Mund të duket si një nga gjërat më të pabesueshme, por në një ese të publikuar në "Science", shkencëtarët kërkojnë ndihmën e Papës dhe të klerikëve tjerë fetarë, për të shpëtuar botën në sfidën e ndryshimeve klimatike.
Një koordinim mes klerikëve fetarë dhe politikanëve, do të mobilizonte miliona njerëz në botë, në sfidën e ndryshimeve klimatike, thuhet në raport.
Një grup i shkencëtarëve, kanë publikuar në "Science" një ese, në të cilën veç tjerash, shkruajnë se "botës i duhet ndihma e feve për të tejkaluar sfidën e ndryshimeve klimatike".
Sipas esesë që është shkruar nga bashkëautorët Veerabhadran Ramanathan dhe Sir Partha Dasgupta, thuhet se një bashkërendim aktivitetesh ndërmjet liderëve të feve dhe politikanëve, do të mund të mobilizonte miliona njerëz në botë që të bëjnë më shumë për ndryshimet klimatike.