Synetimi i foshnjave efektiv kundër AIDS-it

Studimi Agnes Binagvahos dhe kolegëve të saj nga Ministria e Shëndetësisë së atij vendi, ka konfirmuar se ndërhyrjet e lartpërmendura (e cila në mënyrë dramatike redukton transmetimin-bartjen e virusit AIDS nga gruaja te burri) është shumë më e thjeshtë dhe më pak të shtrenjtë, kur aplikohet te foshnjat sesa te të rriturit.

Ekipi nga Ruanda ka gjetur dhe vërtetuar se synetimi (rrethprerja) e të porsalindurve kushton 15, ndërsa te adoleshentët apo te të rriturit kushton $ 59. Me Synetimin (Rrethprerjen) e të porsalindurve, bashkë me të do të kurseheshin më shumë para se sa do të kushtonte ai intervenim, sepse përmes kësaj do të parandaloheshin shumë infeksione të HIV-it, e cila është shumë e shtrenjtë për t’u trajtuar dhe qon kah sëmundja e sidës.

Nga kjo sëmundje, e cila kryesisht transmetohet – bartet me anë të marrëdhënieve seksuale, që nga fillimi i viteve të tetëdhjeta, kur ajo u shfaq, deri më tani kanë vdekur 25 milionë njerëz, ndërsa në botë aktualisht ka 33 milionë njerëz të infektuar me virusin HIV. Shumica e pacientëve janë afrikanë.

Lëkura në majën e penisit, e cila hiqet – eliminohet nga synetia (rrethprerja), për ndryshe, është e pasur me qeliza të cilat veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj infeksionit.

Një studim i Vitit të kaluar të shkencëtarëve amerikanë dhe të Ugandës, ka treguar se synetia (rrethprerja) ndihmon meshkujt nga infektimi me virusin HIV, por jo dhe gratë, dhe partnerët seksual, vetëm meshkujt e infektuar.



Përgatiti: Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani