Rimbushësi që mbush iPhone-n tuaj edhe pa rrymë

Me siguri jeni lodhur duke pasur kujdes se mos e harxhoni baterinë e telefonit shumë shpejtë, e sidomos nëse shkoni diku.

Nëse kjo është brengë e juaja, atëherë jeni me fat për shkak se Nomad ka filluar që të bëjë porositë për të ashtuquajturin NomadPlus, që është një bateri 1,500 mAh e unisuar me rimbushësinë zyrtar të iPhone-it.
Bateria brenda ri-mbushësit, mbushet përgjatë qëndrimit në rrymë, duke mundësuar edhe ri-mbushjen e telefonit tuaj nga priza elektrike, mirëpo magjia e NomadPlus është që ju do të mund ta mbushni telefonin tuaj kudo që jeni pa marrë parasysh a keni qasje tek një prizë elektrike apo jo, e kjo falë baterisë shtesë.
Ajo do të ketë kapacitet që të rimbush telefonin tuaj deri diku afro 70%, por që është e mjaftueshme në shumë raste kur nuk keni mundësi të ndaloni dhe ta rimbushni telefonin me energji. Ajo do të kushtojë 39 dollarë, ndërkaq do të iu duhet që të prisni deri në fund të nëntorit që të mund ta merrni atë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani