Vajza turke mëson Kur’anin përmendsh për tre muaj

12-vjeçare Elif Uzin, e cila jeton në qytetin Karapinar në Konia, Turqi arriti që brenda tre muajve ta mëson tërë Kur’anin përmendësh.

Ajo përdori një metodë të veçantë për të mësuar Kur’anin përmendësh, bënë të ditur web sajti i Departamentit të Çështjeve Fetare të Turqisë.
Elif thotë se mësuesit e saj të Kur’anit në Qendrën Kur’anore Zafar, në qytetin ku ajo jeton, e kanë ndihmuar shumë që për një kohë kaq të shkurtër ta mëson Kur’anin përmendësh.
Edhe motra më e madhe e Elifes e ka mësuar Kur’anin përmendësh, por për këtë asaj ia janë nevojitur më shumë se tre muaj.
Elif thotë se tani më shumë do t’i përkushtohet mësimit të gjuhës arabe.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani