Krerët e Bashkësive Islame të Kosovës dhe Bosnjës janë zgjedhur në mesin e 500 muslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2017
Në këtë listë janë përfshirë figurat në bazë të ndikimit të tyre në bashkësitë muslimane, mënyrën në të cilën ndikimi i tyre u ka shërbyer komunitetit, si në botën islame ashtu edhe në prezantimin e Islamit jo-muslimanëve.
Publikimi “500 muslimanë më me ndikim në botë në vitin 2017”, në radhë të parë promovon “Top-Listën e 50 muslimanëve, ndikimi i të cilëve mund të ndihet në kontekstin ndërkombëtar”.
Si shpjegim për zgjedhjen e Kavazoviçit, përmendet puna e tij në dialogun ndërfetar me bashkësitë tjera fetare në Bosnjë, si dhe përpjekjet për të përfshirë gratë në punën e institucionit që ai drejton.
Ndërsa Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është vlerësuar si një figurë kyçe në përpjekjet e popullsisë muslimane për të kapërcyer tmerret e luftës. Dhe ëshët evidentuar fakti se ai është një nga nismëtarët e Këshillit Ndërfetar të Kosovës.
Kavazoviç dhe Tërnava janë listuar në seksionin “Menaxhimi i çështjeve fetare”.
Ndër muslimanët më me ndikim në çështjet shkencore janë përzgjedhur ish-Reis-ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Mustafa Ceriç dhe Enes Kariç, ndërsa në ato shoqërore Rusmir Mahmutqehajiç.
Në listë tek “Politikanët”, është përfshirë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga .
Në listën e politikanëve më me ndikim është edhe australiani Ed Husiç, prindërit e të cilit janë me prejardhje nga Bosnja. Në vitin 2010, Husiç u zgjodh deputet në Parlamentin e Australisë. Ai është muslimani i parë i cili është betuar duke vënë dorën në Kur’an, në institucione politike jo-islame.