Në Francë dyfishohet numri i të konvertuarve në Islam

Televizioni francez ‘RTL’ njofton se numri i personave të konvertuar në fenë Islame pas sulmeve të fundit në Paris është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Po ky televizion ka njoftuar se krahas ngjarjeve të padëshirueshme, vetëm në Xhaminë e Madhe të Parisit, në fillim të janarit janë konvertuar 40 persona. Për krahasim, televizioni ‘RTL’ përmend edhe numrin e të konvertuarve në vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë, çka do të thotë se në fillim të janarit të vitin 2014 janë konvertuar 20 persona.
‘RTL’, gjithashtu, njoftoi se dy javë pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, shitja e përkthimeve të Kur’anit në gjuhën franceze është rritur dhe kjo rezultoi me konvertimin enjë numri të madh të francezëve në fenë Islame.
Përfaqësuesi i Xhamisë së Madhe në Paris ka deklaruar se në mesin e muslimanëve të ri ka njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme: “Në mesin e tyre është një mjek, një polic, drejtorë i një kompanie dhe profesor”