Turniri në Futsall organizuar nga Departamenti i të Rinjve-BIK

Të shtunën më 30.05.2015 Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të dytë organizoi turnir në Futsall me këshillat e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

Në këtë turnir morën pjesë 21 ekipe.
1.KBI-Viti 2.KBI-Prizren 3.KBI-Suharekë 4.KBI-Preshevë 5.KBI-Prishtinë 6.KBI-Fushë Kosovë 7.KBI-Ferizaj 8.KBI-Dragash 9.KBI-Klinë 10.KBI-Istog 11.Drenas 12.KBI-Pejë 13.KBI-Lipjan 14.KBI-Podujevë 15.KBI-Kacanik 16.KBI-Kamenicë 17.KBI-Vushtrrri 18.KBI-Gjakovë 19.Fakulteti i Studimeve Islame. 20.Medreseja e mesme Alaudin, dhe 21.Kryesia e Bashkësisë Islame.
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosfer shumë vllazërore vendi i parë i takoi KBI të Prizrenit, vendi i dytë KBI të Prishtinës dhe vendi i tretë KBI të Dragashit. Ndërsa Golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Muhamed Mavraj nga KBI-Pejë.

Organizotorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tri vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.

Shpërblimet ishin si në vijim:
Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit
Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 100euro.
Vendi i dytë: Medalje të argjenda dhe 150euro.
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turnirit dhe 200euro.

Turniri filloi në ora 09:00 dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresen e mesme Alaudin në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini-profesor i edukates fizike./bislame/










Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme