Ky artikull i autorit A. Cressy Morrison, ish-kryetarit të New York Academy of Sciences, për herë të parë u paraqit në “Reader’s Digest” në janar të vitit 1938, e pastaj në rekomandim të C. A. Cirilsonit, F.R.S., profesorit të matematikës në Universitetin Oxford, përsëri u botua në “Reader’s Digest” në nëntor të vitit 1960.
Artikulli zbulon si dituria e detyron shkencëtarin ta pranojë nevojën esenciale për Krijuesin e Përsosur.
Ende gjindemi në fillim të periudhës së diturisë, por drita gjithnjë më e fuqishme paraqet në shesh dorën e Inteligjencës Krijuese. Nëntëdhjetë vjet pas Darvinit¸ kemi ardhur te zbulimet mahnitëse.
Me frymën e humanizmit shkencor dhe fenë të bazuar në dituri edhe më tepër i afrohemi vetëdijes për Zotin. Në emër timin mund t’i numëroj shtatë shkase për qëndrimin tim fetar.
I pari: Në përputhshmëri me rregullat e pakontestueshme matematikore, jemi në gjendje të argumentojmë se kozmosi ynë është i dizajnuar dhe kompletuar nga ana e Mendjes projektuese madhështore.
Paramendoni nëse në xhepin tuaj keni futur dhjetë të holla metalike, të shënuara nga një deri në dhjetë dhe i keni përzier mirë! Tani përpiquni të nxirrni në rend nga një deri në dhjetë, çdo herë duke e kthyer paranë metalike prapa dhe me këtë që të gjitha përsëri t’i përzieni. Matematikisht e dimë që shanset tua që herën e parë numri i tërhequr me qenë një janë një me dhjetë, për tërheqjen një dhe dy në vijim, një me njëqind, për tërheqjen një, dy dhe tre me radhë¸ një me njëmijë dhe kështu me radhë. Shanset tua që t’i nxjerrësh të gjithë, prej një deri në dhjetë në varg, do të arrinin numrin e pabesueshëm nga një shansë në 10.000.000.000 prova. Në bazë të kësaj të njëjtin paragjykim aq kushte ekzakte (të përcaktuara saktë) nevojiten për jetën në Tokë, të cilët nuk mund të ekzistojnë në marrëveshje të drejtë rastësisht. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj njëmijë milje në orë. Sikur të rrotullohej njëqind milje në orë, ditët dhe netët tona do të ishin dhjetë herë më të gjata tani, ndërsa vapa e Diellit do të digjte vegjetacionin gjatë çdo dy ditëve, ndërsa çdo dy net secila bërthamë e përjetuar do të ngrihej.
Më tej, Dielli, burim i jetës sonë, ka temperaturën sipërfaqësore 5500 0C, ndërsa Toka jonë është mjaft larg kështu që kjo “vatër e përhershme” ngroh mjaftueshëm e jo tejmase! Nëse Dielli do të emitonte vetëm gjysmën e rrezatimit të tanishëm, ne do të ngriheshim, e nëse do të emitonte përgjysmë më tepër, ne do të digjeshim! Pjerrësia e Tokës, e cila është nën këndin 23 shkallë, na jep stinët e vitit, e nëse nuk do të ishte kështu e pjerrët, avullimet nga oqeanet do të lëviznin në veri dhe jug, duke na grumbulluar tokën me akull. Nëse hëna p.sh. do të ishte vetëm 80 mijë kilometra më larg, në vend të largësisë së saj momentale, batica do të ishte me përmasa saqë dy herë në ditë kontinentet do të zhyteshin, bile edhe kodrat gati do të erodonin.
Nëse korja e Tokës do të ishte vetëm disa metra më e trashë¸ nuk do të kishte oksigjen, pa të cilin bota shtazore do të zhdukej. Sikur oqeani do të ishte disa metra më i thellë, dioksidi i karbonit dhe oksigjeni do të ishin absorbuar dhe bota bimore nuk do të mund të ekzistonte. Ose, nëse shtresa ynë e atmosferës do të ishte më e hollë, disa meteorë, të cilët çdo ditë me milion ndizen në kozmos, do të godisnin çdo pjesë të rruzullit tokësor, duke përhapur zjarre çdo kund.
Për shkak të këtyre dhe shembujve të radhës, nuk ekziston asnjë nga milion mundësi që jeta në planetin tonë të jetë fryt i rastësisë.
I dyti: Gjeturia e jetës që të lë qëllimin e saj është manifestim i Mendjes Gjithëpërfshirëse.
Në atë se çfarë është vetë jeta asnjë njeri nuk ka depërtuar. Nuk posedon as peshën e as dimensionin, por ka fuqinë - rrënja, e cila rritet nga shkëmbi do të bëjë që shkëmbi të çahet. Jeta ngadhënjen ujin, tokën dhe ajrin, duke udhëhequr me elementet e tyre, duke nxitur në ndarje dhe rregullim të bshkëdyzimeve të tyre. Jeta - si skulptor, formëson të gjitha qeniet e gjalla, si artist, dizajnon çdo gjeth të secilit dru dhe ngjyros çdo lule. Jeta është kompozitor dhe bën që secili zog këndon këngën e tij të dashurisë, që insektet thirrin njëri-tjetrin, në korin e toneve të tyre të shumtë. Jeta është kimist madhështor i cili u jep shije frutave dhe mëlmesave, ndërsa trëndafilit aromë, i cili ndryshon ujin dhe thartirën e karbonit në sheqer dhe dru, dhe në këtë mënyrë duke liruar oksigjenin, bën që kafshët mund ta frymojnë jetën. Hudhe shikimin në pikën gati të padukshme të protoplazmës të tejdukshme dhe ngjashëm me zhelen, e aftë që të lëvizë duke thithur energjinë nga Dielli.
Kjo qelizë e thjeshtë, kjo pikë e tejdukshme sikur mjegulla përmban në vete bërthamën e jetës dhe ka fuqi që të distribuojë këtë jetë të gjitha krijesave të gjalla, të mëdha e të vogla.
Ndikimi i kësaj pike është më i fuqishëm dhe më përfshirës se vegjetacioni jonë, i kafshëve dhe njerëzve, për arsye se tërë jeta vie nga ajo. Natyra nuk e ka krijuar jetën. Kush, pra, atëherë e ka vendosur këtu?
I treti: Gjeturia e kafshëve pa mëdyshje flet për Krijuesin Mirëbërës i Cili inspiroi me instinkt krijesat e vogla të pafuqishme. Lososi i vogël kalon vitet në det, pastaj udhëton deri te bregu i lumit në të cilin derdhet rrjedha ku ka lindur. Kush bën që ai të kthehet me kaq precizitet? Nëse e sillni në rrjedhën tjetër, ai në moment do të sheh se ka devijuar nga udhëtimi i tij, do të kthehet rrugës prapa dhe kthehet te rrjedha kryesore, e pastaj duke notuar kundër rrymës për ta përfunduar fatin e tij sa me më precizitet.
Edhe më vështirë është të zgjidhësh misterin e ngjalës. Kjo krijesë e jashtëzakonshme, kur zhvillohet plotësisht, migron në të gjitha anët e gjithë liqeneve dhe lumenjve, ato nga Evropa me mijëra milje në anët tjera të oqeanit - të gjitha në rrugë kah thellësitë e pafundme në afërsi të Bermudeve. Aty shumëzohen dhe vdesin. Të vegjlit, qartazi pa mundësi njohje të asgjëje pos që gjinden në hapësirat e gjera të ujit, prapëseprapë, gjejnë rrugën për kthim, jo vetëm te brigjet e njëjta nga të cilët kanë ardhur prindërit e tyre, por shkojnë te lumenjtë, liqenet dhe kënetat e vogla - kështu që të gjitha rrjedhat kryesore të ujit gjithmonë janë të banuara me ngjala.
Asnjëherë ngjala amerikane nuk është kapur ne Evropë, dhe as ngjala evropiane nuk ka në ujërat amerikane. Natyra¸ për më tepër shtyn maturimin e ngjalës evropiane një vit ose më shumë për t’i përgatitur për udhëtimin e tyre të gjatë. Çfarë nxit këtë instinkt për orientim? Amza do të mbizotërojë karcyellin, hap zgavrën në tokë, thumbon karcyellin mu në vend të saktë, kështu që ai nuk vdes, por humb vetëdijen dhe vazhdon të jetojë në formë të prodhimit të mishit të konservuar. Pastaj amza ngadalë do të vendos vezët e saj kështu që larvat kur vendosen, munden nga pak ta grimcojnë, e jo ta mbysin insektin me të cilin ushqehen. Mishi i ngordhur për ato do të ishte fatal. Nëna pastaj do të fluturojë dhe vdes, ajo asnjëherë nuk do t’i sheh të vegjlit e saj.
Me siguri amza të gjitha këto duhet t’i bëjë drejtë nga hera e parë dhe këtë për çdo herë, përndryshe nuk do jetë amzë. Këto teknika të fshehta nuk mund të shpjegohen me adaptim, këto janë dhuratë.
I katërti: Njeriu është më shumë se kafshë instiktive - ai posedon fuqinë e mendjes. Asnjëherë nuk ka mbetur ndonjë shkrim për ndonjë kafshë tjetër dhe aftësinë e saj të numërojë deri në dhjetë ose së paku të kuptojë rëndësinë e numrit dhjetë.
Përderisa instinkti si një notë në flaut, e bukur, por e kufizuar, truri i njeriut përfshin të gjitha notat e të gjitha instrumenteve në orkestër. Nuk ka nevojë për elaborimin e kësaj pike të katërt. Duke falënderuar mendjes njerëzore ne jemi në gjendje të mendojmë për mundësinë që këta që jemi, jemi vetëm për arsye që kemi pranuar shkëndinë e Inteligjencës Universale.
I pesti: Dispozicioni dhe paracaktimi në gjithë që e gjalla zbulohet në fenomenet që ne sot njohim, por për të cilat Darvini nuk ka ditur - sikur mrekullia e gjenit. Kaq të imëta janë këto gjene që sikur të gjithë që janë përgjegjës për gjithë njerëzit e gjallë në botë mund të vendosen në një vend, do të ishte kjo më e vogël se maja e gishtit.
Por, këto gjene ultramikroskopike dhe bashkudhëtarët e tyre, kromozomet, banojnë në çdo qelizë të gjallë dhe paraqesin një kod të kompletuar për gjitha karakteristikat njerëzore, shtazore dhe bimore. Maja e gishtit është hapësirë e vogël në të cilin mund të vendosen të gjitha karakteristikat individuale për dy miliard njerëz. Sidoqoftë, faktet mbesin të pakontestuara.
Për këtë, si këto gjene përfshijnë trashëgiminë e tërësishme nga paraardhësit e shumtë dhe ruajnë psikologjinë e secilit individ në këtë hapësirë pakufi të vocërr? Këtu evolucioni, vërtet fillon - në qelizë, entitetin që përmban gjene. Si disa milion atome, të mbjellura në formë të gjeneve ultarmikroskopike - munden në tërësi të mbizotërojnë me çdo gjë në tokë, p.sh. mendjemprehtësia shikimgjatë, parashikimet dhe parapërcaktimet që mund të rrjedhin vetëm nga Inteligjenca Kreative - asnjë hipotezë tjetër nuk është e qëndrueshme.
I gjashti: Duke vëzhguar rregullimin e natyrës jemi të detyruar të shohim që vetëm urtësia e pafund mund të parashikojë dhe rregullojë rregullimin e saj dhe mbikëqyrjen me kaq mendjemprehtësi. Para shumë viteve një lloj kaktusi i mbjellur në Australi si pengesë mbrojtëse. Pa karcyella - armik në Australi, kaktusi filloi të zgjerohet në mënyrë enorme.
Alarmi nuk erdhi përderisa bimët nuk mbuluan regjionin e gjatë dhe të gjerë sikur Anglia, duke shtyrë banorët nga qytetet dhe fshatrat, dhe duke shkatërruar fermat e tyre.
Në kërkim të mbrojtjes etnologët shëtitën tërë botën. Në fund u paraqitën me insektin i cili ushqehet kryesisht me kaktus, dhe nuk ha asgjë tjetër. Gjithashtu ky insekt pa vështirësi mund të shumëzohej dhe nuk kishte armiq në Australi. Pra, insekti shumë shpejtë mbizotëroi kaktusin, dëmtuesi u tërhoq.
Ky kontroll dhe baraspeshë në përgjithësi janë të siguruar. Përse insektet, që shumëzohen me shpejtësi të madhe nuk dominojnë në Tokë?
Për arsye se ata nuk kanë mushkëri çfarë posedojnë njerëzit, ato frymojnë nëpërmes gypave.
Por, si rriten insektet, gypat e tyre nuk zhvillohen paralelisht me rritjen e trupit të tyre. Sikur ky kontroll mbi zhvillimin trupor nuk do të ishte e siguruar, njeriu nuk do të mund të ekzistonte. Paramendoni takimin me insektin të madh sa luani.
I shtati: Fakti që njeriu kultivon në vete idenë për Zotin është argument unikal.
Koncepti i hyjnisë buron nga aftësia e dhënë nga Zoti për njeriun, të cilën nuk e ndajmë nga bota e jonë - aftësi që e quajmë imagjinatë. Me fuqinë e kësaj aftësie, njeriu dhe vetëm njeriu është në gjendje të gjejë argument për gjërat që nuk i sheh. Panoramën që kjo fuqi e zbulon është e pakufishme. Gjithsesi, sa përsoset njeriu, aq imagjinata bëhet realitet shpirtëror.
Nga boshnjakishtja
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi