Sot muslimanët luten për Francën

Në lutjen e premtes së sotshme në mbi 2000 xhamitë e Francës, besimtarët muslimanë do të luten për Republikën Franceze.

Edhe pse nuk është hera e parë që muslimanët e Francës të kryejnë këtë veprim, sepse pas sulmeve ndaj gazetës satirike ‘Charlie Hebdo’ ishte vetë Komuniteti Musliman i Francës dhe shumica e imamëve që ia kanë kërkuar këtë veprim besimtarëve. Pritet që mijëra muslimanë t’i drejtohen mbi 2000 xhamive të shtetit Francez.

“Ne edhe më parë jemi lutur për republikën Franceze, por nuk e kemi manifestuar këtë akt. Por, ky unitet i sotëm do të dëshmojë edhe një herë ndarjen e fesë nga terrorizmi”, ka thënë kryetari i unionit të xhamive të Francës, Mohammed Moussaoui.

Ky mobilizim i sotëm do të shërben gjithashtu edhe për luftën ndaj islamofobisë ku komuniteti musliman francez dëshiron të promovojë vlerat e fesë islame.

Në javët e fundit, në Evropë kanë ndodhur 116 akte islamofobe.