Të drejtat e njeriut në islam

Mr. Bekim Hasani

Të drejtat e njeriut janë bërë temë diskutabile në tërë botën. Mbi këto të drejta janë zhvilluar luftra të shumta dhe është derdhur gjak si në të kaluaren ashtu edhe në ditët e sotme. Kohëve të fundit Islami dhe myslimanët janë duke u ofenduar nga bota perendimore për mos respektimin e të drejtave të njeriut, mirëpo në këtë arikull disa pjesësh do të mundohemi t’ju sqarojmë perendimit se islami dhe myslimanët respektojnë të drejtat e njeriut ngase burimi i tyre në botëkuptimin Islam është Allahu xh.sh Krijuesi i njeriut dhe i çdo gjëje tjetër dhe këto të drejta duhet të respektohen nga njerëzit në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti ngase mos respektimi i tyre do të thoshte kundërshtim edhe i shpalljes së Allahut xh.sh.. Para se të folim për të drejtat e njeriut në Islam, së pari duhet të përmendim historikun e të drejtave të njeriut qysh nga civilizimet e para e deri në ditët e sotme që ta kuptojmë se në çfarë injorance ka qenë njerëzimi deri në ardhjen e Islamit dhe për të shpjeguar më pas kontributin e Islamit për respektimin e njeriut si mëkëmbës në tokë.


Historiku i të Drejtave të Njeriut

Historiku i të drejtat e njeriut daton qysh nga civilizimet më të lashta që njeh historia. Në fakt kjo ka filluar qysh nga krijimi i njeriut të parë Ademit a.s(1), ani pse nuk janë quajtur me këtë emër por janë quajtur si “Të Drejta Natyrore (elementare)”(2) ngase janë të drejta bazë në natyrshmërinë e tyre si p.sh barazia, liria dhe drejtësia dhe pa këto të drejta nuk paramendohet jetesa si njeri.


Civilizimi i vjetër Egjiptian

Disa historian tregojnë se kjo ide ka filluar qysh nga koha e faraonëve të Egjiptit në vitin 3300 para Isait a.s. dhe kjo njihet si civilizimi i parë që njeh historia deri më tani(3).
Në atë kohë ka pasur dy kategori të njerëzve: kategoria e zotrinjëve dhe kategoria e robërve. Kategoria e parë ka pasur të drejtë t’i përdor kategorinë e dytë në punë të ndryshme edhe nëse disa punë kanë qenë rrezik për jeten e robit, kanë pas të drejt në shitblerjen e tyre bile edhe në mbytjen e tyre. Pas një kohe të gjatë, në familjen e tetëmbëdhjetë të faraonëve thuhet se ka filluar të zbatohet një ligj i cili veçohej me drejtësi dhe sinqeritet(4).


Civilizimi Sumarian (Babilonia)

Disa historian të tjerë thojnë se hapat e parë në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka filluar tek babilonët (Irakianët e Vjeter) në fundin e mijëvjeçarit të dytë para lindjes së Isait a.s(5). Këta bazohen në nje dokument(6) i cili tregon për ngjarjen e tre njerëzve që së bashku kishin kryer mbytjen e një njeriu dhe për shkaqe të panjohura i kishin treguar gruas së të mbyturit për krimin e kryer dhe pas një kohe ishin arrestuar të gjithë dhe ishin ekzekutuar me varje në prani të popullit(7).


Civilizimi Persian

Pas themelimit të perandorisë persiane në shekullin e gjashtë para lindjes së Isait a.s. nën sundimin e mbretit Sajros nuk kishte ndonjë ligj të avancuar për të drejtat e njeriut dhe të gjitha kompetencat i gëzonte mbreti. Kjo zgjati deri në betejen e Babilonit në vitin 539 para lindjes së Isait a.s. kur i njejti Mbret nxjerri një përmbledhje ligjesh që quhej “Kodi i Sajrosit” i cili u zbulua në vitin 1879 dhe thuhet nga disa historian se ky ishte dokumenti i parë në lidhje me të drejtat e Njeriut(8).


Civilizimi i vjeter Grek

Edhe pse civilizimi grek ishte i avancuar nuk njihte ndonjë të drejt të njerëzve përveç të drejtave politike të një kategorie të njerëzve, pra shoqëria e vjetër greke ishte e ndërtuar mbi forcë dhe robëria ishte e përhapur në masë të madhe dhe nuk respektoheshin të drejtat e njeriut(9), dhe popullata ishte e ndar në tre klasa(10):
- Klasa fisnike apo klasa e kalorësve, prej tyre udhëqësia e ushtrisë, guvernatorë, gjykatës dhe prijës fetar.
- Klasa e afaristëve: Këtyre ju njihej e drejta e nënshtetësisë.
- Klasa e farmerve dhe e të varfurve: Kjo klasë nuk gëzonte asnjë të drejtë dhe punonte vetëm për dy klasët e para të njerëzve. Kjo ndarje dhe kjo padrejtësi zgjati deri në vitin 507 kur Klisthens (Kleisthenes) themeloi qeverinë e parë demokratike(11)e dhe filluan edhe zgjedhjet në formë të shortit(12).Filozofët grek kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si shembulli i Aristotelit i cili konsideron se barazia në mes të njerëzve është parim prej parimeve kryesore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mirëpo sipas mendimit të Aristotelit Zoti ka krijuar njerëzit në dy grupe, grekët të cilët dallohen me punë dhe vullnet, dhe Berberët të cilët veçohen me fuqi fizike dhe janë krijuar që të jenë skllevër(13).
Ndërsa Platoni nuk është potencuar në lidhje me skllavërinë kur ka folur për pronen individuale mirëpo thuhet që nuk e ka kundërshtuar sistemin e skllavërisë(14).


Civilizimi i vjetër Romak

Në kohen e perandorisë romake dhuna dhe përdhosja kaluan çdo kufi kundër të drejtave të njeriut. Robërit në atë kohë nuk kishin asnjë të drejtë themelore bile bile nuk konsideroheshin as si qenie njerëzore. Pushtimi i vendeve të tjera nga kjo perandori ishte pikërisht skllavërimi i tyre(15), kjo bazohej në kodin romak i cili ndante njerëzit në dy kategori, vendas dhe të huaj. Të dytit të cilët jetonin në vendet tjera përreth Romes nëse nuk kishin të lidhur ndonjë pakt me Romen apo nuk ishin aleat të tyre dhe nuk e ndihmonin Romen në pushtimin e vendeve tjera atëherë perandoria romake i pushtonte ato shtete, ua konfiskonte pasurinë dhe i robronte ata. Të gjitha luftërat dhe pushtimet e romakve bazoheshin në kodin e tyre shtetëror i cili e ndante boten në tre shtëpi: shtëpia e romakëve, shtëpia e aleatve dhe shtëpia e armiqve(16).
Shoqëria romake veçohej edhe me disa të drejta të veçanta brenda shtëpisë që secili anëtar i familjes detyrohej t’i respektoj ato. Këto të drejta i gëzonte kryefamiljari i cili kishte të drejt të sillej ashtu si donte me familjen e tij madje edhe kishte të drejt ta vriste cilindo prej tyre duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi(17).
Gjithashtu edhe burri i gëzonte këto kompetenca ndaj gruas së tij dhe kishte të drejt në shitblerejn e saj. Me një fjalë gruaja nuk kishte asnjë të drejt dhe respekt në shoqërinë romake dhe ajo ishte mjet shitbleres në pazaret e tyre(18).


Civilizimi i vjetër Arab

Para se të tregojmë për të drejtat e njeriut në civilizimin arab së pari duhet të informoj lexuesin se civilizimi arab ndahej në dy periudha: Civilizimi i vjeter arab dhe arabët para ardhjes së Islamit. Nëqoftëse hulumtojmë për origjinen e të drejtave të njeriut tek civilizimi i vjetër arab, gjejmë se tek arabët ka pasur disa të drejta themelore të njeriut madje ato janë respektuar mjaft mirë nga arabët. Femra kishte një pozitë të lartë dhe kishte liri të plot në shoqërinë e vjetër arabe. Ajo kishte të drejtë të zgjedhte besimin e saj dhe nuk obligohej ta pasonte burrin e saj, kishte të drejtë të merrte pjesë në beteja, të merrej me tregëti madje kishte të drejt edhe ta zgjedh burrin e saj dhe ta braktisë ate kur kishte dëshirë(19). Ndërsa në lidhje me mbulesen, disa dokumente të vjetra arabe tregojnë se mbulesa ishte praktike edhe tek civilizimi i vjetër arab(20).
Edhe fiset e vjetra kena’nije arabe që jetonin në palestinë janë njohur me drejtësi, barazi dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut.Arabët në periudhen para islamit ishin larg respektimit të të drejtave të njeriut. Ata ishin në një humnerë të thellë, vetëm njerëzit e fortë gëzonin të drejta dhe ju lejohej të silleshin ashtu si donin me njerëzit e dobët. Arabët kanë qenë të njohur edhe me fanatizëm fisëror për këtë arsye ka pasur luftra të shumta në mes fiseve arabe(21) ngase bazoheshin në rregullen që ishte e njohur ndër arabët “Ndihmo vllaun tiran qoft, apo i shtypur”(22), siç ishte i njohur edhe sistemi i skllavërisë tek arabët dhe tregjet e tyre ishin të njohura me tregëtinë e skllevërve.
Femra nuk respektohej aspak saqë ishte e ndaluar nga trashigimia, ngase trashigimia ishte e drejtë vetëm e burrit, dhe nga ai trashigonin vetëm pasardhësit e tij që kishin mundësi të luftonin ndërsa gruaja, vajzat dhe djemt e vegjël nuk kishin të drejt trashigimie ngase kjo bazohej në rregullen: “Nuk ka të drejt trashëgimi përveç atij që mund të luftoj”(23) Sikurse kishte rëndësi të madhe nderi tek fiset arabe ngase arabët i varrosnin vajzat e tyre për së së gjalli nga frika e çnderimit të familjes. Këtë gjendje të mjerueshme tek arabët e tregon edhe fjalimi i Xhafer bin ebu Talibit kur ju drejtohet mbretit të Ethiopisë Nexhashiut ku thotë: kemi qenë popull injorantë, kemi besuar në idhuj, kemi ngrënë ngordhsirat, kemi bërë imoralitet, kemi dëmtuar fqinjët, i forti mbizotronte mbi të dobtin…”(24).
Nga ky fjalim kuptojmë gjendjen në të cilën ka qenë shoqëria arabe para ardhjes së Islamit.Nga kjo që u tha deri tani kuptojmë se të drejtat e njeriut nuk kanë qenë të mbrojtura nga shteti dhe nuk janë quajtur me këtë emër mirëpo janë quajtur si të drejta natyrore (elementare). Kjo gjendje ka qenë deri në kohen kur është avancuar ideja për të drejtat e njeriut që për herë të parë janë mbrojtur këto të drejta me ligj.


Avancimi i të drejtave të njeriut

Në vitin 1215 në Angli ishte nxjerr dokumenti i parë me shkrim që siguronte disa të drejta themelore të njeriut në Angli. Ky dokument ishte shkruar në gjuhën latine dhe quhej “Magna Carta” Karta e Madhe si dhe quhej “Great Carta Libertatum” Karta e Madhe e Lirive(25). Ky dokument kërkojë nga mbreti i Anglisë John që të nxjerr jasht ligjit disa të drejta në lidhje me lirinë e njerëzve, t’i respektoj disa procedura legale si dhe urdhërat e tij të jenë të lidhura me ligjin etj. Ky dokument ishte vetëm për popullin anglez dhe nuk
kishte vendosur baza për bashkëpunim ndërkombëtar siç thuhet në disa libra evropiane për të drejtat e njeriut. Me një fjalë ky dokument ka qenë i rëndësishëm vetëm për Anglinë(26). Edhe në SHBA kishte lëvizje për respektimin e të drejtave të njeriut, për këtë dëshmon “Deklarata Amerikane e Pavarsisë” e cila erdhi si përfundim i disa ngjarjeve që kishin ndodhur kundër Perandorisë Britanike kah fundi i shekullit XVIII(27). Ideja për të drejtat e njeriut ishte e lidhur me lufëratt kundër kolonizimit të Amerikes Veriore nga Britania e Madhe dhe si rezultat përfundoj me nënshkrimin e pavarësisë me 4 Korrik 1776. Në tekstin e deklarates amerikane të pavarsisë mbrohen disa të drejta elementare siç ceket në parathënien e kësaj deklarate se të gjithë njerzit janë krijuar të barabartë dhe se Krijuesi ju ka dhuruar të drejta që nuk zëvëndësohen e as nuk ndryshohen, prej tyre: jetesa, liria, kërkimi i lumturisë etj. Në Francë në vitin 1789 filloj, revulucioni francez i cili zgjati dhjetë vite me radhë(28) si rezultat i ndërrimeve politike dhe shoqërore në evropë në përgjithësi dhe në Francë në veçanti. Shtetet evropiane në atë kohë përballeshin me njëra tjetren me një komfrontim të armatosur dhe nuk kishte ndonjë siguri ndërmjet tyre. Me këtë politikë qeverisnin shtetet evropiane në periudhen diktatoriale në Evropë.Deklarata franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarëve përmbante një numer të të Drejtave të Njeriut si: Barazia, Liria, Pronësia etj, siç ka ardhur në nenin e parë se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabart. Disa historian thojnë se Deklarata Franceze për të Drejtat e Njeriut është bazuar në mendimet e filozofëve të vjetër evropian(29).



Dituria Islame 239



(1) Mazin Gejlu Radij& Hidr Id’hem Abdul Hadi, El Med’hal Li-
Diraseti Hukuk El-Insan, f. 4.
(2) Moira Rayner, History of universal
Rights, www.universalrights.net.
(3) Raid Sulejman El-Fekir, Tarih
Neshetu Mefahim hukuk El-Insan, f. 2.
(4) Amal Abdul Xhebar,
Hukuk El-Insan, www.uotiq.org/dep-cs.
(5) Muhamed Habib, Evelu
Neshat Naxhih fi Tarikh hukuk El-Insan, f.7.
(6) Ahmed Xhemal Al- Dhahir, Hukuk El-Insan, f.73-74.
(7) Hadaretu El-Irak, f.67-71.
(8) Ilija
Adlij, Halakat Tarikh Hukuk El-Insan
(9) Muhamed Ebu Lejla, Tarikh hukuk El-Insan Fi Et-Tesawur El-Islami, f.16.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Myftiu i Kosovës viziton Panairin e Librit në Ulqin, mbështet kontributin e “Dituria Islame”