Në treg së shpejti rroba për fëmijë me GPS

Xhupa ”të armatosur” me GPS për fëmijë nga tre deri në 10 vjeç, që do të shuajë ankthin e prindërve të shqetësuar mbi vendndodhjen e fëmijëve të tyre, po prodhohen nga kompania ”Eram”.

Edhe pse mediat e kanë pritur me skepticizëm këtë risi teknologjike që të bën të mendosh për "tej mbikëqyrje".

Në xhupin e fëmijëve, djem dhe vajza, do të futet një dispozitiv i vogël gjeolokalizimi, gjashtë centimetra i gjatë dhe 55 gramë i rëndë, falë të cilit prindërit mund të lokalizojnë djalin apo vajzën 24 orë në 24.

Xhupi do të kushton 100 euro dhe do të ketë një abonim mujor prej gjashtë muajsh falas. Ai do të dalë në shitje pas mesit të shtatorit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani