Mbahen garat republikane të njohurive fetare

Të shtunën, më, 23.07.2016, në ambientin e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë, u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Të rinjtë janë e ardhmja e çdo vendi. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera në rajon, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kenë një kujdes të shtuar në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre. Kjo madje është edhe obligim fetar për ne si hoxhallarë, por edhe si prindër. Prandaj, me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK-ut dhe me përkrahje të madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora, për herë të VI-të ka organizuar “GARAT REPUBLIKANE TË NJOHURIVE FETARE”.
Fillimisht në emër të myftiut Tërnava të pranishmëve iu drejtua kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora. Pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të myftiut Tërnava dhe u dëshiroi mirëseardhje gjithë nxënësve, Bajgora gjithashtu uroi të gjithë garuesit, që të kenë fat dhe suksese në garat e tyre, dhe njëkohësisht përmendi vlerën dhe rëndësinë e mësim-besimit fetar.
Në këtë garë ishin të pranishëm 20 ekipe, pra nga 20 Këshillat e Bashkësive Islame, si: KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Lipjan, KBI-Gjilan, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Suharekë, KBI-Vushtrri, KBI-Shtime, KBI-Ferizaj, KBI-Viti, KBI-Malishevë, KBI-Dragash, KBI-Podujevë, KBI-Obiliç, KBI-Drenas, KBI-Kamenicë, KBI-Han i Elezit, KBI-Skenderaj dhe KBI-Fushë Kosovë.
Përfaqësuesit e Këshillave garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë, dhe parajurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fikh, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit si: monolog, ilahi, kaside, recitale etj.
Pas një gare të fortë nga 20 ekipet garuese, në finale u kualifikuan gjashtë ekipe: KBI-Kamenicë, KBI-Rahovec, KBI-Kaçanik, KBI-Han i Elezit, KBI-Podujevë dhe KBI-Prizren.
Nga garat e finales vendi i parë i takoi ekipit nga KBI të Podujevës, nxënës të hoxhës Besim Gashi; vendi i dytë i takoi ekipit nga KBI të Kamenicës, nxënës të hoxhës Fehmi Leci, kurse vendi i tretë i takoi ekipit nga KBI të Rahovecit, nxënës të hoxhës Amir Sylka.
Fituesit të garës i takoi çmimi “Haxhi Nderi”, ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Po ashtu, duhet theksuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë edhe mirënjohje dhe certifikata për imamët dhe nxënësit e tri vendeve të para.
Garat e njohurive fetare në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës tashmë janë bërë tradicionale, dhe do të mbahen për çdo vit.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani