Këshilla të urta për besimtarin fillestar

All-llahu i madhërishëm në Kur'anin finsik urdhëron e thotë: "Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të". (Esh Shura, 13)

All-llahu i gjithëdijshëm, pra urdhëron vendosjen e fesë, e ky është ligj (ligjvënie) e kohës apo periudhës, duke na urdhëruar që të bashkohemi në xhemat dhe mos të ndahemi, sepse fuqia e All-llahut është në xhemat. "Delja e cila ndahet nga tufa e hanë ujku".
Pra, dora e All-llahut d.m.th. fuqia e Tij është me xhematin. Një i urtë para vdekjes i këshilloi fëmijët e tij, duke u thënë: "Sillmi disa thupra!". Pasi i lidhi u tha: "Thyeni". Ata u munduan por nuk munden. Pastaj i ndau nga një duke u thënë: "Thyeni, tani". Ata i thyen, ndërsa ai u tha: "Kështu do të ndodhë me ju pas meje. Nuk do jeni të mposhtur për derisa jeni të bashkuar, ndërsa nëse ndaheni, armiku do t'u mbizotëroj dhe shkatërroj".
Kështu ndodhte edhe me ata që ndahen nga xhemati. Po, kështu ndodh edhe me njeriun.
Nëse ai bashkon të gjitha forcat për të vendosur fenë e All-llahut, nuk do ta mbizotëroj shejtani, qoftë nga lloji njerëzor apo nga xhinët. Nuk do ta mposhtë me cytjet e tij (vesveset) nëse i ndihmon imani dhe meleku i cili e inspiron. Nëse në një vend tregon pa dëgjueshmëri (mosbindje) ndaj All-llahut xh.sh. mos e lësho atë vend përderisa nuk bën ndonjë ibadet, sepse mu sikur ky vend do të dëshmoj kundër teje (për pa dëgjueshmëri), ibadeti pas (vepra e mirë) do të dëshmoj në dobinë tënde. Kështu vepro edhe me petkun tënd nëse në të ke vërë mëkat. Gjithashtu kur shkurton mustaqet, qimet nga vendet e turpshme, thonjtë ose kur qeth flokët, mos i mënjano pa qenë me abdes dhe duke përmendur All-llahun e madhërishëm, sepse të gjitha do të bëjnë dëshmi në atë gjendje.
Më së paku që mund të bësh nga ibadeti në gjendjet e përmendura është që ti lutesh All-llahut, duke kërkuar falje nga Ai, duke përkujtuar urdhrin e Tij në Kur'an: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem." (Gafir, 60)
Pra, Ai të urdhëron që ta thirresh (ti lutesh), e më pastaj në këtë verset thotë: "...e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje." (Gafir, 60)
Këtu me adhurim (ibadet) nënkuptohet duaja, gjegjësisht të thirrurit e All-llahut d.m.th. ata janë mendjemëdhenj dhe nuk dëshirojnë të tregojnë përulësi dhe modesti ndaj All-llahut. Pra, All-llahu duanë e quajti ibadet (adhurim) (formë apo lloj robërimi), ndërsa ibadeti nënkupton përulësi, përkushtim, e ata që në këtë pikëpamje janë kryelartë, siç aludon verseti kuranor: "...do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem". (Gafir, 60)
Ndërsa nëse veprojnë ashtu siç u urdhëron d.m.th. bëjnë ibadet, gjegjësisht bëjnë dua, All-llahu do ti shpërblej me Xhenet.
Një ditë kam shkuar në banjo publike (hamam) për t'u larë, dhe aty e takova Nexhmuddin Ebu Muali ibn el-Lehibin, i cili ishte shoku im. Në ndërkohë ai e thirri rojtarin që t'ia qethë kokën, ndërsa unë i thash: "O Ebu Muali", ndërsa ai para se me e vazhduar të flas unë tha: "Me abdes jam, e kuptoj çfarë dëshiron të më thuash".
Unë u habita me shpejtësinë e kuptimit të tij, dhe në përkujtesën e tij, andaj i thashë: "All-llahu të bekoftë. Betohem në All-llahun që të thirra vetëm e vetëm për të ditur a je me abdes dhe që të bësh dhikër përderisa qethesh". Këtë bërje të veprave të mira në rastet e përmendura njerëzit e bëjnë asgjë. Bile disa thonë: "Nëse në një vend bën padëgjueshmëri ndaj All-llahut, menjëherë lëshoje këtë ata e thonë për arsye se frikësohen që ai vend mos i përkujton në mosbindje. Por, ti mu në atë vend shprehi bindje All-llahut, e më pas lëshoje. Gjithashtu kurdo që e kujton ndonjë mëkat që e ke bërë, në atë moment pendohu dhe kërko nga All-llahu që të falë.
Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: "Pas veprës së keqe bëje të mirën, ngase kjo e fshinë atë", ndërsa All-llahu i madhërishëm thotë: "S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat". (Hudë, 114)
Por, me këtë rast duhet të kesh peshojën me të cilën do të njohësh marrëdhënien në mes veprave të këqija dhe të mira të cilat i peshon.
Duhet të kesh mendim të mirë për Zotin tënd në çdo gjendje tënde, e kurrsesi mendim të keq për Te, sepse ti nuk e di që gjatë frymëmarrjes ndoshta do të jetë fryma e fundit pas së cilës do të vdes, e ta takosh All-llahun duke pasur mendim të mirë. Lëri ata që thonë se për All-llahun duhet pasur mendim të mirë para vdekjes. Përkujto fjalët e All-llahut të madhërishëm: "Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë. Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju". (El Vakia, 60-61)
Pra mund të ndodhë që All-llahu të krijon në formë të re, në atë që e ke lëshuar frymën e fundit, duke u takuar me Te, duke pasur mendim të keq.
Nga Pejgamberi, s.a.v.s. përmendet hadithi kudsi i vërtetuar në të cilin All-llahu i madhërishëm thotë: "Unë jam sipas mendimit të robit për Mua, andaj le të mendoj mirë për Mua", pa e lidhur këtë me ndonjë kohë të caktuar. Mendimi yt i mirë për All-llahun le të shihet në diturinë që Ai kalon nëpër mëkatet dhe falë, duke përkujtua fjalët e All-llahut: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut,..." (Ez Zumer, 53)
Me këtë Ai e ka ndaluar ta humbasësh shpresën, e pastaj shpallë, e shpallja e Tij është e vërtetë e cila nuk ndërpritet, dhe thotë në vijim: ".All-llahu i falë të gjitha mëkatet." (Ez Zumer, 53)
duke mos i specifikuar disa prej mëkateve, dhe këtë e vërteton me fjalët "të gjitha mëkatet", e pastaj këtë e plotëson duke thënë: "Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Ez Zumer, 53) ngase mëshira e Tij tejkalon hidhërimin e Tij.
Pra, Ai tha: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj." (Ez Zumer, 53) duke mos përmendur asnjë mëkat të veçantë. Përveç kësaj tha: "O robërit e Mi", duke na quajtur robër të Tij, ndërsa nëpërmes robit Tij të mirë Isait a.s. tha: "Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu." (El Maide, 118) e kjo është nder e veçantë me qenë rob i All-llahut të madhërishëm.



Përgatiti Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani