Takohen udhëheqësit e bashkësive fetare të Kosovës

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në takimin e udhëheqësve të bashkësive fetare në Kosovë, që u mbajt më 21 tetor, ku të gjithë krerët fetarë bën thirrje për tolerancë dhe solidaritet

Ata i bën këto thirrje gjatë një dreke joformale të shtruar nga Bashkësia Protestante Ungjillore e Kosovës.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava theksoi se ne duhet të mundohemi të kontribuojmë te komunitetet fetare, dhe të jenë ato të cilat na bashkojnë dhe ruajnë unitetin në mesin e popujve, që të jemi shembull për të mirë se si duhet vazhduar edhe në të ardhmen. Synimi i këtyre takimeve është përçimi i mesazheve të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës në mes të komuniteteve./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani