Falënderimet, madhërimet janë vetëm për Allahun xh.sh. sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.
Feja dhe besimi janë dhuratë e Zotit xh.sh. për çdo njeri, të cilat me siguri ia bëjnë jetën më të lehtë në këtë botë. Njeriu pa besim të vërtetë nuk mund të krijojë dhe të organizojë jetën e vërtetë. Besimi është nevojë urgjente e çdo qenieje njerëzore në të gjitha sferat e jetës. Çdo gjë që e ofruar si alternativë e fesë është e brishtë dhe kalimtare, me efekte të dobëta. Feja e ka vendin e saj në çdo gjë në jetë. Dhe aty ku nuk është prezentë prania e besimit të vërtetë nuk ka rezultate konkrete.
Sot, me vullnetin e Zotit xh.sh., do të flasim për “rëndësinë e besimit në familje”. Familja është bazë për komunitetin dhe shoqërinë. Njeriu lind dhe rritet në familje. Ai e organizon jetën në familje. Për një individ, më e rëndësishmja për të është familja. Pa familje të vërtetë nuk ka komunitet e as shoqëri të vërtetë. Për lumturi dhe prosperitet në familje ka nevojë për shumë gjëra në jetë. Kjo reflektohet në jetën materiale dhe në resurset morale. Të parat nuk janë vendimtare për suksesin e një familje për shkak se ka shembuj të shumtë të familjeve të pasura të cilat nuk janë të lumtura dhe të suksesshme në kuptimin e vërtetë të fjalës. Janë për plote strese, pasiguri, mosmarrëveshje, përçarje etj. Pra, posedimi i materiales nuk është arsye që një familje të jetë e suksesshme në këtë botë.
Normalisht, kjo nuk duhet të mohohet, as nuk mund që një familje të heq dorë nga materialja, por krahas me këtë është shume e nevojshme që familja jonë në vetvete te nxit cilësi të larta morale dhe besim te vërtetë. Ka një seri shembujsh ku materialja nuk do të na ofrojë lehtësime nëse familjen e godet ndonjë fatkeqësi apo problem, por gjithashtu ne jete ka një mori shembujsh, ku shumë familje me forcën e besimit dhe cilësinë morale që është rritur në atë familje, vështirësitë dhe problemet e veçanta do t’i kapërcejnë në mënyrë të arsyeshme dhe me këtë e kane mbrojtur veten, shëndetin dhe familjen.
Nëse pak e analizojmë situatën e familjeve të paraardhësve tanë, do të shohim shumë elemente, ku pikërisht përmes tyre e kane mbajtur besimin dhe fenë ne familjet e tyre. Kjo ka rezultuar marrëdhënie të mira dhe të shëndetshme ne familje, me respektin dhe bindjen më të mirë ndaj prindërve dhe të moshuarve, dijetarëve dhe udhëheqësve - mbikëqyrësve. Kishte më shume respekt dhe përgjegjësi reciproke për atë që thuhej dhe qe bëhej. Kjo ka rezultuar në faktin se u besohej fjalëve, edhe pa asnjë të dhënë të shkruar, fjala e dhëne është vlerësuar dhe respektuar edhe në brezin e dytë. E gjithë kjo është rezultat i një qasje normale ndaj familjes dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të tilla në të. Familjet myslimane kishin dhomë mysafirëve, që është një dëshmi se në këto familje mysafiri ishte gjithmonë i mirëpritur i mirëseardhur. Në familjet muslimane posaçërisht është folur për të tjerët, po edhe nëse është folur diçka në lidhje me të tjerët është folur vetëm për të mirë, e as sesi për të keq. Nga fëmijët është fshehur për të mos dëgjuar atë që është e shëmtuar dhe çfarë është e gabuar. Në familje është folur për fenë dhe për çdo gjë qe është e mire. Rregullisht është lexuar Kur'an, sidomos në prag të xhumasë dhe të hënës, kaptina Jasin, familja i ka përkujtuar të vdekurit dhe të gjallët, e me ketë të gjallët janë lidhur fort me familjet dhe të afërmit e tyre. Takimet vjetore në familje ishin mundësi të mira ku të afërmit mblidheshin së bashku për të adhuruar dhe për ta lutur Allahun xh.sh. për bereqet dhe për ndihmë. Ka edhe shumë më tepër tradita të tjera të bukura të cilat i kanë stolisur familjet myslimane dhe i kanë mbajtur në shkallen e larta të pastërtisë, të pastra, të paprekura, të paprishura, të lumtura dhe të begatshme.
Gjenerata e sotme, si dhe të ardhshme duhet që në këto situata të reja të njohin të gjitha vlerat e pranisë së besimit në familje dhe për mes ligjëratave të ndryshme edhe mundësitë e jetesës së besimit në familjet tona, dhe ajo te përcillet edhe tek fëmijët tanë. Autoritetin e familjes duhet ngritur në nivel më të lartë dhe duhet mbrojtur nga çdo gjë që e shkatërron dhe e bene të pa afte qe te përballet me vështirësitë e jetës.
Familja dhe gjendja e saj duhet të jetë shqetësimi ynë konstant, nga fillimi deri në fund të jetës. Ketë e hasim në disa ajete Kur'anore, si dëshmi se askush nuk ka të drejtë të thotë se atij nuk i intereson ajo çka ka te beje familjen e tij, pa marrë parasysh se sa i vjetër është, dhe ku janë shpërngulur ish anëtaret e familjes se tij.
Ajeti i parë lidhur me këtë deklarate, le të dëgjojmë atë që ka thënë nëna e Hazreti Merjemes kur ajo ishte shtatzëne me të: (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di"! E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar". (A.Imran 35-36)
Ja një shembull se si ndërtohet një familje e begatshme dhe e lumtur. Pra, që nga fillimi, adhurimi i sinqertë ndaj Zotit, besimi i vërtetë në të Plotfuqishmin. Kjo është mënyra që fëmiu që nga fillimi te ndjejë ngrohtësinë e atmosferës familjare, për shkak se vetëm besimi i vërtetë në Zotin e Plotfuqishëm, vjen ne shprehje ajo ngrohtësi familjare. Kjo është gjithashtu dëshmi se për fëmijët duhet te brengosemi në mënyrën më të mirë te mundshme qe nga lindja e tyre madje edhe me përpara. E, a ka rrugë me të mire e më të sigurt se atë çfarë bart nëna në barkun e saj t’ia dorëzoi ne mbrojtje All-llahut xh.sh., e ajo që ka përcaktuar Allahu do të ndodhe, nuk ka arsye për alarm, a është fëmija mashkull apo femër, është thelbësore që Allahu xh.sh. të jete i kënaqur me të. Muhammedi a.s., nuk kishte pasardhës djem, vetëm nga vajza e tij Hazreti Fatimeja, e, a e ka penguar kjo diçka, Zoti na ruajt, Pejgamberin tonë. Normalisht qe nuk i ka penguar asgjë. Nipat e tij imam Hasani dhe imam Huseini, edhe sot e kësaj dite përmenden për të mirë, e do të përmenden nëse do Allahu xh.sh. deri ne Ditën e Kiametit.
Hazreti Mejremja lindi djalë, Isain a.s., të zgjedhur për Pejgamber, ndaj me çfarë të drejte të bëjmë dallim në mes fëmijëve meshkuj dhe femra. Për kujdesin pozitiv te prindërve Muhamed a.ş. thotë: "Kujdesu për dashurinë tende që d.t.th. respektoi dhe duaj miqtë e babait tënd (sidomos pas vdekjes së tij), mos e ndërprej atë, që All-llahu xh.sh. të shuaj dritën tënde."
Dhe ky hadith na thërret për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e të drejtës familjare. Ky shqetësim është deri në vdekje, e për ketë e kemi i shembullin në ajetin 133 të sures Bekare: " A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"! (bekare:133).
Kjo është dëshmia kulminante e suksesit të familjes, kur nga fëmiu para vdekjes së tij merr një përgjigje të tillë. Kësi prindi, me një përgjigje të tillë, me ndihmën e All-llahut xh.sh., shkon plotësisht i rehatuar te Zoti i Plotfuqishëm, ku do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj, të dashur vëllezër ta marrim me përgjegjësi obligimin për kujdesen dhe gjendjen e familjes tone. Besimi në familje është domosdoshmëri, dhe pa praninë e tij në familjet tona, do të kemi familje te pa kënaqura dhe te shkatërruara, kështu jeta në shoqëri do të bëhet gjithnjë e më e padurueshme.
O Allahu ynë I dashur, të lutemi të na ndihmosh që ne dhe familjet tona të jetojmë në kënaqësinë Tënde. O Allah bëna të mundur që ne dhe familjet tona do të largohemi nga kjo botë të pastër, si muslimanë dhe besimtarë. AMIN
Zijad ef.Çavçiq
Përktheu:Esat Rexha