Ebu Hanife: „Mërzia e nënës më rëndoi më shumë se goditjet me kamxhik”
Ibn Hubejre, guvernatori i Irakut, u përpoq ta detyronte imamin Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, që ta pranonte postin e gjykatësit islam (kadiut).
Por, Ebu Hanifja nuk pranoi. Për këtë arsye, e dënuan me 110 goditje me kamxhik. E rrahën aq keq, saqë iu ënjt koka dhe mezi merrte frymë.
Ai i përballoi të gjitha këto vuajtje me guxim dhe durim. Por, kur mori vesh se nëna e tij ishte mërzitur shumë për atë që po i ndodhte, nuk arriti t'i mbante lotët.
Kur më në fund e liruan, tha:
„Mërzia e nënës më rëndoi më shumë se goditjet me kamxhik."
Burimi: Fada'il Ebi Hanife - Virtytet e Ebu Hanifes.
Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.