Muslimanet në uniformë

Rastet e fundit të diskriminimit tregojnë deri në cilën masë muslimanet e mbuluara, në vend të punës, janë lënë në “mëshirën” e punëdhënësve dhe retorikës së shpeshtë të politikanëve agjitatorë.

Numri i muslimaneve në profesione të ndryshme është në rritje, por për praktikimin e besimit të tyre, ato vendosin të mbajnë shami. Për disa punëdhënës praktika e veshjes së tyre nuk është problem, megjithatë, disa tjerë kundërshtojnë me forcë punësimin e femrave me shami, duke shkelur konventat ndërkombëtare dhe ligjet kombëtare.
Në botën e sotme, muslimanet shpeshherë përballen me diskriminim në tri fusha: gjatë punësimit, në arsim dhe në disa institucione publike.
Edhe pse raportet e Human Rights Watch sugjerojnë se "ndalimi i mbajtjes së shamisë në vendpunim shkel autonominë e individit, të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën private, njëlloj siç bëhet në ato vende ku gratë janë të detyruara ta mbajnë shaminë", rastet e diskriminimit në punësimin e muslimaneve të mbuluara, në mbarë botën janë shumë të shpeshta. Grave të mbuluara, gjatë punësimit, i jepen informata të pasakta në lidhje me vendin e punës, u pamundësohet konkurrimi në disa vende pune dhe u bëhet me dije se ato nuk janë të mirëseardhura. Muslimanet në këtë fushë përballen me diskriminim, pavarësisht nga mosha, edukimi dhe eksperienca në punë.
Jo rrallë, punonjëset e mbuluara diskriminohen me miratimin e rregullave interne rreth veshjes, pavarësisht nga fakti se praktikimi i besimit është definuar në Deklaratën e përgjithshme të të drejtave të njeriut të OKB-së, Paktin ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore të njeriut (në nenet 9 dhe 18) dhe se, sipas këtyre rregullave, kufizimi i lirisë në praktikimin e besimit mund të përshkruhen vetëm me ligj (e jo me vendime, rregulla, e të ngjashme) edhe kur një kufizim i tillë është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike. Ata që propozon një ligj të tillë duhet të dëshmojnë se ekziston nevoja e kufizimit dhe se është e domosdoshme për sigurinë, rendin publik dhe qetësinë , moralin, shëndetin ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirinë e të tjerëve.

Shembuj të zgjidhjeve pozitive

Disa vende çështjen e mbajtjes së shamisë në vendet e punës në shërbimin publik apo kompanitë private i kanë zgjidhur me anë të përshtatjes së uniformave dhe gjetjen e zgjidhjeve që do të kënaqë të gjitha palët. Këto zgjidhje janë dëshmuar si shumë të dobishme për komunitetin lokal dhe kanë kontribuar dukshëm në vendosjen e dialogut dhe rrënjosjen e stereotipeve të shumta për muslimanet.
Kanada: Në forcat e armatosura kanadeze mbajtja e shamisë është e lejuar që nga viti 1996, kur palestinezja Wafa Dabbagh u bë gruaja e parë me shami në ushtrinë kanadeze. Uniforma e saj është përshtatur pjesërisht që t’i përmbush kërkesat e mbulesës. Pas gati 15 viteve të shërbimit në forcat rezerve detare ajo tani mban gradën e komandantit të korvetës, e që është e barabartë me gradën e majorit në këmbësori. Në gusht të vitit 2011. policia në Toronto e ka përshtatur uniformën që t’ju mundësoj policeve muslimanet mbajtjen e shamisë në detyrë.


Wafa Dabbagh, gruaja e parë me shami në ushtrinë Kanadeze

Britani e Madhe: Që nga viti 2001 policia metropolitane në Londër ka lejuar mbajtjen shamisë me uniformën e policisë, duke miratuar katër llojet e stileve të mbulimit në forcat policore. Pastaj, në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2010 edhe forcat policore të zonave Thames Valley, Leicestershire dhe Cambridgeshire kanë inkorporuar shaminë si pjesë standard të uniformave të tyre. Punonjëseve të British Airways gjithashtu u është lejuara mbajtja e shamisë me uniformë. Në mars të vitit 2009 brigada zjarrfikëse e qarkut Lincolnshire ka paraqitur një uniformë të projektuar posaçërisht për punonjëset muslimane. Mike Thomas, shef i kësaj brigade, në atë rast tha: "Nuk ka modele më të mira e pozitive për gratë dhe minoritetet etnike në këto uniforma, prandaj shpresoj se kjo do t’i inkurajon që të regjistrohen në shërbimin tonë."



Australi: Në nëntor të vitit 2004 Maha Sukkar u bë gruaja e parë në Australi të cilës i është lejuar mbajtja e shamisë si pjesë e uniformës policore. Shtetet Victoria dhe Queensland vendimin për lejimin shamisë si pjesë të uniformave policore e lejuan në raste individuale, ndërsa në vitin 2006 policia në Australinë perëndimore e para ka prezantuar uniformat zyrtare të përshtatura për muslimanet dhe Sikët.


Maha Sukkar, gruaja e parë me shami në policinë australiane

Norvegji: Me kërkesë të polices së re me origjinë algjeriane, Keltoum Hasnaoui Missoum, në tetor të vitit 2008 i është lejuar mbajtja e shamisë me uniformë, por për shkak të presionit nga e djathta radikale ai vendimi është tërhequr. Pas ankesës, Gjykatë norvegjeze në gusht të vitit 2010 ka marrë vendim se ndalimi i qeverisë bie ndesh me ligjin shtetëror mbi lirinë e fesë dhe ligjit kundër diskriminimit, dhe se vendimi i tillë ia mohon të drejtën e punësimit në polici një kategorie të qytetarëve të Norvegjisë. Në shpjegimin e vendimit thuhet: "Shamia në një farë mase do të shtrembëroj neutralitetin e uniformave të policisë, por ky është një çmim i vogël i cili duhet paguar për shkak të respektimit të parimeve të barazisë dhe lirisë së besimit." Vendimit pozitiv i ka kontribuar edhe fakti se edhe në shërbimet tjera shtetërore në Norvegji është lejuara mbajtja e shamisë (në forcat e armatosura, doganë, shërbimet tatimore dhe spitalet shtetërore).


Keltoum Hasnaoui Missoum

SHBA: Noor Abdallah, nëpunësja 22 vjeçare në kompaninë ‘Disney’, ka fituar betejën ligjore pasi i është pamundësuar mbajtja e shamisë në vendin e punës. Prandaj në shtator të vitit 2010 kompania ‘Disney’ e ka përshtatur uniformën zyrtare duke ia mundësuar asaj mbajtjen e shamisë në vendin e punës.


Noor Abdallah


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë