Jean Claude Van Damme, mjeshtër i arteve marciale dhe aktor nga Belgjika, i njohur për rolet e tij në filmat aksion luftarak, gjatë një interviste në emisionin e televizioit MBC kur u pyet për ushqimin e shëndetshëm tha se duhet të ndiqni shembullin e Profetit Muhammed s.a.v.s.: “Muslimanët kanë shumë gjëra të mira… Profeti Muhammed ishte shumë i mençur, ai dinte çka është e mirë për të ardhmen, për trupin. Pra, shikoni atë, mos më pyetni dhe më besoni, ju keni gjithçka që ju nevojitet.”
"Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun." (El-Ahzab, 21)
[youtube][/youtube]