Nga një lojtarë pokeri deri te një muslimanë i devotshëm

Ai ishte një lojtarë i madh pokeri, i njohur nga argëtimet e tij të egra dhe nga shumat milionëshe që i ka fituar nga turniret e ndryshme të pokerit. Sot, suedezi 31 vjeçar William Thorson, është një person i cili në tërësi ka ndryshuar mënyrën e jetës së tij, nuk luan më poker, nuk pinë alkool dhe është bërë besimtar musliman.

"Disa janë zemëruar me mua dhe nuk mund t’më kuptojnë", - thotë ai

William Thorson, lojtar i madh i pokerit, vizitor i rregullt i ndejave të mbushura me argëtim e alkool, në vitin 2012 papritmas u zhduk. Megjithatë, ai nuk u zhduk pa gjurmë, sepse ende mbante lidhje me familjen dhe miqtë e tij. Thorson, i cili përmes turnirëve të ndryshme të pokerit, fitoi 22 milionë kruna (suedeze) dhe udhëtoi në shumë vende të botës, u zhduk përfundimisht nga skena e pokerit dhe publikut.

Shumë shpejtë filluan të përhapen thashetheme në lidhje me të, ku dhe çfarë bën, por askush nuk kishte ndonjë provë në lidhje me lajmet që qarkullonin për këtë njeri... deri më sot.

Ky tridhjetë e një vjeçar ka deklaruar për media se është larguar nga pokeri dhe alkooli dhe është bërë musliman i devotshëm. Për shumë njerëz, ky lajm ishte shokues, duke pasur parasysh faktin se ky ‘yll pokeri’ pothuajse kurrë nuk u shfaq në publik pa një gotë në dorë. "Unë ndjeva se duhet të largohem, se duhet të dal nga ky vorbull i cili vazhdimisht sillet. Për t’u larguar nga alkooli, mua më duhej një këndvështrim tjetër, të shoh se si në të vërtetë sillen njerëzit që e pinë atë. E njëjta vlen edhe për ata që luajnë poker, si sillen njerëzit dhe pse e luajnë këtë lojë?

E kujtova lojtarin e njohur të pokerit, Viktor Blom. Nuk kam ndonjë mendim të keqe për të, por e pyes veten, ku është qëllimi, njeriu fiton 50 milion dhe pas kësaj ende është i pakënaqur? Pse njerëzit luajnë për para dhe në fund, kur ata fitojnë, përsëri nuk janë të lumtur?" Pyet William Thorson.

Rol të madh në transformimin e tij kishte feja. Ai gjithmonë ka menduar për vdekjen dhe besonte se njeriu është krijuar. Pas udhëtimeve të tij nëpër botë, ai vendosi ta pranoj Islamin si besim të tij. William falet pesë herë në ditë dhe jetën e tij përpiqet ta harmonizoj në përputhje me rregullat e Kur’anit. "Gjithmonë kam menduar për atë se ne jemi krijuar, se njeriu është tepër i përsosur që të ekzistoj rastësisht. Pikëpamjet e mija ndaj Islamit, para dhe pas njohjes së thellë të kësaj feje, i ngjasojnë pikëpamjeve të dy botëve të ndryshme. Njerëzit kanë mendime të gabuara për Islamin. Shumica e njerëzve mendojnë se Islami është shumë i rëndë dhe i vështirë. Në fakt, nuk ka shumë rregulla të rënda. Detyra jote është të përpiqesh, të japësh sa më shumë lëmoshë dhe të falesh pesë herë në ditë."

William Thorson thotë se ai ka hasur edhe në reagime negative për shkak të vendimit të tij: "Disa njerëz janë zemëruar dhe nuk mund të kuptojnë se si unë mendoj në këtë mënyrë. Unë u them atyre – lexoni! Mundohuni që Islamin ta kuptoni më mirë, në vend se ta shikoni përmes paragjykimeve personale. Me paragjykime njeriu nuk mund të arrijë askund dhe nuk mund të zhvillohet si një person. Paragjykimet që i bart njeriu, në fund mund ta ngufasin atë."