Për nder të pavarësisë së Kosovës xhumanë e falën me plisa të bardhë
Për nder të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, xhemati i xhamisë kryesore në Podujevës xhumanë e falën me plisa të bardhënë kokë.
Me plis në kokë u panë si moshat e vjetra, ashtu edhe ato të reja.
Pas përfundimit të ritualeve fetare, atmosfera nuk mungoi jashtë xhamisë.
Faljen e namazit të xhumasë, e pasoi edhe dërgimi i ndihmave për disa familje me nevojë në këtë komunë, të cilat u mblodhën nga xhemati i kësaj xhamie.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës