Myftiu Tërnava vizitoi sot në Gjakovën

Sot, më 07.12.2016, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga Ahmet Sadriu, Vedat Sahiti dhe Fatmir Iljazi vizituan sot Gjakovën.

Përveç vizitës së Këshillit të KBI në Gjakovë, myftiu inspektoi edhe punimet në rindërtimin e objektit të kutuphanes (bibliotekës) pjesë e kompleksit të xhamisë së Hadumit, si dhe rindërtimit të objektit të Medresesë së Vogël dhe konviktit të nxënësve përbri Medresesë.
Këto investime dhe të tjerat që sapo kanë filluar dhe do vazhdojnë në Gjakovë, janë kontribut dhe rezultat i angazhimit të Myftiut Tërnava, i cili pas një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë, arriti t'i bind që qytetit të Gjakovës (dhe jo vetëm) t'ia kthejë një pjesë të së kaluarës së lavdishme - objektet e trashëgimisë kulturore që bartin në vete arsimimin e kuadrove të shumtë dhe personaliteteve të shquar nga të gjitha trevat shqiptare. Investimi që po bëhet në këto objekte arsimore dhe fetare (si xhamia e Kusarëve, xhamia e Mulla Jusufit, xhamia e Sefës, e Mahmut Pashës, e Haxhi Imerit dhe xhamia e Re) konsiderohen investimet më kapitale që nga koha e osmanlinjëve.

Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, Myftiu falenderoi kryetarin e KBI në Gjakovë Ahmet Hoxhën për mikpritjen dhe premtoi përmirësim të infrastrukturës edhe më tej në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani