Palestina – Përhapja e fesë Islame në Palestinë

Pozita gjeografike

Palestina ndodhet në jugperëndim të kontinentit të Azisë, përkatësisht në pjesën jugore të bregdetit lindor të detit Mesdhe.
Pozita gjeografike e Palestinës ka një rëndësi të madhe strategjike dhe konsiderohet pikëndërmjetësimi me vlerë të theksuar, ngase luan rolin e urës lidhëse ndërmjet tri kontinenteve: Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Sot Palestina zyrtarisht përfshin dy rajone: Rripin e Gazës dhe atë të Bregut Perëndimor. Rripi i Gazës – territor i Autoriteteve Palestineze – kufizohet me dy shtete fqinje: me Egjiptin me një gjatësi prej 11 km dhe me Izraelin në një gjatësi deri në 51 km. Bregu Perëndimor – territori i Autoriteteve Palestineze – kufizohet gjithashtu me dy shtete fqinje: me Izraelin në një gjatësi 307 km dhe me Jordaninë në një gjatësi deri në 97 km. Vendi mori emrin e vet Palestinë, nga palestinezët e lashtë, të cilët, pasi kishin emigruar nga ujdhesat e sotme greke, rreth vitit 2000 p. e. s. u vendosën në zonat bregdetare të Palestinës. Historianë të njohur grekë dhe latinë, siç ishte dhe Herodoti, territorin e bregdetit palestinez e quajtën Palestinë.

Jerusalemi (Kudsi): Kryeqyteti i Palestinës ndodhet afërsisht në pjesën qendrore të shtetit,i cili, për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve, konsiderohet qyteti më i madh historik i vendit, si dhe më i rëndësishmi si qendër fetare dhe ekonomike. Jerusalemi ka 933.113 banorë banorë (2012)

Të dhëna statistikore*:

• Emri ndërkombëtar në anglisht: State of Palestine.
• Emri zyrtar: Shteti i Palestinës.
• Sistemi i qeverisjes: Autoriteti Kombëtar Palestinez.
• Sipërfaqja: 10, 020 km².
• Numri i banorëve: 4. 300. 000 (2011).
• Dendësia: 667 (banorë në 1 km²).
• Feja: Bregu Perëndimor: Myslimanë 75%, hebrenj 17%, të krishterë 8%. Rripi i Gazës: Myslimanë 99.3%, të krishterë 0. 7%.
• Kryeqyteti: Jerusalemi (llogaritet edhe qyteti më i madh i vendit), Ramallah – Qendra e Autoriteteve Kombëtare Palestineze dhe e Bregut Perëndimor –, Gaza – Qendra e Administrimit në Rripin e Gazës.
• Qytete të tjera: Bejt-Lahm, Gaza, Halil, Xhenin, Eriha, Nablus, Rafah, Ramallah, Tulkerm, Bejrhanun etj..
• Grupet etnike: Bregu Perëndimor: Palestinezë arabë. Gaza: Palestinezë arabë 83%, hebrenj 17%.
• Gjuhët kryesore: Arabe (gjuhë zyrtare), hebreje dhe angleze.
• Njësia monetare: Dinari jordanez, dollari amerikan dhe monedha izraelite, siç është: Shekeli Israelit (1. 00 ILS = 0. 212 EUR).
• Data e pavarësisë: 10 tetor 1993 – Themelimi i Autoriteteve Kombëtare Palestineze. Më 15 nëntor 1988 – Shpallja e Pavarësisë.
• Festë kombëtare: 15 nëntor 1988 (Dita e shpalljes së Pavarësisë së shtetit).

Përhapja e fesë Islame në Palestinë

Gjatë jetës së Muhamedit a.s. thirrja islame kishte arritur afërsisht në tërë Siujdhesën Arabike, kështu që nuk kishte krahinë të kësaj siujdhese ku të mos flitej për thirrjen islame. Pas vdekjes së Muhamedit a.s. dhe me ardhjen e Ebu Bekrit r.a. në krye të Shtetit Islam, myslimanët vazhduan dërgimin e thirrjes islame jashtë Siujdhesës Arabike. Ebu Bekri r. a., si halif i myslimanëve, në vitin 12 h / 633 m, për të çliruar shtetet e Shamit – Jordania, Siria, Palestina dhe Libani – dërgoi disa batalione ushtarake nën komandën e Amr ibn Asit, Jezid in Ebi Sufjanit, Sherahbil ibn Husnes, Ebu Ubejde in Xherrahit dhe Halid ibn Velidit r.a.. Jezid ibn Ebi Sufjani në Vadi Arabije, në jug të Detit të Vdekur, mposhti romako-bizantinët dhe vazhdoi fitore të tjera deri në Gaza në vitin 13 h / 634 m.. Amr ibn Asi kundër romako-bizantinëve arriti fitore të mëdha, njëra prej të cilave ishte edhe fitorja në Exhnadin në vitin 13 h / 634 m, për të vazhduar me çlirimin e Nablusit, Amvasit, Refhit, Fahlit, Bejsanit, Leddit dhe Jafas. Ndërkohë myslimanët në Sham u informuan për vdekjen e Ebu Bekrit r.a. dhe për ardhjen në pushtet të Umerit r. a., i cili ushtritë myslimane në Palestinë i urdhëroi të vazhdonin të luftonin për të përfunduar çlirimet. Ai e pati urdhëruar Halidin r.a. që të bashkonte ushtritë islame në një ushtri të vetme. Halidi u përlesh me romako-bizantinët në njërën prej betejave vendimtare të kohës, - betejën e Jermukut, e cila fitoren e myslimanëve e solli në një moment vendimtar në historinë e Palestinës, kur u realizua dëbimi i romako-bizantinëve prej saj. Mandej, patriarku i Jerusalemit Safrunius kishte vënë kusht që qytetin– atëherë quhej Ilija – t’ia dorëzonte vetë halifit të myslimanëve Umerit r. a.. Halifi iu përgjigj kërkesës së patriarkut dhe, pasi në Medinë la Aliun r.a. zëvendës, erdhi në Palestinë, ku shkroi dekretin mbi sigurinë e të krishterëve, që përfshinte edhe kishat dhe objektet e tyre fetare. Që nga ajo kohë, fise arabe nga Siria, Hixhazi, Nexhdi dhe Jemeni popullzuan territoret palestineze dhe shumica e popullatës u bë myslimane dhe gjuhë zotëruese u bë gjuha arabe. Ndërkaq, pas sundimit të Hulefai Rashidinëve, përkatësisht në kohën e sundimit të Emevinjve (41 – 132 h/ 661 – 750 m) Palestina i përkiste krahinës së Damaskut. Nga monumentet më të mëdha të asaj kohe është Kubetu s-sahreti – Kupola e Shkëmbit –, të cilën e ndërtoi halifi emevit Abdul Melik ibn Mervan në vendin prej nga u ngrit Muhamedi a.s. në qiell natën e Israsë dhe Mi’raxhi-t. Gjithashtu është edhe Mesxhidu-l Aksaja, ndërtimin e të cilit e përfundoi El Velid in Abdul Meliku, një ndërtim që qëndron deri sot. Po ashtu është edhe qyteti Remle, aty ku Sulejman ibn Abdul Meliku ndërtoi pallatin e tij të njohur dhe Mesxhidu-l Ebjed. Kurse, pas sundimit të Emevinjve, respektivisht në kohën e Abasinjve (132 – 656 h / 750 – 1258 m) Palestina kontrollohej nga abasinjtë me seli në Bagdad. Prej halifëve të kësaj dinastie që vizituan Palestinën, ishin halifi Me’mun dhe halifi Mehdi. Gjatë sundimit të abasinjve, procesi i përhapjes së Islamit dhe të gjuhës arabe u rrit dukshëm. Ky ishte edhe rezultat i kontributit të brezave të rinj myslimanë, që jetonin në këto rajone nën ombrellën e shtetit abasit.

Historia e Palestinës

Sipas vlerësimeve historike, Arabët kenanas ishin populli i parë që banonin në Palestinë gjatë mijëvjeçarit të tretë p.e.s.; ata si qytetarë të këtyre krahinave jetonin në shtetet dhe qytetet e Shamit, siç ishte Eriha. Vendndodhja gjeografike e Palestinës në qendër të rrugës që lidh tri kontinentet: Azinë, Evropën dhe Afrikën, e ka bërë atë që të jetë vend i tubimit fetar dhe i ndikimit kulturor për Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë dhe Azinë e Vogël. Palestina gjatë shekujve ka qenë gjithashtu edhe arenë e luftërave në mes fuqive të mëdha në rajon, dhe ndikuese në mbizotërimin eperandorive fqinje, siç ka qenë Egjipti në mijëvjeçarin e tretë p. e. s.. Pra, Palestina ka qenë gjithnjë në shënjestër të të gjitha fuqive të mëdha në të kaluarën e lashtë para erës sonë, siç kanë qenë: Faraonët e Egjiptit, babilonasit, asirianët, persianët, grekët e vjetër, romakët e vjetër, si dhe të erës sonë, siç kanë qenë: romako-bizantinët, myslimanët, britanikët, francezët dhe, së fundi, hebrenjtë. Që nga çlirimi i Kudsit nga myslimanët në kohën e halifit të drejtë - Umerit r.a.në vitin 16 h / 637 m, e deri në okupimin e tij nga francezët dhe britanikët e, në fund, nga hebrenjtë - Palestina ka qenë islame, edhe pse ndryshonin sunduestit myslimanë, që ishin: Hulefai-Rrashidinët, Emevinjtë, Abasinjtë, Tuluninjtë, Ahshedinjtë, Fatiminjtë, Selxhukët, Memalikët dhe Turqit, me përjashtim të periudhës së Kryqëzatave (1099 – 1187). Në vitin 1917 Britania pushtoi Kudsin dhe formoi një qeveri ushtarake. Pastaj, që nga viti 1933 është rritur imigrimi i hebrenjve në Palestinë, si pasojë e acarimit të lëvizjes naziste në Evropë. Mandej, në vitin 1936 u formuan lëvizje kombëtare të udhëhequra nga El Haxh Emin El Husejni, për të udhëhequr revolucionin palestinez kundër kolonializmit britanik, si dhe kërkuan reduktimin e imigrimit hebraik. Për shkak të këtyre lëvizjeve në rajonet e Palestinës, u mbajtën dy konferenca në Londër, njëra në vitin 1946 e tjetra në vitin 1947. Mirëpo të dy këto konferenca dështuan për të arritur një mirëkuptim midis arabëve dhe hebrenjve. Si rrjedhojë, Kombet e Bashkuara miratuan ndarjen e Palestinës në dy shtete, një arab dhe një hebre. Pastaj, në vitin 1948 në tokën e Palestinës u shpall shteti i Izraelit, i cili u njoh nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, por u mohua nga shtetet arabe. Në të njëjtin vit u zhvilluan luftime të ashpra në mes arabëve dhe hebrenjve, që çuan në tërheqjen e ushtrive arabe nga Palestina.

Gjendja ekonomike

Autoritetet Kombëtare Palestineze që nga themelimi i tyre në vitin 1994, kanë trashëguar një ekonomi të brishtë dhe të varur, e cila vuan nga infrastruktura e munguar ose e dobët dhe e kufizuar krahas deficitit të përhershëm në bilancin tregtar.


Artikulli i kaluar
Islami në Itali
Artikulli radhës
Afrika, toka e Islamit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme