Argumentet rreth ekzistimit të Zotit dhe Njëshmërisë së Tij në proceset e ekzistencës
"A mos vallë u krijuan nga hiçi apo mos ata janë krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë të bindur. A mos te ata janë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos ata i mbizotërojnë?! A mos kanë ata shkallë (për në qiell) me të cilat e përgjojnë atë?! Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre dëshmi (argument) të qartë! Vallë, a për Atë (Allahun) janë vajzat e për ju djemtë?! A mos po kërkon ti shpërblim prej tyre, që të kenë frikë se mos po ngarkohen me ndonjë detyrim (tatim)?! A mos ata zotërojnë të fshehtën, kështu që mund ta përshkrua jnë?! A mos duan të ngrenë kurthe kundër teje? Ta dinë se mohuesit (jobesimtarët) vetë do të bien në kurthe! A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Qoftë i lartësuar Allahu nga ajo që i përshkruajnë shok!" (Et Tur, 35-43)
Lidhshmëria e këtyre ajeteve me ato paraprake
Në ajetet paraprake, ishim dëshmitarë të shpifjeve të idhujtarëve kurejshitë ndaj Pejgamberit të mëshirës, duke e quajtur atë falltar, poet e madje edhe si të çmendur, por po ashtu pamë edhe zhvlerësimin e shpifjeve të tyre tendencioze nga ana e Allahut xh.sh., se Muhamedi a.s. me dhuntitë dhe mirësitë e Zotit të vet, as nuk ishte falltar, as poet e as i çmendur, por i përzgjedhuri i Zotit të gjithësisë që të shpërndante dritën e besimit të pastër, në mesin e banorëve të tokës. Pikërisht, për ta vërtetuar madhësht inë e misionit të tij, Allahu xh.sh. në vazhdim sjell edhe shumë pyetje provokuese ndaj idhujtarëve që ata të kuptojnë se ky Kuran është fjalë e Allahut fuqiplotë, në të cilën ka dritë dhe udhëzim.
Koment:
35. A mos vallë u krijuan nga hiçi apo mos ata janë krijues të vetvetes?!
Pyetjet ironike drejtuar idhujtarëve mekas nuk kanë të ndalur. Ato kanë një qëllim shumë të thellë e shumëdimensional, të kthjellin mendjet e tyre e t'i kthe hen arsyes së shëndoshë, që të besojnë në Allahun e Plotfuqishëm, me anë të argumenteve logjike.
Pyetja e radhës sa është sarkastike, aq është edhe ironike, sepse idhujtarëve që nuk po bindeshin dot nga thirrja e Muhamedit a.s. që të besonin, tash, i Plotfuqishmi u drejtohet me fjalët: "Nëse ju nuk po besoni në Allahun si krijues, atëherë mos vallë jeni krijuar nga asgjëja-hiçi, apo mos vallë, jeni krijues të vetvetes?!" Dhe meqë nuk ka ndonjë përgjigje nga ta, atëherë logjikisht, vetvetiu bëhet e qartë se Allahu është krijues i tyre dhe i tërë kësaj ekzistence madhështore, sepse Ai është Shpikësi dhe Krijuesi i saj, Ai është ekzisten ca e domosdoshme, ndërkohë që tërë universi është ekzistencë e mundshme. Në mesin e kësaj ekzistence të mundshme bën pjesë edhe vetë njeriu, i cili më parë as që ka ekzistuar e as që ka qenë diçka e përmendur, para se atë ta krijonte e fisnikëronte Allahu i Gjithëpushtetshëm. Në Kuran ka me dhjetëra ajete që përforcojnë këtë gjë, sa për t'ua mbyllur gojët jobesi mtarëve, mendjet e të cilëve ishin errësuar, si p.sh.: "Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë (e gjatë) kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t'u përmen dur?!" (El Insan, 1).
36.A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë të bindur.
Pyetja e radhës për idhujtarët është nëse ata i kanë krijuar qiejt dhe tokën dhe gjithçka në to, meqë me kaq ngulm po mohonin Krijuesin e tyre të vetëm, Allahun xh.sh. Qiejt dhe Toka, janë vepra më madhështore e krijimit nga ana e Allahut fuqiplotë, andaj, për t'ua bërë me dije idhujtarëve dhe jobesimtarëve vogëlsinë e tyre, Allahu xh.sh. ua bën këtë pyetje provokuese. Sigurisht se ata nuk mund të pretendojnë diçka të tillë kaq madhështore, por marrëzia e mendjeve të tyre i shtynte të mohonin Allahun xh.sh. dhe ringjalljen pas vdekjes.(1) Të gjithë njerëzit, po edhe xhinët, përfshirë edhe çdo lloj krijesash tjera të kësaj ekzistence, nuk janë në gjendje të krijojnë qiejt dhe tokën, e as të dhurojnë jetë, sepse kjo është kompetencë vetëm e Krijuesit të Pashoq, Allahut xh.sh.
37. A mos te ata janë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos ata i mbizotërojnë?!
Mosbesimi shkakton një mbyllje në vetvete nga realiteti që të rrethon, e në këtë rast mbylljen e zemrës dhe të mendjes brenda guaskës së kufrit, duke mos lejuar që drita hyjnore të depërtojë e të shndrisë mend jen, trupin dhe shpirtin. Andaj edhe pyetja e radhës për idhujtarët ka të bëjë pikërisht me faktin se njeriu sado që të përpiqet, nuk ka aftësi të pretendojë se ka në mbizotërim thesaret e Zotit xh.sh., të cilat nënkup tojnë rrëskun, pejgamberinë dhe çdo gjë tjetër. Ata as nuk mund të jenë mbizotërues të kësaj gjithësie e as kanë mundësi të kontrollojnë jetët e krijesave të tjera, sepse kjo është kompetencë vetëm e Allahut të Gjithë pushtetshëm, i Cili kujdeset për rrëskun e krijesave dhe mbarëvajtjen e këtij universi.
38. A mos kanë ata shkallë (për në qiell) me të cilat e përgjojnë atë?!Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre dëshmi (argument) të qartë!
Nëse njerëzit, të shtyrë nga intrigat e djallit të mallkuar, arrijnë deri në atë gradë sa të pretendojnë se i dinë sekret e universit, atëherë Allahu xh. sh. i ka sfiduar të tillët me pyetjen: Nëse mendoni se keni mundësi dhe shkallë për të përgjuar fshehtësitë e hapësirave qiellore, në botën e engjëjve, atëherë përgjuesi juaj le të sjellë dëshmi e argumente të qarta, ashtu siç po i sjell Muha medi a.s. argumentet e qarta, se shpallja që po i vjen atij është e vërtetë dhe është fjalë e Zotit të Plotfuqishëm.(2)
Nisur nga perspektiva e atëhershme kohore, po edhe të kësaj të sotmes, nëse njerëzimi vërtet mendon se ka arritur të eksplorojë një pjesë të universit me anë të teleskopëve gjigantë, kur ne e dimë se teknikisht vetëm Hëna është eksploruar shumë pak, atëherë me çfarë mund të mburren ithtarët e kësaj teorie?! Sigurisht që të gjitha këto bien në ujë, sepse njeriu kurrë nuk do të mund të arrijë në këto skaje të paimagjinueshme të universit, as tash e as në të ardhmen, sepse kjo është tej mundësive të tij aktuale fizike.
39. Vallë, a për Atë (Allahun) janë vajzat e për ju djemtë?!
Pasi që ajetet paraprake hodhën poshtë pretendimet e mohuesve për Njëshmërinë e Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. në këtë ajet, ua kthen përgjigjen dhe kundërsh timin në formë kërcënuese(3) të gjithë atyre që mendojnë se engjëjt janë bijat e Zotit, duke thënë: "Vallë, si po i përshkruani Allahut se të Tij janë vajzat siç i emërtonin arabët melaqet-engjëjt, e për ju janë djemtë?" Në Kuran janë edhe disa ajete që flasin për marrëzitë e idhujtarëve mekas, teksa i përshkruanin engjëjt si femra, apo si bija të Allahut, i pastër është Ai nga këto shpifje. Pikërisht për shkak të këtyre blasfemive, në këtë ajet shohim një kërcënim të hapët ndaj idhujtarëve, sepse është marrëzi e vërtetë të pretendosh gjëra të tilla për Allahut, kur di het se Ai ka thënë: "Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur, dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (El Ihlas, 1-4).
40. A mos po kërkon ti shpërblim prej tyre, që të kenë frikë se mos po ngarkohen me ndonjë detyrim (tatim)?!
Edhe ky ajet është një sarkazëm hyjnore ndaj idhujtarëve mekas, e cila nënkupton pyetjen ironike nëse ti o Muhamed je duke kërkuar nga ata ndonjë shpërblim për punën që je duke e bërë, me thirrjen që t'i besojnë Allahut xh.sh.. Natyrisht, që i Dërguari a.s. nuk kërkonte kurrfarë shpërblimi, sepse misioni me të cilin e kishte ngarkuar Krijuesi i botëve, ishte shumë më i lartë e më fisnik sesa kërkimi i ndonjë shpërblimi nga idhujtarët, të cilët ishin mbyllur në lëvozhgën e errët të mosbesimit.
Përgjigjja hyjnore që vetvetiu nënkuptohet në këtë rast, është dëshmia e qartë se Muhamedi a.s. në asnjë mënyrë nuk po i ngarkonte idhujtarët përtej mundësive të tyre, por nga thellësia e shpirtit të pastër e fisnik e dëshironte udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë.
41. A mos ata zotërojnë të fshehtën, kështu që mund ta përshkruajnë?!
E fshehta-gajbi, është një sekret dhe fshehtësi, në të cilën nuk ka qasje askush pos Krijuesit fuqiplotë, prandaj edhe pyetja sfiduese e radhës është nëse idhujtarët që nuk po besonin, posedonin mundësinë apo kishin qasje në fshehtësitë të këtij universi dhe pastaj ato fshehtësi po ua përcjellin njerëzve të tjerë që t'i shkrua jnë. Sipas Ibën Abasit, kjo formë pyetëse e ajetit synon kuptimin nëse idhujtarët mohues kanë qasje në Levhi Mahfudh,(4) dhe nga aty i marrin dhe i përshkruajnë shënimet për njerëzit?
Përgjigjja natyrisht që është negative, sepse as idhujtarët e as dikush tjetër nuk e di të fshehtën dhe të ardhmen pos Atij që i ka krijuar dhe i mbikëqyr proceset në këtë gjithësi-Allahut xh.sh. Madje as vetë i Dërguari i Allahut, nuk ka qasje në këtë botë të gajbit, por vetëm se informohet me vahj - inspirim dhe shpallje nga Zoti i Gjithëdijshëm, që pastaj atë t'ua përcjellë njerëzimit dhe në veçanti besimtarëve.
42. A mos duan të ngrenë kurthe kundër teje? Ta dinë se mohuesit (jobesimtarët) vetë do të bien në kurthe!
Ky ajet, përveç pyetjeve ironike, përmban edhe një kërcënim të qartë kundër idhujtarëve. Nëse ju pretendoni se e dini të fshehtën, atëherë jeni gënjeshtarë, dhe nëse mendoni dhe planifikoni ta kërcënoni të Dërguarin e Allahut, atëherë dijeni se Allahu do ta marrë atë në mbrojtje, dhe do t'i asgjësojë të gjitha kurthet tuaja ndaj tij dhe ndaj besimtarëve, dhe ju do të bini vetë në kurthet tuaja, ashtu siç kishte ndodhur në betejën e Bedrit.(5) I Madhërishmi thotë: "Allahu të ruan ty prej njerëzve". (El Maide, 67).
Ky është mesazh i qartë nga Allahu xh.sh., se Ai vetë e ka marrë përsipër ruajtjen e Kuranit famëlartë, dhe mbrojtjen e të Dërguarit të Vet, ndërkohë që do të asgjësojë çdo kurth, dredhi a intrigë të armiqve ndaj të Dërguarve të Tij: "E, ata (armiqtë) kurdisën një dredhi, por Allahu iu kundërvu dredhisë së tyre, sepse Alla hu është asgjësuesi më i mirë i dredhive (kurtheve) të tyre."(Ali Imran, 54).
43. A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Qoftë i lartë suar Allahu nga ajo që i përshkruajnë shok!
Pyetja e fundit ironike, e 15-ta me radhë ndaj idhujtarëve, është një tërheqje e vërejtjes ndaj tyre që të largoheshin nga besimet e kota. Njëkohësisht, ky ajet është thirrje e hapët për distancim nga shirku-idhujtaria dhe ftesë në besimin e pastër e të dëlirë.(6)
Pyetja ironike për idhujtarët është nëse ata kanë ndonjë zot tjetër që të mund t'i mbrojë nga dënimi i Allahut? A nuk është kjo marrëzi që të adhurojnë idhuj nga guri e druri, në vend se ta adhurojnë Krijuesin absolut, i Cili i krijoi, i Cili i furnizon me rrësk dhe i Cili kujdeset për çdo gjë në këtë ekzistencë. I pastër dhe i zhveshur është Allahu nga çdo gjë që ia përshkru ajnë idhujtarët. Ai është Krijuesi dhe Shpikësi i kësaj ekzistence që e shohim dhe të asaj që nuk e shohim. I Lartësuar qoftë Allahu në madhërinë e Tij.
Porosia e ajeteve (35-43)
- Mrekullia dhe madhështia e këtyre ajeteve fisnike, pasqyrohet në forcën argumentuese të tyre, saqë asnjë kundërshtari nuk i lë hapësirë manovrimi që të kundër reagojë apo kundërshtojë diç prej tyre. Këto argumente janë shumë të qarta, lehtë të kuptueshme dhe logjiki sht të pranuara. Po t'ia lexosh një të pashkolluari këto ajete, do t'i kuptojë, ashtu siç do t'i kuptojë edhe një intelektual, i ngritur të jetë në grada arsimore. Kjo është madhështia e fjalëve të Allahut, Zotit të botëve, të cilat i kupton çdo mendje dhe zemër e hapur në kërkim të udhëzimit të pastër.
- Nëpërmjet këtyre ajeteve vërtetohet bindshëm Njëshmëria e Allahut xh.sh. dhe fuqia e Tij krijuese, i Cili krijoi ekzistencën dhe tërë atë çka ka në të, përf shirë edhe njeriun.
Të veçuarit e Tij me cilësinë e krijimit, është argumenti më i fuqishëm për pushtetin dhe fuqinë e Tij absolute edhe në ringjalljen e krijesave pas vdekjes së tyre.
- Vetëm Allahu posedon dhe mbizotëron thesaret dhe rrëskun e krijesave. Vetëm Allahu e di të fshehtën e ekzistencës. Në fshehtësitë e Tij nuk ka mundësi të depërtojë askush.
- Injorimi dhe mohimi i shpalljes hyjnore nga ana e idhujtarëve, ishte i pakuptimtë dhe jologjik. Mbase kjo ishte arsyeja që Allahu xh.sh. i ironizoi me sfidën që nëse kanë mundësi të ngriheshin me shkallë deri në hapësirat e larta qiellore e të përgjonin se çfarë është duke ndodhur në këto sfera. Këta sado që të përpiqesh in të bënin ndonjë orvatje të tillë, nuk do të arrinin, ndërkohë që i Dërguari a.s. kishte qasje në vahjin që po i zbriste, madje ai ishte krijesa e vetme njerëzore që me trup dhe me shpirt u ngrit në sferat e paimagjinueshme qiellore, duke qenë në SidretulMunteha. Do t'u mjaf tonte vetëm ky fakt që ata të besonin e të mos talleshin si të marrë me krijesën më fisnike-Muhamedin a.s.
- Nga injoranca e shtresuar për shekuj me radhë në mesin e idhujtarëve arabë, ekzistonte bindja, se engjë jt-melaqet janë bijat e Allahut. Sigurisht që këto bindje ab surde të tyre, i kishin lënë në errësirën e mykur të kufrit.
- Argument tjetër i thirrjes së drejtë të Resulullahut s.a.v.s., ishte edhe fakti se ai nuk kërkonte asnjë shpërblim për mundin e tij, gjatë thirrjes së idhujtarëve në shpëtim.
- Allahu i Plotfuqishëm, ua bën me dije idhujtarëve kurejshë dhe të ngjashmëve me ta, se do ta mbronte të Dërguarin e Tij nga çdo kurth, kërcënim apo e ligë që mund t'i kanosej, ashtu siç e kishte marrë përsipër edhe mbrojtjen e Kuranit, që të mos devijohej a hum bej. Kurthet që mushrikët e Mekës po i përgatitnin për likuidimin fizik të Muhamedit a.s., Allahu xh.sh. do t'i asgjësonte, dhe madje ata vetë do të binin pre e intrigave dhe kurtheve të tyre, ashtu siç ndodhi me ta në Bedër, kur shumë prej figurave udhëheqëse të Me kës, mbetën të vrarë e të poshtëruan në këtë beteje të lavdishme. Allahu xh.sh. thotë: "Dredhia e keqe nuk e godit dikë tjetër përveç atyre që e kurdisën." (Fatir, 43)
- Në fund të këtyre ajeteve, I Lartmadhërishmi e rikthen edhe njëherë në sfond çështjen e Njëshmërisë së Tij, duke pyetur idhujtarët, nëse kanë ndonjë zot tjetër pos Allahut që i ka krijuar, që i furnizon dhe kujdeset për ta, duke e përmbyllur këtë grup ajetesh me fjalët madhështore: "I Pastër dhe i zhveshur qoftë Allahu në Madhërinë e Tij, nga ajo që i përshkruajnë Atij shok apo rival." (vijon)
______________________________________
(1) Imam Xhemaluddin Abdurrahmanel Xhevzij, Zadul Me sir fi Ilmit Tefsir, Bejrut Damask, 1984, vëll. VIII, f. 56.
(2) Tef siri i Meragiut, vëll. 27, f. 35.
(3) MuhtesarTefsir Ibën Kethir (Redaktuar nga Muhamed Ali es Sabuni), Bejrut, 1981, vëll. III, f. 393.
(4) Abdurrahman Et Thealebi, El Xhevahirul Hisan fi Tefsiril Kuran, Bejrut, 1997, vëll. V, f. 318.
(5) Maturidiu, Te'vil atu Ehlis Sunneti(Redaktuar nga dr. Mexhdi Baselum), vëll. IX, f. 411.
(6) Dr. Me'mun Hammush, Et Tefsirul Me'mun, Dam ask, 2007, vëll. VII, f. 462.
Sabri Bajgora