreni) thoni: "o Allah, ne kërkojmë nga Ti të mirat e kësaj ere, të mirat që ajo i ka, dhe të mirat me të cilat është urdhëruar, dhe kërkojmë mbro jtjen Tënde nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që ndodhet në të, dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar!"
Nga ana e Pejgamberit a.s. po ashtu jemi të porositur që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dëmi i erërave e shtrëngatave. Transmeton Ukbe bin Amir, i cili thotë: "Derisa një ditë po ecja më të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. ndërmjet Xhuhfes dhe Ebvasë, na mbuloi një errësirë e shoqëruar me erë-frymë të fortë. Ndërkohë, i Dërguari i Allahut f illoi të kërkonte mbrojtjen e Allahut me suret: (Kul eudhubirabbi-l felek) dhe (Kul eudhubirab bi-n-nas). Ai m'u drejtua mua e më tha: "O Ukbe, kërko mbrojtje tek Allahu me këto dy sure, sepse askush nuk ka kërkuar mbrojtje me diçka të ng jashme si me këto dy sure!" Ukbe vazhdon e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin a.s. si imam të na i lexonte këto dy sure në namaz."


___________________________________
(1) TransmetonTirmidhiu, me konstatimin: hadith 'ha sensahih'. (2) TransmetonEbuDavudi, ndërkohëqë Imam Albani e konsideronsi "Sahih" në "Sahihu-t-Tergib".


 


Sabri Bajgora


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Promovohen “Akaidi islam: Parimet, zhvillimi dhe shkollat” dhe “Ixhazetnamet e Sherif ef.Ahmetit”