Një zonjushë e re ishte duke pritur aeroplanin e saj në një aeroport të madh ndërkombëtar.
Për ta thyer monotoninë e pritjes së gjatë, bleu një libër për lexim dhe biskota për të ngrënë. U ul sapo gjeti një vend të lirë dhe filloi të lexojë. Pranë saj ishte ulur një burrë që po ashtu lexonte. Kur filloi të hante biskotën e parë disi u befasua kur pa se edhe burri hante biskotë pikërisht nga pakoja prej së cilës hante edhe ajo. Me nervozizëm mendoi t’ia ledhte fytyrës por e përmbajti veten. Puna nuk mori fund këtu; sa herë që kjo hante ndonjë biskotë, hante edhe burri. E nervozoi shumë por qëndroi e përmbajtur. E kur mbeti biskota e fundit në pako, shikoi dhe tha në vete: “Çfarë do të bëj tash ky i pashije?!” Për rudine e saj, burri e ndau biskotën në dy pjesë, njërën e ngrëni vet ndërsa tjetrën ia la kësaj. E padurueshme është kjo gjendje!- tha në vete. E hidhëruar, ani pse nuk e shprehu një gjë të tille, e mori librin dhe u bë gati të hipte në aeroplan. Kur zuri vendin e saj, hapi çantën të merrte syzet e saj por këtu ndodhi befasia. Pa se në çantë kishte pakon e saj me biskota të paprekur. U trishtua dhe ndjeu një turp të madh. Tash kuptoi se në fakt pakoja prej së cilës kishte ngrënë nuk ka qenë e saj fare por e burrit që ishte pranë dhe se ai nuk ishte i marrë, siç e mendoi, por fisnik ngase ndau me të biskotat pa u ankuar fare. Ndiente në vete një trup dhe marre të madhe. Turpi sikur nuk i la kohë dhe as fjalë për t’i kërkuar falje njeriut për shkak të “shijes së paktë” të saj.
Janë katër gjëra që nuk mund të mund të përmirësohen:
• Gurin nuk mund ta kthesh pasi që e ke hedhur,
• Fjalët pasi që të jenë thënë,
• Shansi pasi që të ketë ikur dhe
• Rinia pasi që të ketë shkuar.
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI