Lind ‘hallall Google’

Muslimanët në mbarë botën tashmë mund të përdorin motorin e tyre të kërkimit, i cili bllokon fjalët e ndaluara sipas ligjit islam.

Fjala është për Halalgoogling, i konceptuar si një miksim mes googlit dhe bingut, por me një sistem filtrash shtesë që ndalojnë fjalët që cilësohen si të ndaluara në fenë islame.
Ajo që bie në sy menjëherë që në faqen e parë të këtij motori kërkimi është fakti se ndryshe nga faqet e tjera tradicionale të kësaj fushe si google apo yahoo, mungon kategoria e fotove. Kjo shpjegohet me kulturën islame, ku sipas saj ‘krijuesit’ e imazheve të njerëzve dhe kafshëve dënohen dhe janë të lidhura me ligjet kundër idhujtarisë.
Në një transmetim te Profetit Muhamed (a.s.), thuhet se ata që do të dënohen më shumë nga Zoti Ditën e Gjykimit do të jenë ‘krijuesit’ e imazheve.
Halalgoogling, është realizuar nga një grup ekspertesh të kërkimit në internet, të cilët kanë më shumë se pesë vjet që punojnë për këtë projekt.
Sikurse thuhet në faqen online ideja e këtij projekti erdhi pas shqetësimit që prindërit kishin shfaqur për fëmijët e tyre si dhe për të ruajtur një kulturë të shëndetshme të islamit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani