Krishterja e mbuluar flet për Islamin

Me hixhab mbi kokë, kjo grua flet për gjërat që i ka kuptuar në Islam. Përkundër faktit se gjatë kësaj interviste ishte ende krishtere, ajo vullnetarisht ka zgjedhur të bart hixhabin. Islamin e përqafoi vetëm disa muaj më vonë.

Ajo thotë: "... Tërë jetën kisha interesim për Islamin, prandaj edhe fillova të mësoj më shumë për te. Ndodhi 11. shtatori, unë, si shumë tjerë, isha nën ndikimin e propagandës së fuqishme. Por, pas disa ngjarjeve, fillova të studioj Islamin, dhe zbulova shumë gjëra që janë keqkuptuar dhe janë paraqitur gabimisht, edhe pse faktet themelore të cilat unë i dija ishin të sakta,. Për shembull, gjëja e parë që kam kuptuar është se në Islam nuk ka dhunë, askush nuk mund t’ju detyrojë që të besoni. Gjëja e dytë gjë e kam zbuluar është vëllazëria e mrekullueshme, dhe se muslimanët kujdesen shumë për njëri-tjetrin. U bëra shumë më e lumtur që kur fillova t’i vizitoj xhamitë, të njoftohem me shumë motra, dhe të kaloj kohën me to. Ndjej se nuk kam nevojë të luftoj për të qenë e barabartë me meshkujt dhe të përpiqem të jem si ata, në krahasim me atë që kam ndjerë në shoqërinë tonë amerikane. Ajo që më pëlqen në Islam është se jam mësuar si duhet të jemi të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit, të kujdesemi për njëri-tjetrin. Në krishterim, Bibla thotë: "Jini të mirë me njëri- tjetrin."
Islami ju tregon saktësisht si të sillen ndaj njëri-tjetrit, si të jeni të njerëzishëm dhe si të ruani njëri-tjetrin. Islami është një mënyrë paqësore e jetës, synimi i tij është që njerëzit të jetojnë një jetë të bukur në familje, si burrë dhe grua, dhe brenda komunitetit, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Unë mendoj se muslimanët, me të cilët shoqërohem janë më shumë fetarë në krahasim me atë që kam ndjerë në mesin e krishterëve. Një tjetër koncept në Islam të cilin unë shumë e vlerësoj është koncepti i konsultimit. Kur diskutohet rreth ndonjë problemi, udhëheqësit i dëgjojnë edhe të tjerët, këtë e pashë në veprim. Kjo gjë praktikohet në familje, në qeveri dhe në vende tjera... të gjithë dëgjohen, edhe fëmijët e vegjël, e pastaj çdo gjë merret në shqyrtim, dhe vendimet bazohet në atë që është më e mirë. Kur merret vendimi, njerëzit inkurajohen që ta pasojnë, edhe nëse nuk bien dakord me atë.
Si trajtohet gruaja në Islam?
Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Besoj se në Islam gratë respektohen shumë. Unë dëshiroj ta bart hixhabin, ndihem e veçantë, e mbrojtur, që të tjerëve nuk duhet t’ju tregoj të gjitha, më ndihmon që në një farë forme të jem më e fuqishme. Në Islam, ndihem se jam pranuar si grua, dhe e respektuar si grua. "


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë