Legjenda e basketbollit: Islami është fe e paqes

Legjenda e basketbollit Kerim Abdul- Jabbar ka mbrojtur komentet e tij pas sulmeve ndaj Chralie Hebdo, duke pohuar se Islami është fe e paqes, dhe se ekstremistët e përdorin si maskë për t’i mbuluar krimet e tyre.

"Islami është fe e paqes, Islami nuk toleron vrasjen e qëllimshme", tha legjenda e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar në programin e së dielës ‘Meet the Press’, të kanalit NBC.
Ai, muajin e kaluar u kritikua pas shkrimeve të tij në ‘Time Magazine’, se sulmi në Francë nuk ka lidhje me fenë, por me paratë.
"Duke ditur se këto sulme terroriste nuk kanë lidhje me fenë, ne duhet të arrijmë në një pikë ku duhet të ndalojmë që Islami të bëhet çështje e këtyre diskutimeve. Unë jam i vetëdijshëm se ne nuk kemi arritur ende në atë pikë sepse shumica e perëndimorëve nuk e kuptojnë fenë Islame”, ka shkruar Kerim Abdul –Xhabar.
Kerim dëshiron që amerikanët ta kuptojnë fenë e tij. Ai thotë se Islami është fe e paqes dhe se nuk toleron vrasjen e qëllimshme.
"Njohja do t’ju mundësonte të tjerëve që të kuptojnë se me çfarë, në të vërtetë, kemi të bëjmë."
Ai fajëson terroristët të cilët nuk i përfaqësojnë mësimet e Islamit, dhe e bëjnë të pamundur që muslimanët e vërtetë të kuptohet.
Edhe pse të gjitha palët në SHBA janë të njëjtit mendim se ekstremistët janë duke e keqpërdorur Islamin, ai thotë se Islamofobia është ende në rritje.
Ai shtoi se këto grupe të dhunshme janë duke e përdorur Islamin për "agjendën e tyre politike."
“Ata po e përdorin fenë si një maskë për të vepruar sipas motiveve të tyre politike dhe përpiqen që t’i kontrollojnë njerëzit duke shkaktuar gjithë këtë kaos”, tha Abdul-Xhabbar.