Përkundër humbjes së shikimit, studenti indian Taha Mahbub ka mësuar tërë Kuranin përmes alfabetit Brailli, në shkollën për mësimin e Kuranit përmendsh në Universitetin e qytetit Kiral të Indisë.
Pasi që ramazanin e vitit të kaluar kishte kryer misionin më të shenjtë, siç thotë ai, duke mësuar Kuranin, tani drita e Librit të Allahut mbush zemrën e tij.
Ky i ri është në gjendje të tregoj se ku gjendet, në cilën faqe, dhe në cilën sure ajeti i cili i lexohet.
Ky student i verbër është rast i rrallë, sepse Kuranin e ka mësuar brenda tre vitesh përmes alfabetit Braille, dhe duke dëgjuar lexuesit tjerë.
Ai, shtatë vjet ndoqi një shkollë të veçantë për të verbërit në Universitetin e kulturës islame, ku mësoi alfabetin Braille, i cili i dha besim dhe energji që të mësoj Kuranin përmendësh.
Taha thotë: "Kur marrë Mushafin e shkruar me alfabetin Braille, ndjej se jam pjesë e shoqërisë, sepse mund të lexoj Kur'anin, sikur njerëzit tjerë që shohin."
Ai, para komisionit të Universitetit, ku bënte pjesë edhe shejh Ibrahim Halil El-Buhari, rektor i Universitetit, si dhe shume lexues tjerë të njohur, me 24 Sha’ban të vitit të kaluar përfundoi mësimin e Kuranit, duke thënë: “Ky është momenti më i lumtur i jetës sime.