“Dituria Islame" - tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 30-vjetorit të daljes së revistës "Dituria islame", në gjysmën e parë të muajit nëntor 2016, në Prishtinë organizon sesionin shkencor

Tezat:

“DITURIA ISLAME"

- tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese
- Tri dekada të revistës "Dituria islame";
- Rrita dhe zhvillimi i "Diturisë islame";
- "Dituria islame" tribunë e mendimit fetar dhe kombëtar;
- Rrethanat shoqërore-politike në Kosovë në fillet e daljes së revistës "Dituria islame"
- "Dituria islame" në kthesat e mëdha: Shembja e Murit të Berlinit; rënia e komunizmit, heqja e antonimisë së Kosovës, instalimi i masave të dhunshme në Kosovë, ripushtimi i Kosovës, erërat e demokracisë, Lëvizja shqiptare dhe rezistenca popullore;
- "Dituria islame" në vitet e okupimit serb të Kosovës (1989-1999);
- "Dituria islame" për çlirimin e vendit (rezistenca popullore, aksioni i pajtimit të gjaqeve, dalja e UÇK-së, propagandimi dhe mbështetja e luftës për liri etj.)
- Kontributi i "Diturisë islame" në fushën e edukimit dhe arsimimit islam-shqiptarë
- Kontributi i "Diturisë islame" në fushën e kulturës dhe trashëgimisë islame-shqiptare
- Kontributi i revistës "Dituria islame" në shkencat islame, në albanologji dhe në shkencat humane (Kuran, hadith, tefsir, fikh, akaid, ahlak, sire, gjuhë orientale, da've; histori, gjuhësi, letërsi, folklor, etnografi; pedagogji, sociologji, politikë, filozofi, psikologji, mjekësi etj.)
- Kontributi i "Diturisë islame" në fushën e informimit
- Kontributi i "Diturisë islame" për kauzën kombëtare;
- Kontributi i "Diturisë islame" për tolerancën, mirëkuptimin dhe harmonin ndërfetare;
- Ndikimi i "Diturisë islame" në revistat e tjerat islame në gjuhën shqipe;
- Promovimi dhe ruajtja e vlerave kombëtare dhe fetare në "Diturinë islame";
- Gruaja dhe familja në "Diturinë islame";
- Shqipëria dhe shqiptarët në "Diturinë islame";
- "Dituria islame" për luftërat në ish-Jugosllavi;
- Mërgata shqiptare në revistën "Dituria islame";
- Bota Arabo-Islame në revistën "Dituria Islame";
- Raportet e ulemasë shqiptare me "Diturinë islame"
- Problemet, sfidat dhe perspektiva e "Diturisë islame" në epokën e internetit dhe globalizmit

Titulli i kumtesës (me një shkurtore - rezyme) duhet të paraqitet brenda datës 30 tetor 2016.
Kumtesa për lexim mund të jenë deri 5 faqe, kurse për botim deri 15 faqe.
Presim kontributin Tuaj!

Me respekt: Këshilli organizativ!

E-mail: shkodrar@yahoo.com
ose në adresën:
Tel& fax:
+381 38 224 024
+381 38 224 022


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani