Departamenti i të Rinjve i BIK-ut mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Të hënën më, 08.06.2015, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e pestë të rregullt me udhëheqësit e degëve të këtij Departamenti pran këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

Takimi, ashtu siç ishte paraparë, filloi në ora 11:00.

Rend dite i kësaj mbledhje ishin tri pika:
1. Prezantimi i raportit njëvjeçarë për vitin 2014.
2. Planifikimi strategjik dhe shpalosja e projekteve për të ardhmen.
3. Të ndryshme.

Hapja e tubimit u bë me disa ajete Kuranore të lexuara nga përfaqësuesi i degës së Departamentit në Obiliq, Izedin Krasniqi.
Të pranishmit, në emër të kryesisë së BIK-ut, i përshëndeti dhe ju shprehi mirëseardhje udhëheqësi i Departamentit të të Rinjëve të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi, i cili edhe paraqiti pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje. Gashi i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e Departamentit nëpër këshillat e Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e deritashëm të tyre, si dhe ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e Departamentit edhe për të ardhmen.

Më pastaj udhëheqësi i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut, Mr.Fitim Gashi prezantoi raportin e punës një vjeçare. Ai përmendi sukseset dhe të arriturat e këtij Departamenti, e njëkohësisht foli edhe për sfidat. Raportin e punës së tyre një vjeçare e prezantuan edhe përfaqësuesit e degëve të Departamentit nëpër këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata, pasi paraqitën shkurtimisht punën e tyre, në fund në formë të shkruar dorëzuan raportet e tyre në zyrën qendrore të Departamentit të të Rinjve.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth planit dhe strategjisë për të ardhmen, ku u paraqitën ide dhe propozime të ndryshme. E po ashtu u diskutua edhe rreth përgatitjeve për muajin e bekuar të Ramazanit./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme