Në Malajzi prindërit i vendosin fëmijës emrin e futbollistit shqiptar

Në Malajzi ka lindur një fëmijë dhe ka një emër shqiptar.

Këto ditë, dy prindër tifozë të mëdhenj të klubit të futbollit ‘Kedah’ dhe të mesfushorit kosovar Liridon Krasniqi, kanë vendosur që fëmijës së tyre të porsalindur t’ia vënë emrin Liridon.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës duke e postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Sot, në Malajzi ka lindur një fëmijë dhe prindërit ia kanë vënë emrin tim, Liridon. E vizitova këtë fëmijë dhe jam shumë i emocionuar”, ka shkruar ai.


[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1461062686.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip