Materia dhe atomi në gjithësi

Në natyrë ka një lëvizje, që pareshtur vazhdon të ndryshojë. Gjithçka ekziston për këtë ndryshim: lind, zhvillohet, rritet, vjetrohet dhe vdes.

Pemët lulëzojnë, japin gjethe dhe fryte, të cilat hahen, dhe në organizëm shndërrohen në qeliza. Ja pra, në këtë mënyrë, pareshtur, krijohet zhvillohet dhe gjen jetë. Përsëri shndërrohet në të tjera e të tjera gjëra. Në këtë mënyrë, gjithësia lëviz dhe vazhdon jetën e vet.
Geog Policeri thotë: “Jeta është jetë, vdekja është vdekje”.
Për të shpjeguar gjithësinë, së pari, duhet të njohim atomin. Sipas ligjeve të përgjithshme të fizikes, ”sendet që lëvizin, humbasin energji, dhe kur u mbarohet energjia ndalen”.
Gjithçka është formuar nga materialet, të cilat nuk rreshtin së ndryshuari. E gjithë kjo, ose ka Krijuesin e saj, ose është vetë atomi që ka krijuar materien. Nga kjo, mund të themi, se një ndërtesë është edhe mjeshtër, dhe se ajo ka ndërtuar veten e saj. Afërmendsh, që ne nuk do të pajtohemi. Pra, nëse atomet e kësaj ndërtese nuk kanë forcë të ndërtojnë një ndërtesë kësisoj, atëherë, si është e mundur të ndërtojnë një gjithësi të madhe?!
Muri bëhet nga tullat. Cili mjeshtër murator do t’i rëndiste njëra mbi tjetrën, pa ndonjë plan të përcaktuar, për të na ndërtuar ndonjë shkollë, spital apo qiellgërvishtëse? Tani, nëse themi që këto tulla formohen prej asgjëje, ose vetë, dhe, e po vetë planin, për t’u renditur njëra mbi tjetrën, me qëllim që të formonin një ndërtesë, a do ta kishit besuar? A besoni që atomi ka mend dhe dëshirë?
Nëse njeriu, që është i mençur, i ditur dhe zotëron dëshira, nuk ka mundësi të krijoj një gjethe ose një lule, atëherë, si mund të krijoj diçka materiale, që dihet se nuk ka as mend e as dëshira?
Të gjitha elektricitetet që përfitohen dhe shkëlqejnë në trajtë rrezesh elektromagnetike, përhapin energji; kjo gjendje çon në humbje të energjisë. Gradualisht, lëvizja e atomeve ngadalësohet, dhe vjen një çast, kur nuk t’i bëjnë ballë gravitetit të bërthamës; ndërsa, kur ta humbasin krejt energjinë kinetike, ata do të bien në bërthamë. Kjo na lajmëron, se gjithçka do të gjej fundin e vet. Me këtë rast, po theksoj, se një ndërtesë dhjetëkatëshe do të shndërrohet në pluhur milimetrik.
Njerëzit do të zhduken; sipas përllogaritjeve, kjo duhet të kishte ngjarë më parë, dhe gjithçka do të ishte zhdukur. Pra, elektronet furnizohen me energji, atëherë, cili është burimi i kësaj energjie? Do të thoni se energjia vjen nga Dielli, dhe
përsëri pyesim: po energjia e Diellit, prej nga vjen?
Përsëri do të thoshit se vjen nga brendia e Dielli. Nëse do të ishte kështu, Dielli duhej, që shumë më herët, të ishte harxhuar, për arsye se çdo ditë, Diellit, 564 miliona atome hidrogjen, i shndërrohen në helium, që të prodhojë energji për vete. Prej nga i vjen Diellit kjo energji, dhe në veçanti hidrogjeni? Gjithësia është një ndërtesë, nuk është një mjeshtër. Ajo është pikturë, por jo edhe piktor. Sado që të përparoj shkenca dhe teknologjia, nuk do të mund të krijojnë diçka të madhe sa Toka, dhe as një aeroplan sa miza (që të jetojë, të ushqehet, dhe te vdesë).
Gjithçka që ekziston, Ai e krijoi prej asgjëje, Ai i lëviz botërat, në bazë të ligjshmërisë bukur të përcaktuar, në mënyrë qe t’i shërbejnë njeriut. Të gjitha pyetjet në lidhje me jetën dhe gjithësinë, kanë vetëm një përgjigje, dhe kjo është: vetëm ALLAHU Fuqiplotë, sepse asnjë besim tjetër nuk mund të bindë
mendjen dhe ta kënaqë shpirtin e njeriut.
Ligjet e lëvizjes elektronike: Atomi është i përberë nga protoni, me ngarkesë pozitive, elektroni me ngarkesë negative, dhe neutroni pa ngarkesë. Neutroni dhe protoni janë të përqendruar në bërthamën e atomit, ndërsa elektronet përbejnë mbështjellësen elektronike të bërthamës, e cila rrotullohet rreth kësaj të fundit me një shpejtësi shumë të madhe, në një lëvizje eliptike; është pikërisht kjo shpejtësi marramendëse, që e mban elektronin në lëvizje të përhershme. Sikur të mos ishte kjo lëvizje rrotulluese, masa e bërthamës do të kishte tërhequr masën e elektroneve, dhe atëherë, masa dhe forma e globit tokësor, do të ishin sa ato të vezës së pulës.
Hapësira është shumë e madhe në botën e atomit, dhe masa e elementeve të tij nuk merr veçse një pjesë të vogël të kësaj hapësire; largësia mes bërthamës dhe shtresës elektronike rreth saj, është proporcionalisht sa largësia mes Diellit dhe planetëve.
Nga një këqyrje e sipërfaqshme e atomit, arrijmë në të vërtetat e mëposhtme: Elektroni, në të gjitha atomet ekzistuese, është në lëvizje rrotulluese të përhershme. Nuk ka asnjë argument që të flasë për atë që elektroni ka pasur një pozicion tjetër më parë, e që më pas e ndryshoi, për të kaluar në këtë gjendje.
Sikur të pranonim ekzistencën e këtij pozicioni të mëparshëm, do të kishim nevoj për ndikuesin dhe për forcën qe i beri elektronet të lëvizin pas prehjes, duke e zgjeruar atomin, pasi do të duhej të ishte i ngushtë. Kjo gjithësi është e përberë nga të njëjtat atome, karakteristikat e të cilëve i njohëm, madje nga të njëjtat elemente, për më tepër, këtë lëvizje që e gjejmë tek elektroni, e vëmë re te çdo trup në hapësirë.
Pas këtyre të vërtetave mund të themi: Trupi që rrotullohet, duhet të këtë pasur patjetër një pikënisje kohore-vendore, nga e cila filloi rrotullimin e tij. Dhe, përderisa lëvizja e elektroneve dhe e trupave qiellore është e tille,
ekziston patjetër një pikë fillimi për këtë lëvizje. Kjo fillese, në të vërtetë, është fillesa e ekzistencës së vetë atomeve. Kështu, arritëm në atë, që kjo gjithësi ka një fillim dhe një Krijues, që e krijoi nga asgjëja, sepse nuk mund të rezultojë nga asgjëja ekzistence.
Energjia diellore: Dielli dhe të gjithë diejt (yjet) janë në gjendje emetimi të vazhdueshëm. Dielli e nxjerr ngrohtësinë në forme energjie. Cili është burimi i kësaj energjie?
Në qendrën ose në bërthamën e diellit ka atome që shkatërrohen duke shpërthyer në temperatura shumë të larta; nëpërmjet këtij shpërthimi vigan e të vazhdueshëm lind kjo energji termike qe s’e ka shoqen. Dhe dihet që atomi gjatë shpërthimit humbet një pjesë të masës së tij, pjese e cila kthehet në energji. Kjo do të thotë që, çdo dite dielli i sistemit tone diellor, së bashku me diejt e tjerë në gjithësi (në sistemet e tjera diellore) humbasin një pjese sado të vogël nga masa e tyre. Nëse diejt do të ishin të përjetshëm, a do të ishin ata në pozitën e tyre të tanishme, apo do të kishin shterur si burim energjie?
Në të vërtetë, një pjesë nga kjo energji që shpenzojnë diejt, shndërrohet në lëndë (materie), por pjesa që shndërrohet në materie, është shumë e vogël në krahasim me pjesën që nuk shndërrohet – si yjet në krahasim me diellin. Kështu, përfytyrimi i përjetësisë së gjithësisë së sotme është i pamundur. Për sa i përket asaj që thuhet, se gjithësia në origjine ishte energji, e cila pastaj, e gjitha, u shndërrua në materie, ndërsa tani, është materie dhe po shndërrohet në energji, kurse më vonë do të jetë materie, e kështu me radhë, i përgjigjemi: energjia shfaqet nëse gjendet lënde apo materie që merr atë (lëndë në të cilën kalon). Prandaj, energjia ka nevojë për esence apo për lëndë, dhe pa të është e ngjashme me asgjë.
Dijetaret e vjetër e shpjeguan këtë dukuri në këtë mënyrë: nëse i hedhim një sy gjithësisë, gjithçka që ndodhet në të mund të ndahet në dy grupe: një lloj që qëndron dhe ekziston vetvetiu i pavarur, dhe në mënyrë individuale, dhe lloji i dytë që, nuk ekziston në mënyrë të pavarur e individuale, por ka nevojë për esencë apo për subjekt. Për shembull, trupi i njeriut ekziston i pavarur, ndërsa sëmundja nuk ekziston dot pa trupin e njeriut. Atomi ekziston i pavarur, ndërsa temperatura nuk ekziston pa një subjekt ku të shfaqet. Ato që qëndrojnë në mënyrë të pavarur e individuale i quajtën asencë, substancë, thelb, dhe ato që nuk qëndrojnë në mënyrë të pavarur i quajtën transit, gjë kalimtare dhe joesenciale.
Kështu, atomi është eserice ndërsa temperatura e tij është kalimtare. Energjia kalimtare ka nevojë për substancë që të shfaqet në të. Ndërsa substancat janë të lidhura pazgjidhmërisht me kalimtarët. Prandaj, nuk gjejmë esencë a substancë përveç të shoqëruara me transit. Çdo gjë transit (kalimtare) është dukuri.
Kështu, errësira është dukuri, pak kohë para saj ishte dritë, gjithashtu drita është dukuri, sepse pak momente para saj ishte natë, dhe kështu temperatura e atomeve ka një fillim, e po kështu edhe ftohtësia e tyre.
Arrijmë në përfundimin: çdo gjë transite ka një fillim, e përderisa, çdo subjekt (substancë) shoqërohët nga një transite, e ky transit ka një fillim, rrjedh që, edhe çdo substancë ka një fillim. Kështu, gjithësia, substancat e saj dhe transitet e saj, të gjitha janë fenomene e jo të përjetshme.
Një pyetje nga diskutimi i saj: Njerëzit ndërsa arrijnë në të vërtetën e krijimit të gjithësisë nga ALLAHU, pyesin kush e krijoi ALLAHUN, që ngjizi krijesat? ALLAHU është Krijuesi dhe qenia e tij Krijues, na shtyn te mos mendojmë apo përfytyrojmë që Ai është krijese (i krijuar), sepse po të ishte krijese, nuk do të mund të krijonte. Njeriu, me gjithçka, iu dhanë mundësitë, nuk ka arritur të krijojë gjë nga asgjëja.
Atëherë, si mund te përfytyrojmë Krijuesin e kësaj gjithësie krijese?

Përgjigje:
Nëse vendos një libër mbi tavolinën tënde të punës, pastaj del nga dhoma e kthehesh në të pas pak, dhe e gjen librin, që e le mbi tavolinë, në sirtar, ti beson plotësisht që dikush patjetër e vendosi atë në sirtar, sepse ti e di që, një nga karakteristikat e librit është që ai nuk lëviz vetë. Mbaje mend këtë, që të kalojmë një pike tjetër.
Nëse ishte në dhomë me ty, një person ulur në karrigë, pastaj ti ke dalë nga dhoma dhe, je kthyer në te, pas pak, e ke gjetur këtë person ulur në dysheme, ti nuk pyet për arsye dhe mënyrë të kalimit të tij nga gjendja e mëparshme në të tanishmën, pasi ti e di që, një nga karakteristikat e njeriut është qe ai lëviz vetë nga njëmend në tjetrin, dhe s’ka nevojë për dikë që ta lëvizë. Mbaje mend këtë, që të kalojmë në një pike tjetër.
Përderisa krijesat janë të gjetura (fenomene, dukuri), dhe ne e dimë që, nga natyra dhe karakteristikat e tyre, se ato nuk ekzistojnë vetvetiu të pavarura, merret vesh se, për to, s’ka ekzistence pa një Krijues.
Mësuam qe ky Krijues është ALLAHU i Madhëruar dhe, përderisa përsosmëria hyjnore nuk ka nevojë për ZOT tjetër, madje, një nga karakteristikat e Tij është të ekzistuarit pavarësisht, individualisht e vetvetiu, arrijmë në përfundimin që ALLAHU ekziston vetvetiu, i pavarur e individualisht, dhe s’ka nevojë për dike, që ta beje të ekzistojë. Nëse i vendos dy pikat e para në krah të këtij shpjegimi, çështja u sqarua, dhe truri njerëzor nuk mund të thithë e të kuptojë më thellë.



Shkoqitur nga libri: “THESARE NË KUR’ AN”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani