Promovohet libri Ekonomia dhe Bankimi Islam i autorit dr. Islam Hasani

Botimi në gjuhën shqipe vjen në kohë të duhur si thirrje për njohjen dhe aplikimin e sistemit ekonomik Islamik

Më 2 korrik 2013 në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare e Universitare u promovua libri "Ekonomia dhe Bankimi islam (Konceptet themelore)", të autorit dr. Islam Hasani.
Duke i përshëndetur të pranishmit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u shpreh: “jemi tubuar sot në këtë sallë për të promovuar një libër shumë domethënës dhe të veçantë, libër i parë i këtij lloji i shkruar në gjuhën shqipe, i cili shtjellon tema deri tash të pa shtjelluara në mesin e lexuesit shqiptar. Autori i libri Dr. Islam Hasani me një përkushtim, vizion e maturi, fiton guximin intelektual që të jetë prijatar i kësaj fushe, e kjo i shton edhe më vlerën e librit të cilin sot po e promovojmë.”
Më tutje, Myftiu për librin, tha: "Temat e këtij libri autori i trajton përmes një stili të lehtë e të rrjedhshëm, duke mos lënë shteg për dyshime apo dilema te lexuesit edhe në dritën e ajeteve dhe thënieve të Muhamedit a.s. duke ftuar njerëzit në organizimin e jetës edhe në aspektin ekonomik Islam. Përmes këtij libri autori synon transmetimin e mesazhit hyjnorë ekonomiko islam tek të gjithë, duke i nxitur lexuesit që të mendojnë rreth këtyre temave, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe bankimin Islam".






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani