Mrekullia e puthjes së nënës

Studimet e zhvilluara kanë treguar efektin magjik të puthjes së nënës, që ndikon në përmirësimin më të shpejtë të bebeve dhe fëmijëve.

Bazuar në një studim të disa shkencëtarëve kanadezë bëhet e ditur se nëna kur puth fëmijën e vet transmeton tek ai një grup bakteresh të cilat forcojnë sistemin e tij imun. Në këtë mënyrë forcohet sistemi imun dhe përshpejtohet koha e shërimit të ftohjeve apo infeksioneve të veshit.

Edhe përqafimi i foshnjave mundëson përmirësimin e tyre më të shpejtë. Mjekët e spitalit “Bill” në Montreal kanë analizuar 61 foshnja të lindura para kohe. Ata analizuan pulsin, nivelin e oksigjenit në gjak dhe shprehjet e fytyrës kur merrnin gjak. Sipas rezultateve, fëmija i mbajtur në krahët e nënës e harron më shpejt dhimbjen dhe përmirësohet më shpejt, ndërkohë që ata të mbetur pa nëna ndjenin më shumë dhimbje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip