“Shih kush ta sheh profilin”, virusi që është përfshirë në Facebook”

Prej disa ditësh në rrjetin social Facebook qarkullon një virus me një ofertë joshëse për kuriozët.

“Shih kush ta sheh profilin” po përhapet me shpejtësi në profilet e të gjithëve. Për të parë “kush ju sheh profilin”, do t’ju kërkohet që të lidheni me një web jo shumë të sigurt dhe të bëni lidhjen me Facebook.
Më pas ju kërkohet që të fusni password-in dhe në këtë mënyrë ju jo vetëm që nuk do të shihni se kush ua ka parë profilin, por do t’ia dhuroni adresën tuaj dikujt tjetër.
Mos e besoni dhe që të mos shfaqet më ky lloj virusi, mos e klikoni për të zbuluar”kush ka vizituar” profilin tuaj.


Artikulli i kaluar
Verbërimi i mendjes

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip