Britani: Taksisti musliman ia kthen klientit çantën me mbi 10 mijë funte

Taksisti Muhammed Nisar nga Britania ka merituar vëmendjen e opinionit britanik sepse klientit të tij ia kishte kthyer çantën e humbur me mbi 10 mijë funte.

“Njeriu gati sa kishte pësuar infarkt, ishte shumë i shqetësuar ngase i kishte humbur paratë”, tha taksisti i ndershëm për gazetën Express dhe Star.
“Kur ia ktheva çantën, ai më tha: “A jeni të vetëdijshëm për atë se çfarë ka në çantë?” Ishte shumë, shumë mirënjohës. Ai sapo e kishte blerë veturën, e më pas i kishte humbur ato para.”
Muhammed Nisar e kishte marrë klientin në stacionin hekurudhor në Hereford, e më pas kishte vazhduar deri në Green Lanea duke mos e vërejtur se gjatë daljes nga vetura klienti kishte harruar të marrë çantën tij.

Pasi vërejti çantën, Muhammedi e vendosi atë në karrigen e parë dhe filloi ta kërkoj pronarin. Pronari i çantës vetëm pas gjysmë ore kishte kuptuar se kishte humbur çantën. Pasi iu kthye çanta ai e vlerësoi shumë ndershmërinë e taksistit musliman.
Për Muhammedin, kjo ngjarje nuk ishte diçka e veçantë. Nuk ishte hera e parë që dikush të harroj diçka në taksinë e tij. Ai kujton kur dy vjet më parë një klienti ia kishte kthyer kuletën e humbur me mbi 150 funte.
Muhammedi u bën apel kolegëve të tij taksistë që të jenë të ndershëm dhe t’ju kthejnë gjërat e harruara klientëve të tyre.
"Në fund të ditës, ndershmëria është zgjidhja më e mirë. Ka disa taksistë të cilët nuk i kthehen gjërat, por ku është qëllimi? Mesazhi im është që unë dua t’i inkurajoj kolegët e mi që t’ju kthejnë njerëzve gjërat e vlefshme që i harrojnë në taksitë e tyre", thotë Muhammedi.