Smartphone me aplikacion të ri për muslimanët

‘Imam App’ është aplikacion i ri në smartphone, i cili ka për qëllim lehtësimin për kryerjet e riteve islame për muslimanët, duke u siguruar atyre udhëzime të thjeshta, si kohët e namazit dhe kibla me anë të busullës.

Sipërmarrësi gjerman, S. Matthias Mende, i konvertuar në Islam në vitin 2008, krijoi aplikacionin me ndihmën e Sheikh Mohammed bin Majid Al Maktoum dhe Abdul Khaliq, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Shumë njerëz, gjatë udhëtimit në vende të tjera, kanë dilema për kohën e namazit dhe vendndodhjen e kiblës. Me anë të këtij aplikacioni ju mund ta tejkaloni këtë dilemë. E gjithë ajo që duhet të bëni është të shtypni butonin Start dhe të faleni në kohë dhe vend të saktë“, tha ai.
Në aplikacioni ‘Imam App’, gjithashtu mund të gjeni edhe mësime lutjesh të namazit dhe kalendarin e ngjarjeve islame.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani